Pushtimi ekonomik, perdhunimi shpirteror, Asimilimi ne paqe eshte poshtersimi me i madh qe mund ti besh nje populli!
Nje Kombi qe nuk din te tregoje historine e tij
Ja mesojne te tjeret sic duan armiqte e tij!
Kjo ndodh vetem tek shqiptaret. Shkruan Fatmir Bardhoci
I indinjuar nga vizita ne Librarine kombetare te New Yorkut! Kryeqendra e botes!
Epo kjo eshte kulmi! Te kesh qene i pari i Evropes, tu kesh mesuar Grekeve se ku eshte Athina, te kesh krijuar, themeluar te gjitha kryeqytetet e Evropes, te kesh sunduar boten, te kesh drejtuar Vatikanin,perandorite Romake, Bizantine, Osmane, te jesh simboli i paqes ne bote me nje shenjtore unike,Te kesh rrezikuar familjet tuaja per te mbrojtur popullsine Hebreje nga nazizmi, te jesh 50% themelues i shtetit me te madh ne bote Amerikes, dhe te te mos permendet emri asnjehere ne Historine e personaliteteve qe kane drejtuar boten, kjo eshte skandal.
Ministria e jashtme, Akademia shqiptare e shkencave duhet te reagoje menjehere sa here qe denoncohen keto vepra qe me qellim i cveshin shqiptaret nga atributet e fituara ne nje kohe prej me shume se 3000 vjet dhe ua veshin popujve te ardhur ne trojet shqiptare pas sundimit Romak.Kjo eshte nje levizje e mencur dhe e studiuar politikisht me efekt afatgjate nga fqinjet tane te cilet nder shekuj kane punuar pa nderprerje kunder interesave te Shqiperise.
Kur kjo ndodh ne Amerike, ne vendin simbol te se drejtes, lirise dhe demokracise, eshte per tu trishtuar te mendosh se cfate shkruhet ne vendet e tjera me pak ose aspak demokratike.
Me duket se shqiptaret e zgjuar, tashme lexojne vetem gazeta, kronika te zeza, politike dhe e kane humbur totalisht sensin e ndergjegjes kombetare. Disa qe nuk i ka zene gjumi akoma kane filluar te merren me politike neper kafene sepse me lart nuk i lejojne kriminelet e ulur si pashallaret e kuq, ne kolltuqet e parlamentit, qe ne fakt jane prodhuar enkas per keto koka te zgjuara.
Asgje nuk ju intereson tashme!
Po si mundet ta duroni, qe te mburret Serbi i kolonizuar ne Shkup qe e quan veten Maqedonas, pasardhes i Aleksandrit,
Si mund ta duroni, ju koka te zgjuara qe derdellisni neper studio televizive si pijanece ordinere, te papune, qe prisni te merrni 5 leke dhe ti fryni njeres apo tjetres parti sipas interesit te tyre, si mund te mos reagoni te pakten ju qe paguheni per kete pune, ju ambasadore te interesave comerciale se tjeter pune sbeni, ju kryetare te akademive te shkencace te tre shteteve shqiptare qe po tju mbledhim te tre se bashku asnje koke nuk vleni.
Ju qe nuk krahasoheni as me Grekun as me Shkjaun as me malazezin per ndikimin ne historine e popullit te vet.
Po ju diplomate, senatore gjoja shqiptare qe ju djeg qimja per disa vota shqiptaresh, a e keni lexuar ndonjehere historine e shkruar nga ju dhe te dirigjuar sipas interesave Greke, Sllave,Italiane, Turke etj?
Asgje nuk eshte pushtimi i nje populli sa eshte tjetersimi dhe zhdukja e historise se tij.
Shqiperia ka nevoje per nje investim serioz te shtetit ne arkeologe, Historiane, Albanologe, ne edukimin dhe aftesimin e nje brezi te ri qe te mund tu beje balle pseudohistorianeve politik te shteteve te tjera fqinje, te cilet per interesat e tyre te felliqura, jane edukuar,trajnuar per ta shtremberuar qellimisht por edhe per ta zhdukur historine e Shqiptareve.
Jane mbushur shkollat me pedagoge historie qe kane studiuar historine Komuniste, te Marksit, Leninit, te Kristofor Colombos por sdine aspak te verteten mbi historine e popullit te tyre.Kur nuk e dine ata si do e mesojne brezat e rinj.
Ne Greqi, studiojne “Archea Elinika” greqishten e lashte, qe ne fakt nuk eshte asgje tjeter vecse pellasgishtja jone.une qe e njoh Greqishten, dhe kam lexuar libra te Greqishtes se lashte, nuk kam gjetur aty asnje fjale greke pervecse shqiptare. Kroatet, si pasardhes te perzier te Dalmateve tashme kane krijuar institutin e Albanologjise, ndersa ne po i mbyllim edhe ato pak shkolla qe kemi.
Ne, nje popull mbi 10miljone shqiptare, sundues te botes dikur, sot jemi gjunjezuar nga Greket qe ne vetvehte nuk jane as 3 miljone, te cilet Jo vetem qe na e moren gjuhen, tokat, na moren dhe njerezit me te mire. Dhe tani u thone jane greke drejtuesve te kryengritjes dhe revolucionit grek, cameve Marko Bocari, Kolokotroni, Konturioti etj.
Edhe vete mbreti Otto kur u caktua te mbreteroje Greqine, tha: me keni derguar per te drejtuar Athinen apo Shqiperine? Atje flitet vetem shqip. Shikohen vetem shqiptare, atje ska Greke me.
Nga ky zhgenjim, vendosi ta krijoje vete Greqine sipas gojedhenave qe kishte degjuar per luften e trojes.Krijoi. ndertoi muze gjoja si trashegimi i historise se lashte.Nder te tjera, qe i kam vizituar vete jane Shtepia e Akilit ne Korfuz, muzeu Grek ne Mynich.
Te njejten gje bene edhe ata te quajtur maqedonas. E mbushen Shkupin me heronj te Bullgarise dhe Serbise saqe kush e viziton, mendon qe qenka e vertete qe keta qenkan Autoktone ne Shkup meqenese Shqiptaret nuk reagojne.
Aq me keq bejne grekerit.
Kam qene vete prezent ne Korfuz ku Ciceroni Grek, ju thoshte turisteve anglez dhe gjermane qe do te vizitojme nje thesar te Greqise se lashte qe padrejtesisht po mbahet akoma brenda kufirit te Shqiperise.
Ne muzeun arkeologjik te parkut te Butrintit nuk kishte as siguri, as ciceron qe ti shoqeronte dhe tu fliste turisteve per historine e vertete te Bitrintit, ne nje gjuhe te huaj, pervecse ca lopeve qe kullosnin brenda rrethimit dhe nje pastruese brenda muzeut.
Po ne shqiptatet cfare bejme?
Ne, Ju, pedagoge te papune ne Shqiperi! Shkojme dhe u bejme restaurimet muzeve te tyre ne vend qe te shkruajme nje liber, ne vend qe te organizojme nje konference shkencore nderkombetare, per te hedhur drite mbi te verteten e historise se popullit tone.
Fatmiresisht, historia e Shqiperise mbrohet nga Gjermanet, Austriaket kohet e fundit edhe nga Kroatet te cilet duke mbrojtur Shqiperine Evidentojne vehten e tyre, madje edhe Boshnjaket kane filluar ta mbrojne Ilirine me shume se Shqiptaret.
Qeverite si kjo si ajo qe ishte, nuk kane nje vizion largpames, nje projekt afatgjate per ngritjen e nivelit pedagogjik te historianeve.
Jane mbushur shkollat me juriste fallco, me eksperte ekonomie ku te gjithe jane te papune.
U mbyllen shkollat, universitetet e dijes, per tu hapur dyert shkollave fetare, universiteteve me sy te mbyllura, izolimit te mendjes nga kultura evropiane.
Ne keto shkolla shpipja eshte gjuhe e huaj dhe mesohet Turqisht sipas mesimeve te baba Erdoganit.Vetem Turgut Ozalet nxjerrin ne vit mbi 3000 nxenes, pa i shtuar dhe mbi dhjete medreseja ne te gjithe vendin.
A ka ngjyre tjeter islamizimi dhe asimilimi i popullit shqiptar?
A ka ngjyre tjeter imponimi pasiv per shkollim si alternativa e vetme per fukarenjte?
Kjo duhet te marre fund para se ne te gjithe te marrim fund.
E kuptoni cdo te thote te nxjerresh 10mije nxenes Turq ne nje vend te vogel si Shqiperia me 2miljon banore te ngelur?
Te kthesh kunder kombit, Te largosh nga shkenca nga qyteterimi, 10mije njerez ne vit?
Ky eshte asimilim i paster, eshte kolonializim i brendshem i popullsise vendase.
Eshte krim kombetar!
Shikoni cpo ndodh ne Kosove, nga shkollat fetare, vjen Erdogani dhe thote Kosova eshte Turqi, pas nje viti, tani 38 Komuna do kene gjuhen Turke gjuhe zyrtare.
Shume shpejt do te ndodhe dhe ne Shqiperi.
Kjo eshte nevoja me emergjente qe ka kombi jone, revolucion kombetar per te mbrojtur identitetin tone, per te mbrojtur gjuhen dhe traditat tona te pastra shqiptare!


