Ç’NA DUHET DRITA? E BËJMË EDHE PA DRITË!!

Afrim ZyreÇ’NA DUHET DRITA? E BËJMË EDHE PA DRITË

Në qoftëse jamë bërë i keq për ju! Në mes jush jam bërë? Unë nuk ngjajë me ta… sespse me këta më lidhë vetëm përbuzja dhe urrejtja!!! Nuk kam arsye të fshehta. Unë i shofë gjërat ndryshe dhe dua kështu që të mbetëm.

Lufta e jonë do zemër të zjarrtë e kokë të mprehtë…
Pa inetelektual dhe pa pendë nuk do të ripërtrihej ky popull? Penda është një far gjimastike mëngjesi, që u shpin gjymtyrët, trurin, kujtesen kolektive dhe na gjallëron gjakun e frymëmarrjen. E intelektuali, sipas Fjalorit, është njeri që mirret kryesisht me punë mendore.
Mençuria është armë e njeriut të kulturuar (Herakliti)
– Dëgjohën zëra.
– Ç’na duhet drita? E bëjmë edhe pa dritë.
– Mungon koka, prijësit të cilët dezertuan në betejën e fundit… Ndoshta dergjen nën dhe diku nën hijen e pallateve luksoze të ndërtuara me para të pista, ndërsa territoret e Dukagjinit, Debëlldesë, Mitrovica, gjysma e Deçanit, Brezovica digjen flakë, fati i shumë manastireve autoqefale shqiptare mesjetare, nuk do ta ketë peshën e fajit që do të duhej të këtë mbi këta pushtetar shumë mëkate ndaj atdheut.

Argati i Thaçit: Thirri mendjes!!!
Le të shebej ky shkrim i imi për të dënuar tradhtinë kudo që është! Njëkohësisht, shpreh pezmin tim ndaj aktorëve të këtij krimi dhe ndaj atyre që e shndërruan Dardaninë në plaçkë tregu.
Po, a nuk ju vjen turp? Atdheu mori fund? Ç’thoni ju për këtë, të nderuar zotëri? Nuk është e vështirë të kuptohej se ku jeni katndisur! Ja pra, si bëhet shpartallimi i një shteti.

Pritem dhe vazhduam të prisnim.
Një francez dikur moti që kishte ndenjur dhe shetitur një kohë të gjatë në Shqipëri, tha:
“Në mes të kafes dhe cigares shqiptari vështron dhe pret. Fati i tij quhet të presim, jeta e tij nesër. Thonë shqiptarët kurdoherë në gjumë, mbase janë të sëmuarë!”.
Pritja i bëri shqiptarët që të çmenden? Pritje në mesë të kafes dhe lutjeve! Ne si popull duhet të kemi pritur aq gjatë sa s’na zuri gjumi i harresës. Ne jemi mësuar të presim e presim tërë “jetën”. Prisnim për të jetuar dhe për të vdekur. Sa çudi! Domethënë, u servilëm ose u përulëm, ky popull është i dënuar të zhduket!
Merrni me mend këto ç’marrëzira dhe trishtime na pllakosnin kur dëgjonim bisedat e tyre “vdekja e një populli!”. Gjithçka zhvillohej para syve tanë. Gjithçka është prishur, gjithçka është pa ngjyrë. As dekompozimi i vdekjes nuk do të na përçudnonte më keq sa kaq. Nuk e di ç’më shtyu t’i shkruaja këto fjalë. Ky epitaf varri i tyre është një plagë dhe njollë e madhe turpi për të gjithë shqiptarët. Duhet të jesh kafshë a idiot për të qenë indiferent para këtij realiteti të egër gjakprishurish shqiptarë, të cilën përpiqen ta fshehin e kur nuk munden e veshin me petkun e propagandës të fundamentalizmit islamik. Duke i thirrur në ndihmë edhe mjekërzinjt që të suleshin në anët tona me ushtri mjekrash të pa lara e të shkapërderdhura…

Në punë hynë i ziu, “gjenerali” më i përgjuari, më i pangopuri, më i përfoluri, Adem Grabovci, babushi?
I pangopuri, Babushi e dëgjonte me vemendje, djalin e tij:
“Fole me ministren Çitaku në celular, që të na presë për një vend pune për shokun tim!” Jo, jo, jam në qenef:
“Duke e bërë mutin!”.
– Dhe, nga ky qenef i kryej punët e mija qeveritare! Ky është tipari i surratit të Grabovcit. Pak ashumë, kjo është veçanti e pushtetarëve të dhunshëm drenicakë, por te shqiptarët e kësaj krahine është diçka.
Babushi përgjigjet: Më lërë të qetë, dreqi e mori. Jam duke e dhjerë në poture. A u lodhtë, a u merzitë. Ku je, a si je. Po, po djali im, patjeter, ju pret ne zyre!?
Miss, Vlora Çitaku! Të Hënën! Në mengjes, nisem për në SHBA, ndoshta për të blerë ndonjë byzhiteri e parfume për vete dhe motrën time! Shteti ka halle!? Duke i vënë në qafë shumë zbukurime e lajle e lule, sipas etikes së tyre, që kjo “lajle” të mbjellë farën e keqe kudo, ajo, bashkë me farën të shijojnë edhe çoroditjen e karakterit të saj.

Në skenë hynë vdekja. Na zutë frymën dhe na helmuat!!!
Këtë gjë e gjejmë shpesh në bisedat telefonike, në sjelljet e tyre prej rrugaqërie dhe në çdo gjë. Tani bisedat e tyre janë bërë si një pjesë teatrale e shkruar sipas të gjitha ligjeve të tragjedisë së këtij “shteti”, me hapje e kapje “vende pune”, me dramaticitet që vjen e rritet çdo ditë dhe me epiloge, fyrje nënash, që nuk mund të kuptohet pa vdekjen e “drejtësisë”. Me sa duket, ky shtet ka qenë shpesh pranë rrezikut dhe kjo gjendje na është bërë si natyrë e parë për çdo shqiptarë.

Por, për fat të keq Dardania nuk ka qenë kështu dhe në ndërgjegjës e këtyre gjakprishurve shqiptarë rëndojnë mjaft pesha të vjetra, të cilat duken sikur do të harrohen, por nuk harrohen, e s’mund të harrohen kurrsesi. Të gjithë ne, flasin si të ishim vdekur…! Ja, pra, ç’paskëm qenë. Në heshtjen e gjatë, armiku kishte pritur, me sa, dukej, edhe ne i ndihmuam! Koncepti i Grabovcit e Ҫitakut njihet mirë. Ai niset nga pranimi i faktit që në qoftë se njeriu nuk mposht kompleksin e (Edipit) deshirat dhe fantazitë e tejkalojn Unin e të rriturit, kështu nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë kompromisi…

Madje, edhe flamurin ynë nuk simbolizon gjë tjetër veçse një popull të verbëruar. Ky gjymtim i rëndë ka prishur e vazhdon ta prishë me ndihmën e spiunëve hoxhallarë e vazhdojnë të përdhosin flamurin kombëtar dhe t’a prishin kulturën, historinë e bashkë me këtë shkaktrrojnë të çara në të gjithë mjedisin shqiptarë. Këtë thënie të tij nga qenefi mund ta perifrazojmë fare mirë për shqiptarët, me të vetmin ndryshim që të zavandsohet fjala “qenef” me “nevojtore”. Sepse, që të jemi të paanshëm, midis babushit e djalit të tij gjen pak kriminel politik të zakonshëm. Ndarjet e posteve Grabovci dhe i biri i bëjnë kryesisht sipas shijës, kënaqësis edhe riteve të vjetra, që nuk mund të kuptohet pa vdekjen e drejtësis së “Kryeprokurorit të shtetit, Lumezi”.

U bëmë gazi botës!
Mos vallë, duhet t’i marrim për një apo më shumë këta të sëmurë psikik?
Ky është modeli kuturor dhe intelektual i politikanëve e hoxhallarëve drenicakë në qeveri e xhami…? Është diçka që e kanë më të lindur sot. Këta lloj shqiptarësh janë mësuar gjatë gjithë historisë së tyre janë endur me hekura ndër krahë. Merreni me mend ç’kundërti e tradhëti…! Jua kam thenë dhe një herë, me servilë e përulës ky popull do të vyshkej dhe pa nacionalizëm do t’i thaheshin rrënjët dalëngadal. Në të vërtetë, nga injoranca fetare do të zhduken edhe më shpejt. E paqartë është se… kujtë po i shërbejnë pushtetarët dhe firmëtaret e draftë – marrëveshjës së demarkacionit!? Nuk është parë dhe dëgjuar në botë që liderët e një shteti të mbrojnë me kaq zell interesat e një shteti tjetër që akoma mbanë të okupuar gjysmen e territoreve tona!!!” Prandaj i hapin shpesh hartat dhe rrinë me orë të tëra mbi to. Dhe vajtojnë në çdo bisedime të dështuara, e vëjnë jetën e këtij kombi në vend të tyre: kthimin e humbjeve në fitore. Model i shkijeve!

Pra, edhe të duam të gjithë, edhe t’i zgjojmë të vdekurit e t’i bëjmë “pushtues” dhe t’i dyndim drejt territoreve Dukagjinit, ata janë shumë pak krahasuar me Brojën, pasi që edhe banorët e Prapashticës janë shqiptarë, anipse nuk i quan të tillë arkitekt Hashim pasha që dublon vija imagjinare të ndarjes së territoreve, duke pretenduar me një lehtësi të paimgjinueshme se vijat që heq në letër të bardhë për të vizatuar ndonjë mexhe, janë si vijat që heq për të ndarë atdheun e bashkuar dhe për ta zhbërë ndarjen bashkuese vijën imagjinare brigjeve të Dukagjinit a për ta zhvendosur këtë vijë nga Dukagjini në Mal të Zi.
Po me ketë durim e guxim arkitekti i Brojes dhe argati i Papashticës DUHET të bëje një inventar të ndershëm fizik në letër, edhe në vija të trasha, do të bindet, nëse don të bindet natyrisht, se gjithë Dukagjinasit e dyndur si “pushtues” drejt Malit të Zi, janë shumë më pak se të dyndurit apo “pushtuesit” e zonave të Tivarit, Ulqinit, Podgoricës, Plavë e Guci, Hotë e Grud, Liqeni i Shkodres apo edhe vetë Oso Kuka me shok etj, pa përfshirë në këtë inventar “pushtuesit” e plazheve të bregdetit. Këtë mund ta verifikojë cilido arkitekt si Murat Meha para se me heqë vija imagjinare ndarje dhe para se me e zmadhue frikën që pjell ndarje dhe urrejtje kundër territoreve të Dukagjinit.

Qeleminjtë e qeverisë nisin me arrestime!
Nisi gjuetia e shtrigave me arrestimin e deputetëve të opozitës me anë të policëve të Veselit! Varrmihësit e vjetër bëjnë punën e tyre. Gjak kërkojnë këto krijesa të mjera, gjakun e lakmojnë këta shpirta të lig e pa gjak – ja pickojnë në pafajsinë dhe thjeshtësinë e shpirtit shqiptar. Rapsodët deputet të PDK-ës dhe të LDK,ës” shpërthyen duke kënduar miqësisë me Malin e Zi:
“Tokat e Dukagjinit nuk janë të Kosovës!”.
Po të tillë ka qenë kujdesi i frikacakëve. Por frikacakët janë të servilë e poshtërues. Vrasësit e shtetit kthehen në parlament… Populli mbron interesat e kombit. Këta qeleminj mbrojnë interesat e malazezve, me një tradhti të naltë dhe bashkëpunim të hapët!
Komentet janë të shumta, herë, herë të motivuara nga emocioni negativ i dy pushtetarëve në largim që shkatojnë ngjarje, herë, herë nga një dëshir e një shkerdhatë kryeminister të korruptuar me “shtatëdhjetë procese të hapura për hajni”, për të rëflektuar se pse ndodhin kaq shpesh dhe në një popullsi kaq të vogël e herë të tjera të shoqëruara nga reflektime të pa cipa shtetërore. Është lehtë të gjesh fajtorin si p.sh. e ka fajin “opozita e korruptuar, e ka fajin politika e tyre”. Disa të tjerë ia faturojnë politikës opozitare jo pse i dhimbset populli, viktimat, por sepse kanë interes politikë.

Fotografia e Afrim Caka