Brazil 2014 . Belgjikë – SHBA, një ndeshje që do të mbahet mend!

 

      Brazil Kupa    Edhe Belgjikë – SHBA shkon në shtesa

Një ndeshje shumë e hapur por ja që munguan golat. Kështu mund të konsiderohet edhe sfida në mes të Belgjikës dhe SHBA-së, të cilët edhe pas 90 minutave nuk ka fitues.

Belgjikës dhe SHBA-së nuk i kanë mjaftuar 90 minuta për të përcaktuar fituesin që do të shkonte në çerekfinale.

Përkundër një ndeshje të mirë, të dyja skuadra do të përcaktojnë fituesin në minutat shtesë të ndeshjes.

Në pjesën e parë Belgjika ishte e mirë, por edhe SHBA pati rastet e vet.

Ndërkaq në pjesën e dytë pamë një ndeshje tepër të hapur me mundësi shënimi në të dyja anët.

Por, hero i kësaj ndeshje, pavarësisht humbjes apo fitores është pa dyshim portieri i kombëtares së amerikane Horëard.

Ai ka mbrojtur disa gola të sigurt, sidomos një të Mirallas në minutën e 80.

Në përgjithësi belgët ishin më të mirë, më 30 goditje në drejtim të portës ku 20 prej tyre përfunduan brenda kuadratit të portës.

Ajo cka mungojë në këtë sfidë ishte një gol ndërkaq këtë mundësi e kishin amerikanët me Ëondoloëski në minutën e 92 por nuk arriti që të godas topin si duhet.