ATDHEU TËND-ATDHEU IM
Në dheun tënd, në dheun tim
Nderi sot është i pavlerë
Jeta të kthehet në zhgënjim
Në dheun tënd, në dheun tim!
Duhet t’jesh kusar e derr
Të të çojnë në qiell nderë
Në dheun tënd, në dheun tim
Në dheun tim e tënd të mjerë!
Lëngon Atdheu nga lagojtë
Që hipur i rrinë në shpinë
Atdheut tënd, Atdheut tim
Mjer për Ty, oh ç’mjerim!
Gjëmojnë topat dhe daullet
Sa dheu im zë e përkulet
Kur një kusar në prehër i ulet
Si s’i çahet zemra në dysh’?!
Eh Atdhe o plagë e shpirtit
Si nuk gjete kurrë shërim?
Por veç lot të derdhen syrit
Atdheut tënd, Atdheut tim!