Buxhovi e Frashëri! 50 vjet me historinë dhe për historinë…. Shkrim nga Afrim Caka Gjakove.

POPULLI DHE STUDENTËT DUHET TË NDJEKIN RRUGËN E TË MËDHENJVE JUSUF BUXHOVI E FRASHËR DEMAJ

Buxhovi e Frashëri! 50 vjet me historinë dhe për historinë.buxhovi-demaj
Gjysmë shekulli të përkushtuar totalisht, fizikisht, shpirtërisht, moralisht e kombëtarisht. E kanë ngrysur ditën dhe e kanë kaptuar edhe natën për historinë tonë të lashtë. Ata të zhytur në botën e trazuar, pse jo edhe të streseve. Kryefjala e tyre fillon dhe mbaron me historinë iliro-dardane.

Buxhovi që ka shkruar, një nga veprat më të bukura mbi lashtësinë tonë, në këto vepra të tij thotë edhe diçka tjetër më shumë të vërteta: “E vërteta është zemër gjërë, është e dhimbëshme, e vërteta nuk ka smirë, krenohet duke e kërkuar origjinën e vendit tonë, nuk i kënaqet padrejtësisë, por i gëzohet së vërtetës”. E vërteta është mishërimi i lashtësië sonë, por i gëzohet së vërtetës, që kundërshton antivlerat dhe armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve.

“… apo çfarë mund të themë tjetër për historianët tanë, guximtarë e me moshë të re, që janë shfaqur në ditët tona, si një shkëndijë e shputur nga universi”.
Ato që desha aq shumë ua thashë, në vend të luleve ua dhurova punë të mbarë.
Ju nderojmë përjetësisht. Ju këndoftë zemra, penda dhe fjala për jetë!
* * * *

A është e penduar historia për ate që bëri… këtë do të ma thuani JU, lexuesë të nderuar!
Kemi shqiptarë që nuk kanë njohuri mbi vendin tonë. Ndërsa mbi Turqin kanë njohuri të plotë. Së pari, ndiej dhimbje për njerëzit e vendit tim (fjala shqiptar, përveçse injorantë e truthar, këto kohë ka edhe testamentet e lëna përgjysmë e të përseritura deri në tradhti). Së dyti, mendoj se kjo krizë është më tragjike, pjellë e interesave të ngushta e jolargpamëse. Së treti, më shqetëson fakti se në Dardani nuk po gjendet një subjekt tjetër, përtej klasës politike, që të jetë faktori zhvillimit dhe zgjidhjes të rragatjeve të prodhuara nga politika e hoxhallarëve.
Për këtë ndiej dhimbje? Larg qoftë që një nga këta shqiptar të zë vend në ballinat e ndonjë gazete duke dashur t’i nxjerrin ashiqare të gjitha mbrapështitë e tyre. Them se ndiej dhimbje, pasi shumëprej tyre ndiejnë dhimbje për robëruesit e vendit tonë e ka jo pakë prej atyre që u dhimbset Turqia, pasi duan të jetojnë këtu e të vdesin si turqitë e djeshëm…
Duket se ky vend nuk ka më shpirtë, çdo gjë është zhdukur e shkatërruar! Unë jam një gjakovarë dhe gjakovarët tjerë nuk do të heshtinë deri në ditën e gjykimit…

Në vitet e fundit, sidomos pas ndrrimit të sistemit, ka pasur shumë pretendime të personazheve të ndryshme dhe sidomos akuza të ndërsjella. Ne, a kemi paraqitur ndonjë dokumentë lidhur me krimet e sulltanëve turqë, besoi se po nga dy burra të mëdhenj si Jusuf Buxhovi e Frashër Demaj të këtij shekulli sapo hymë. Në këtë rast do të isha i mendimit me Buxhovin, historian e shkrimtar dhe me Frashërin historian, për të cilën është e randësishme nëse që referimet e tyre me plot epitete e superlativa me figura intelektualësh të historisë dhe letërsisë. Për historinë tonë të mësohet edhe në fakultetet tona, duke hequr dorë nga përkulja përpara shantazheve turke e serbe dhe asaj maqedone. Vetëm duke u rikthyer jo në një muze, por në një burim energjie te vlerat e historisë sonë.
Referimi, është një nga shprehjet e tyre kulturore e shkencore, të emancipimit dhe te nivelit të madh intelektual të një populli. Për ne në Dardani këta dy përbëjnë institucionin më të madh historik kombëtar. Këta ishin dhe mbetën tempulli i historisë të kultivuar, barometër matës i shkallës së zhvillimit të historisë sonë kombëtare. Me punën e tyre fuqizuan së tepërmi historinë, i dhanë një frymëmarrje të re më të madhe e më cilësore.

Kemi pasur shumë herë kësi llojë përplasje ne media po themi, apo që jemi atakuar dhe ndërhyrjet e politikës shtetërore turke rreth ndryshimit të teksteve shkollore dhe të historisë shqiptare, si p.sh.:
“Turqia nuk ka bërë gjenocid… e ka mbrojtur popullin shqiptarë nga asimilimi sllav etj???”.
Ҫfarë paradoksi!
Kjo gjë është reale, prandaj në akademin Dardane e nëpër xhami dalin tipa pa fytyrë, jo shqiptar.
Të tilla sulme u pasqyruan në edhe faqet e para të gazetave dhe ekraneve televizive turke. Sepse Dardania ka nevojë për tempuj të errësirës, vehabizëm, çoroditja historisë dhe e kulturës shqiptare!!!
Një qeveri ka të drejtë të ndëshkojë gabimet e njerëzve, vetëm kur ato janë krime, dhe ato janë krime vetëm nëse e turbullojnë historinë. Ndërsa shoqërinë e turbullojnë sapo fillojnë të frymëzojnë fanatizmin fetar dhe shtrembërimin e fakteve historike. Pra, që të shpëtojmë historinë, qeveria dhe akademia e shkencave duhet të shmangin deformimet e tilla.

Nisur nga fakti se këto sulme u bën mjaft të njohura, si me ndërhyrje nga jashtë dhe me ekranizimin e saj, ndërhyrje nëpërmjetë islamit politikë dhe tendencave falsifikuese të Turqisë dhe argatëve shqiptarë qe po ua bëjnë atyre, me vetëdije apo pa të disa pushtetar shqiptarë kalbur fund e krye… Turqia kishte 500 vjet që vrau e preu në trojetë tona. Sepse ata dhe të gjithë ne jemi bërë një heshtje e madhe pa dashje e kishim dashamirsinë ndaj asaj që po ndodhë… Ky moment, ky moment i heshtur, ky moment i pabrengosur nga ndonjë mendim, kjo heshtje, habia që mbretëronte, kjo ulërimë e fundit nga Turqia prej “luani” para vdekjes. Ne nuk mund të besonim që një “luan” që po vdes, mund të ketë kaq energji. Duhet thënë se: Historia shqitare trembë Turqinë dhe trembë gjithë ditën Olsi Jazexhitë, Erdoganët, Tërnavët e Shefqetët gjakprishur… Sa i vështirë qenka gjyqi ndaj vetës edhe pse nuk të dëgjon njeri…

Është i nevojshëm ndërtimi i një Ballkani, jo si një ishull me prosperitet egoist i përkulur në vetvete në mes një oqeani mjerimesh e falsifikimesh historish, grabitjesh e coptime teritoresh, por si një bashkësi shtetesh të lira dhe përgjegjës për popujt tjerë. Ajo ka nevojë për një shpirt. E vetmja vlerë e përbashkët që populli shqiptarë mund të krenohet se ka një histori të stërlashtë dhe universitetet e tij që duhen të bëhen qendra të kulturës dhe të formimit si kombë.
Vetëm shqiptarët e diciplinuar e bëjnë Dardanin të lirë, por diciplina e tyre nuk duhet të jetë bindje ndaj të tjerëve, shumë më tepër është bindje ndaj zërit tyre të brendshëm. Dhe për të jemi të gatshëm të rrezikojmë çdo gjë edhe jetën. Vetëdija e jonë duhet të jetë ajo përcakton mënyrën tonë të menduarit e të shkruarit e historisë; nuk duhet lejuar askënd tjetër të vendosë për menyrën e të shkruarit dhe të mësuarit të historisë. Kjo është një tradhti: të lësh tjetërkënd e aq më pak një shtetë që ka kryer 500 vjetë shkombëtarizim, gjenocid dhe coptime teritoresh të gjitha këto në dritën e zbehtë. Pse është një tradhti? Sepse historia e jonë nuk do të zë rrënj kurr në jetën e shqiptarëve dhe do të ishte hipokrizi nëse ne e lejojmë kërë gjë.
Nuk duhet lejuar.

Në pamje të parë, duket të qëndron kjo që themë unë, ndërsa po të mundohëm pak, mund të dalim edhe në konkluzione të tjera, pa pasur hamendësime dhe pa bërë insinuata të ndryshme, sepse janë gjetur dokumente më parë, dhe në rastin konkret nga shumë historianë, autorë të shumë librave. Ndërsa po të mendohemi pak më shumë, të gjitha këto që shkrova, do të bien ndesh me shumë demagogë të kësaj klase politike.

Dardania ka nevojë për një shpirt dhe ky mund t’i vijë vetëm nga rrënjet që e kanë themeluar atë. Gjithçka varet nga ne e askush tjeter. Ndërhyrje po ashtu mund të ketë, edhe kërcnime po ashtu, ndoshta pesimisti dhe optimisti ndodhen në të njejtën shtetë – gjithçka varet nga ne. Po ku qëndron ndryshimi që ne themi se nuk duhet të lejuarë të çarat në historinë tonë pa dashur për të dramatizuar këtë gjendje… kjo gjendje është e rëndë që nesër mos të pëndohemi.
Këto sulme nuk duhet të na bëjnë të verbër!