‘Brazil 2014’, finalja e madhe Gjermani-Argjentinë

gjermania-1
‘Brazil 2014’, finalja e madhe Gjermani-Argjentinë
Përfaqësuesja e Argjentinës është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror, pasi në gjysmëfinale eliminoi Holandën pas gjuajtjes së penalltive me rezultatin 4-2.Pjesa e parë ishte e qetë me shumë pak raste, një goditje e Lionel Messit nga gjuajtja e lirë dhe disa tentime nga ndërprerjet, përbëjnë atë që mund të flitet për lojën e argjentinasve.

Ndërkaq, gjatë 45 minutave të para, holandezët patën vetëm një tentativë nga Wesley Sneijder nga distanca që përfundoi jashtë. Arjen Robben ishte i heshtur gjatë gjithë pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë u shpejtua paksa ritmi, ndërsa loja vazhdoi të ishte e zbehtë sa u përket rasteve. Holandezët u angazhuan më shumë në krahasim me gjysmën e parë, ndërsa shumë rrallë shkuan drejt portës. Loja thuajse e barabartë vazhdoi edhe gjatë shtesës.

Palacio dhe Rodriguez patën rastet më të mira për ta dërguar Argjentinën në finale, por nuk goditën si duhej, ndërsa fituesi u vendos me anë të penaltive.Pas ekzekutimit të penaltive, përfaqësuesja e Argjentinës u tregua më e saktë dhe në finalen e madhe të 13 korrikut do të ndeshet me Gjermaninë.

Holanda do të luajë kundër Brazilit për vendin e tretë.

HOLANDE-ARGJENTINE 0:0
HOLANDA: J.Cillessen, R.Vlaar, S.de Vrij, B.Martins Indi (D.Janmaat 46′), A.Robben, W.Sneijder, N.de Jong (J.Clasie 62′), G.Wijnaldum, D.Blind, D.Kuijt, R.van Persie K.Huntelar 96′). Trajner: L.van Gaal
ARGJENTINA: S.Romero, M.Demichelis, P.Zabaleta, E.Garay, M.Rojo, J.Mascherano, L.Biglia, E.Pérez (R.Palasio 81′), L.Messi, G.Higuaín (Aguero 82′), E.Lavezzi (M.Rodríguez 100″). Trajner: A.Sabella
Gjyqtare: C.Çakιr, B.Duran, T.Ongun
Kartonë të verdhë: Martins Indi 45′, Huntelar 105′ / Demichelis 49′

Penalltitë
Holande-Argjentinë 2-4
Holanda: Vlar -, Roben +, Shnajder -, Kajt +
Argjentina: Mesi +, Garay +, Aguero +, M.Rodrigues +