Atdheu më erdhi mbrëmë
A nuk është edhe monologu ynë këto ditë të vështira që kalon kombi ynë???
Mbrëmë më erdhi atdheu teksa në gjumë isha
Më solli livadhet e shpatin më borë të bardhë
Më solli arat ku që në agim farë misri hidhja
Më solli gjelbërimin ku shtrihesha si fitimtar.
.
Më solli shokët e shoqet që prej kohesh s’i kisha takuar
Në ditlindjen e njërës ah, s’i ngrej dot, gotat me fund..
Ma solli një gëzim me një dasëm të paharruar
Një dasëm të nipit duke hedhur vallen sup më sup ..
Ma solli vëllain se fort malli më kishte marrë
Me ranë dy pika lot burri në takimin e parë të malluar….
Të falem, o atdhe, mbrëmë më erdhe në gjumin e parë…
Tani siç po duket radhën e kam unë në takimin e munguar .,..