DALËNGADALË U MBUSHËN GATI 18 VITE
Atëherë më lejoni mua të them të vërtetën!…
Do të doja që ajo kohë të qëndronte në vend, por ajo ecte sëbashku me ne. Koha kishte vazhduar punën e saj, mizorisht, me ritmin e amshuar, pa dashur t’ia dinte nëse ne kishim bërë një gjumë me ëndrra apo një gjumë prej të vdekuri. Më ngjethen mishtë kur kujtoj ato ditë para lufte që një popull i tërë bëri betimin për lirinë e atdheut që të flijohemi në altarin e atdheut çdo gjë dhe vetë jetën tonë. Në këtë rast duhet ta ndjejmë barrën e këtij betimi, kur jemi mbledhur shesheve të protestojmë dhe të hartojmë kushtetutën, këtë ungjill të ekzistencës sonë kombëtare… Eh, atëherë kishte zgjimë kombëtar…
Të jemi të tillë, syri të cilëve duhet të kërkoj armikun…
Bashkëvëllezër të kësaj toke të bekuar nga Perëndia! Unë ju dua nga thellësia e zemrës: “Unë kam qenë dhe jam gjithnjë njëri prej jush dhe mbetem i tillë edhe tani”.
O Zot! O Perëndi! Dardaninë e mori lumi tatëposhtë. S’e luan topi këtë! Ashtu sikundër që edhe neve të na mer lumi! Kështu, thashë me vete, t’i marr pikrisht të gjithë spiunët e tradhtarët.
Jetojmë në një kohë përplot me turqë, shkja e arabë dhe me përplotë ngjarje tronditëse, nga rrjedha e të cilave do të varet ardhmëria jonë. Në kompleksitetin e kësaj kohe intelektualët, sidomos atdhetarët nuk mund të jenë mospërfillës ndaj proceseve negative që po zhvillohen nga një politikë çoroditëse dhe antikombëtare në Dardani dhe në Shqipëri.
Cili është interesi i tyre, pyes unë, që kombi Dardanë të shuhet apo të coptohet më tej? Në qoftëse se Serbia e Mali i zi do të marrin përseri copa të tjera prej saj dhe kur Bullgarët e Maqedonisë gjithashtu shkëputën toka shqiptare, atëherë do të kemi si rezulltat që Dardania do të katandiset në një “mbeturinë” dhe do të bëhet objekt i lakmive të mëtejshme të fqinjëve të saj, të cilët nuk do ndërpresin luftën e tyre deri sa asgjasojnë atë plotësisht. Kjo është interesi ca politikanëve me emër e mbiemër dhe disa hoxhallarëve shqiptarë që ulërijnë pandërorerë.
Mendjetë e sëmuara shqiptare nuk mund të depërtojnë brenda këtij dimenzioni, atëdheu është tepër i thellë dhe i rëndë për të sëmurët e tradhtarët, nuk janë në gjendje ta kuptojnë se çështë kombi e flamuri. Ja pra që tani po bëhet gjithnjë e më e qartë: çdo ditë injoranca e tyre po demaskohet; i del boja çdo helaqi e spiuni mjekërzinj; ja pse këta njerëz janë kundër çdo llojë përparimi të shtetit Dardanë!
Institucionet shtetërore, disa parti e disa intelektualë shqiptarë kanë harruar se çështja shqiptare e kanë harruar nuk është e nuk do të jetë para së gjithash çështje ideologjisë politike e fetare, e demokratike dhe shoqërisë së hapur, por mbi të gjitha çështje e ideologjisë kombëtare e jo fetare, e hapsirës etnike, ku një komb krijon ekzistencën dhe historinë e vet, ku një kombë krijon edhe shoqërinë demokratike e të hapur.
Ҫuditërisht, ata kanë harruar se çështja shqiptare nuk është çështje ku mund të zhvillohet duke hëngër përpeç me hitha e gullash, por mbi të gjitha çështje pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar e jo tribush afrikane e panxhapjane.
Tragjikisht, ata të gullashit, kana harruar se pa bashkim kombëtar nuk mund të supozohen as integrime të qëndrueshme ndërkombëtare; shqiptarët nuk mund të qëndrojnë më në pozicionin e urës ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, që aq fatalisht ka gjymtuar fatin e tonë kombëtar; se mund të integrohem tërësisht si një komb e një shtet në aleancën evropiane, së cilës i përkasim gjeografikisht, historikisht e shpirtërisht.
Historikisht, ata kanë harruar se nuk mund të synohet as një shtet demokratik e modern Dardanë, aq më pak faktor i paqes dhe i stabilitetit në Ballkan, pa zgjidhjen fundamentale të çështjës së bashkimit kombëtar, si baraspeshë e kësaj “paqeje e stabiliteti”. Ҫështja kombëtare sot është sprovë e të gjitha politika shqiptare, nga zhgjidhja e së cilës do të varët edhe jeta e tyre. Ajo nuk mund të jetë privilegj e monopol as i së dhjathtës, as i së majtës ideologjike shqiptare dhe aq më pak i mjekërzinjve “islam”. Pushtetet dhe ideologjitë politike e fetare ngrihen e bien, por Atdheu e interesi kombëtar mbetën të përjetshëm.
Ҫështja kombëtare është një barrë tepër e rëndë për ta bartur vetëm Broja e PDK-ës, Malisheva e NISMËS dhe Prapashtica e LDK-ës. Nëse historikisht të tjerët ishin fajtorë për fatin tonë tragjik, sot edhe ne jemi bashkëfajtorë të mëdhenj. Nëse historikisht këta hoxhallarë ishin dhe janë fajtor, sot edhe xhëmati janë bashkëfajtorë të mëdhenj. Statusi ynë i sotëm kombëtar nuk garanton zgjidhjen e drejtë të çështjës sonë kombëtare. Kjo gjëndje shtron sot edhe çështjen e moralit tonë kombëtar: përse na udhëheqin njerëz servilë e puthadorë, përse na udhëheqin këta mjekërzinj, përse vonohemi dhe dështojmë në momentet kyçe historike? Përse njerzit e tillë mirren me politik e histori që nuk marrin erë nga këto dy kultura? Përse nuk i artikulojmë kërkesat historike dhe nuk kërkojmë zgjidhje afatgjata e historike?
Përgjegjësia historike për fatin kombëtar e fetar së pari bie mbi ata që gjenden në ballë të tij, por edhe mbi gjithë pjestarët e tjerë që kanë heshtur ose janë pajtuar me fatin e lidhur tragjik. Asnjë atdhedashës i mirëfilltë nuk mund të pranojë me gojën e vetë paqen e coptimin e saj, ndëra me këmbën e vet të shkelë idealin kombëtar. Përçudin tonë më të madhe hoxhallarët që pranuan me gojën e tyre se shqiptarët i ka shpëtuar Turqia për 540 vjetë duke i’u ndërruar emër e mbiemër, kombësin, gjuhën duke bërë gjenocit të pashembulltë në historinë botërore. Shqipërin etnike e bëri plaçkë tregu. Qeveritarët dhe deputetët tanë nuk kanë bythë e guxim që të flasin, të vërtetën përballë osmanlijve të rinj, apo të ngrisin zërin në parlament!!!
Gabimet politike mund të jenë tragjike, por gabimet historike gjithherë janë fatale. Historia njerëzore, aq më pak ajo kombëtare, nuk njeh mrekulli në zhvillimin e saj. Një komb që nuk vepron historikisht, zakonisht grindet me vetveten. Ata që injorojnë vetveten, edhe bota është duke na injoruar, ndërsa edhe historia është duke na ndëshkuar pamëshirshëm, sepse ç’humbet sot, nuk mund të kompensohet nesër. E humbëm gjysmën e Deçanit e pushteti lokal mirret me llafe grashë e bënë sehirë! Humbëm Debëlldenë, humbëm Mitrovicën e Brezovicën e njëherit edhe 12 km² tokë të virgjër shqptare me Malin e ZI dhe shumë manastire të kulturës sonë.