Skuadra e Argjentinës do të jetë gjysëmfinalistja e tretë e Kampionatit Bëroror “Brazil 2014″. Skuadra e Alejandro Sabellas mbylli me fitore ndeshjen ndaj Belgjikës falë golit të Gonzalo Higuain i cili realizoi që në minutën e 8-të të takimit. Argjentinasit bëhen kështu ekipi i radhës që kualifikohet për më tutje duke eleminuar belgët të cilët tashmë duhet të kthehen në shtëpi.
Goli i shpejtë i realizuar në minutën e 8-të, i dha më shumë siguri amerikano-jugorëve, të cilët kanë patur edhe raste të tjera për të shënuar por pa rezultat. Edhe Belgjika është munduar të reagojë duke ushtruar presion gjatë gjithë takimit por pa mundur të barazojë. Trajneri i Belgjikës provoi me të gjitha mënyrat por nuk ia doli.
Pjesa e parë foli më tepër për Argjentinën, të cilët ishin zotër të fushës. Në pjesën e dytë, Belgjika futet në fushë me një tjetër fytyrë. Presioni ritet ndjeshëm por goli mungon deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit italian, Rizoli. Një ndeshje e ekuilibruar por Argjentina ishte ekipi më me fat.
Tashmë ekipi i drejtuar nga Alejandro Sabella do të presë të ndeshet çifti i fundit i çerekfinaleve, mes Hollandës dhe Kosta Rikës, për të mësuar kundërshtarin që do të ketë përballë në gjysëmfinale. Belgjika, ku pjesë është edhe Shqiptari, Adnan Januzaj, kthehet zyrtarisht në shtëpi. Januzaj luajti në këtë Kupë Bote vetëm 60 minuta, duke mos lënë asnjë lloj gjurme.
Goli i Higuain: