Askush s’është aq i verbër sa ai që s’dëshiron të shohë
Etem Xheladini
Me rezistencën dhe heroizmin e burrave të Kumanovës dhe Likovës, që treguan në luftën e vitit 2001, kundrejt pushtetit maqedonas, forcat e errta maqedonase dhe pushteti sllavo-maqedonas, pas 2002-shit, në vazhdimësi ushtruan dhunë dhe masakruan popullatën e pafajshme, edhe pse më parë kishim të nënshkruar Marveshjen Kornizë të Orit.
Në komunat e Kumanovës dhe Likovës nga vitet 80-ta, po edhe gjatë viteve 90-ta të sistemit pluralist, gjoja në rrethana të reja, u bënë shumë ndryshime cilësore në vetëdijen e shtresave të gjera të popullit tonë. Gjumi dhe mjegulla që e kishte kapluar dhe molisur atë me fajin e prijësve tanë në sistemin e njëmendësisë u largua. Frika u mund, krenaria kombëtare u ringjall. Energji të shumta u bashkuan në një front të përbashkët për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Solidarizimi për ndihma dhe gadishmëria e popullit tonë për t’u bërë ushtarë të luftës dhe paqës, u tregua në nivel të lartë në komunën e Kumanovës dhe Likovës, ku një numar i madhë nga fëmijët në djep, deri te pleqtë më të moshuar ishin përkrah me UÇK-në, duke mos i lëshuar për asnjë moment shtëpit e tyre.
Fatkeqësisht nga ai mobilizim i gjërë i popullit shqiptar, e sidomos pas luftës së 2001-shit, në këtë situatë të nderë që ndiheshin militantët maqedonas, tani ndërruan taktikën dhe në bashkëqeverisje me subjektet shqiptare, duke i korruptuar politikëbërësit e papjekur politikisht, jo profesional në detyrat që marrin përsipër, shumica nga ata fëmijë dhe familjarë të pushtetarëve nga sistemi i njëmendësisë, lojal ndaj pushtetit sllavo-maqedonas, në fillim heshtazi, e me kalimin e kohës edhe haptazi bëjnë masakra të përditshme në popullësinë tonë, duke in rrahë, plagosur e vrarë njerëzit e paarmatosur, fëmijë, gra e pleq, e sinjal i parë për revanshizëm ndaj komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-ës, ishte vrasja enigmatike e komandant Telit, e që vazhdon deri më sot e kësaj dite, duke vrarë e burgosur komandantë e ushtarë të UÇK-ës.
Opinioni ynë me sa duket u manipulua nga përfaqësuesit politikë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës dhe liderët e saj që nga fillimi, me gjoja formimin e Këshillit mbipartiak. Këshill gjoja i organizuar për realizimin e kërkesave të shqiptarëve të maqedonisë, e në veçanti kërkesat urgjente të parapara për tu realizuar në katër vite e para të pushtetit të dalë nga lufta e 2001-shit, kërkesa të inkorporuara në Marveshjen Kornizë të Orit. Me çka arsyetohejë formimi i këtij këshilli, ku me sa duket paska pasë për qëllim diferencimin e njerzëve me taban kombëtar, që në momentet më delikate ditën të radhiten në anën e popullit duke filluar nga vitet 80-ta, 90-ta e deri në luftën e 2001-shit, vite shumë të rënda për popullin shqiptar, e pse mos të themi ishin në ballë të kërkesave të popullit, ku vepronin në radhët e partive egzistuese të PPD-ës dhe PDSH-ës, duke i akuzuar që për 10-vite nuk kishin arritur t’i realizonin të drejtat e shiptarëve në sistemin pluralist, gjë që solli deri te përçarja në anëtarësinë e gjërë.
Maska ra atëherë kur në skenë këta njerëz dolen me parti të re, duke formuar BDI-inë, edhe pse nevoja ishte të bëheshin përpjekje e të jepet mund për shkrirjen e partive në një front të përbashkët kombëtar, duke i lënë për më vonë ngatërresat partiake, pasi të fitohet liria, ata nga Këshilli Mbipartiak kaluan në parti politike BDI, duke trumbetuar se ne do të realizojmë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, dhe ne do të jemi ata që Marrëveshjen kornizë të Ohrit për më pak se katër vite do ta realizojmë e do ta bëjmë realitet.
Gjithashtu premtuan se askush nuk do të guxojë të luajë me gjakun e derdhur rrëke të djemëve më besnik të popullit tonë që sakrifikuan dhe po sakrifikohen pa rreshtur duke filluar nga rasti i vrasjes së Komandant Telit, rasti i Sopotit, Kumanovës, Brodecit, vrasja e Harun Aliut me shokë, rastet në Shkupit, Mostra, rasti i Kumanovës në lagjen e trimave, e shumë raste tjera, që deri më sot nuk po marrin epilogun e ndriçimit nga pushteti maqedonas, e në veçanti nga sistemi i drejtësisë, që për fat të keqë kjo ministri me vite udhëhiqet nga kuadro shqiptar.
Kujt iu desh në këto momente vendimtare për popullit tonë, kur më së shumti ishte nevoja të jemi unikë për t’i bërë ballë hordhive të pushtetit maqedonas dhe okupatorëve tanë maqedono-serbo-sllav? Të fillohet me këtë fushatë rrënuese për ç’organizimin edhe të atyre forcave të shëndosha kombëtare, që ishin në kuadër të partive te atëhershme të PPD-së dhe PDSH-ës, dhe për t’u marrë me luftë klanesh, me siguri se koha e dëshmoi, iu desh atyre që gjithëmonë ishin në shërbim të pushtetit sllavo – maqedono – serb, duke u shitur si atëdhetarë e patriotë, si luftëtarë të UÇK-ës ( e shumë nga ata që UÇK-ën as ëndërr se kishin parë).
A nuk treguan këto ngjarjet e fundit se të përçarë dhe në luftë të pakompromis janë vetëm politikanët e shtirë, që interesat partiake dhe personale kurdoherë i vënë mbi ato kombëtare, këte e dëshmuan edhe bombat e Zaevit, që politikëbërsit e pistë për të arritur objektivat e tyre bëjnë aleanca edhe me armiqtë tanë shekullorë?! Më në fund shrohet pyetja se deri kur subjektet tona politike dhe politikëbërsit shqiptarë, do të luajnë role destrukive në dëm të çështjes sonë kombëtare?!
Për fundë duhet të pyesin veten gjithë ata politikëbërës që sot janë kundër partive të reja të formuara, athua mendojnë se ju beson dikush se ata mund ti zgjidhin problemet e shqiptarëve me gjitha këto keqëtrajtime që ju bën popullatës shqiptare me se 15-vite pas luftës së 2001-shit, me gjithë këto afera korruptive e amorale, me siguri se jo. Këte edhe ata e dinë, por kan frigë se shqiptarët sa herë që rrezikohen, ata mobilizohen dhe kërkojnë zgjidhjen e të drejtave që ju takojnë. Nga gjitha këto vlera që dolën në skenen politike me formimin e partive të reja konkurenca e mirfillët do të sjellë një subjekt që do të jetë avangard e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, duke mos përjashtuar edhe vetëdijesimin e partive me të vjetra. Askush s’ësht aq i verbër sa ai që s’dëshiron të shohë se ndryshime duhet ndodhur.