SIMPTOMAT E VETË DEKADENCËS SHQIPTARE
Një shtet juridik që krijon kodin moral e ligjor të stabilitetit kombëtar, respekton institucionet demokratike e vlerat e shqërisë civile, ndërsa në kushtetutën kombëtare saksionon integritetin hapësinor e etik dhe detyrimin për mbrojtjen e kufijve dhe interesave kombëtare.
Në rrugë, brohoritjet jo festive mund të kthehen në “britma lufte”. Natyrisht, këtë gjë e presin edhe shërbimet e fshehta të huaja, që janë me dhjetra! Por do të ishte shumëfish e tillë, një kumtë ogurzi na pret, shkruar nga dy fantazma e rimohues shqiptarë Hashim e Mustafa… të këthyer në turqë, serbë e malazezë.
Nesër ndoshta edhe në sllavo-bullgar!
* * * * *
Dardania lufton për ekzistencën e saj.
Maskat kanë rënë. Çmitizuesit në krye të Dardanisë ngulin këmbë dhe nuk heqin dorë! Shndërrimi i tyre nga “prijës” ideator në një luftomanë, gati-gati në shefa bandash, kjo është faza e dytë e shkatrrimit të këtij shteti.
Nuk munda ti mbaja të vjellurat nga kontaminimi i parlamentit dhe i xhamive nga ky lloj njerëzish injorantë.
Themeluesit e Partisë PDK dhe LDK ishin dhe janë të mendimit se, nuk donin të shpëtonin Dardaninë, nuk mund të mbështesnin pozicionin e kufijve tanë përballë serbo-malazezëve, sepse që ndjekja e kësaj politike do të sillte përshpejtimin e shpërbërjes së këtyre dy partive politike dhe futja e tyre nëpër biruce të errëta.
Fati i elemntit shqiptarë në shtetin Dardan varej nga pozicioni i tij në parlament në krye me Kadri Veseloviqin etj. Situata nisi të bëhej shqetësuese pasi franksionet sllave, turko-arabe, boshnjake e rome nuk mund të konsiderohej më si mbështetje kur ishin në rrezik çështjet kombëtare. Në çështjet me rëndësi kritike elementi i huaj, mbanin gjithmonë një qëndrim anti-shqiptarë. Në këtë kohë – pas luftës, Partia e PDK-ës dhe e LDK-ës nuk mund të konsiderohen më si parti shqiptare, megjithëse ishin simptoma e vetë dekadencës shqiptare. Tashmë ishte hapur rruga për çmitizimin e mëtejshëm të shtetit Dardanë. Deri me sot, besoja se mangësit e tmerrëshme vinin si pasojë e korrupsionit, tradhtisë dhe e mungesës së nacionalizmit shqiptarë, por tani e kuptova se vetë institucioni dhe xhamitë ishtin të gabuara, në thelb dhe në programet e tyre.
Si gjithmon vetëm deputetët e PDK-ës dhe të LDK-ës në sallën e parlamentit duke i gogësirë njëri tjetrit në fytyrë. Njëri po fliste, tjetri ulërinte. Mendova, se edhe unë mund të reflektoja pozitivisht mbi këtë egoizëm. Shikoja në TV debatin e pozitës në parlament e ligjerimin nëpër xhami dhe vezhgoja spektaklin në heshtje, por tepër i vëmendshëm. Niveli intelektual i debatit ishte tepër i ulët, antikombëtar. Dëgjoja debatet antikombëtare, aq sa mund t’i kuptojë një njeri normal, dhe studjoja cilësitë shumë apo pak intelegjente të atyre përfaqësuesve “të zgjedhur” nga kombësitë e ndryshme që përbënin këtë shtetë laraman, si një tribu afrikane.
Parlamenti miratonte ligje apo dekrete mbi kufijtë tanë dhe ligjerimi i imamëve nëpër xhami që mund të kishte pasojat më shkatrrimtare dhe përseri askush nuk mbante përgjegjësi për to. Asnjërit nuk i kërkohej llogari. A duhen të largohen apo të qëndrojnë në pushtet?
Në rrethana të tilla, një shqiptar me karakter a nuk e gjen vetën përballë një kontraditke pa zgjidhje mes pikpamjeve politike nga njëra ana dhe ndershmëria morale, apo më mirë, ndjenjës së ndershmërisë kombëtare, nga ana tjetër?
Unë këtu mund të heç vijën mes detyrës publike dhe nderit personal?
A nuk duhet që lideri i mençur qoftë ai politikan apo fetar të heqë dorë nga ideja e uljes së vetës në nivelin e politikanit dallaveraxhi dhe haxhallarëve dallaveraxhi që shpërdoron detyrën ndaj atdheut?
Shqiptari i Dardanisë bëhet nga viti në vit gjithnjë e më fatkeq e më i zhgënjyer?
E vetmja alternativë në këtë rast mbetej të luftoja dhe, në këtë luftë, të përdorja të gjitha armët që zotron shpirti, intilekti dhe vullneti im, duke ia lënë pastaj fatit të vendoste se ne cilën krah do të anonte peshoren. Kuptova se këta hoxhallarë, ministra e deputetë e përdorin gjuhën për t’i fshehur mendimet, veprimet për t’i maskuar ato, në menyrë që qëllimi i vërtetë të mos zbulohet nga ato që thonë hapur. Prandaj po e filloj nga ajo që t’ia kujtoj vetës dhe të tjerëve: Shqiptari janë bërë sot fatkeq nga parazitët e këtij shteti.
Ne me këta parazitë do të vuajmë gjithmonë.
– Pse vuajtje!
– Është punë zanatlinjsh drenicakësh.
Vuajtja dhe pasiguria gati sa nuk është bërë natyra jonë e parë. Ne jetojmë në vuajtje prej shumë vitesh. Afërsia e pasigurisë nga tradhtarët parazitë nuk na lejojnë ne ta themi të vërtetën; ndryshe ne ose do të burgoseshim apo do të “vriteshim”. Mos ta harrojm të shkuarën që mos të përsëritet më. Jo për ta ringjallur atë kohë, por për të mos harruar se çka ngjau në atë kohë lufte, që jo rrallë solli dhëmbje, trishtime, vrasje, barbarizëm, djegie… Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Por, gjithsesi, kthimi i kokës pas, të ndihmon gjithashtu për ta kuptuar më shumë e më mirë historinë tonë të përbashkët. Popujt që harrojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë. Ajo që ka ndryshuar është këndi i vështrimit të syve tanë.
Mirëpo, ndër të tjera, përpara nesh është vula e shtatëmbëdhjetë viteve. Sytë na janë verbëruar, ne nuk jemi të aftë të shohim më tepër se hunda, truri na është tharë e shpërlarë nga disa hoxhallarë, prej kohësh nuk i kemi njohur gjërat mirë, duke harruar se pikrisht në to qëndron shkaku i vuajtjeve dhe i pasigurisë.
Udhëheqësit politikë, ligjeruesit fetarë, ligjvënësit e moralit… Xhëmati trutharë respektonë ata, pa dyshuar aspak se prej tyre vijnë të gjitha vuajtjet shpirtërore e kombëtare. E cila, pra, pa mundur të krijojmë një farë dyshimi për këta hipokrit e tradhtarë? Këta “shqiptarë” i shërbejnë djallit, armikut shekullor, e sakrifikojnë atdheun dhe veten për të mirën e turkut e të shkjaut. Xhëmati trutharë e pushtetarët i përulët atyre, duke mos e lidhur fatin e atdheut aspak me fatin e historisë sonë. Rrënjet e shkombëtarizimit maskohen pas fjalëve turko-arabe të bukura, shkrimeve mesjetare dhe predikimeve shpirtërore… U ngritën në emër të Turqisë, të “mungesës së nacionalizmit shqiptar” kujtojnë se janë turqë e shkja e flasin shqip, kujtojnë se, duke e përçmuar popullin e vet, janë më turqë se turqit e djeshëm, janë më shkja se shkjau i djeshëm kur në të vërtetë, s’janë veç një mjerim i pafund, gjak humbur. Dukej sikur fati kishte ruajtur për shqiptarët një befasi të keqe: një shekull pas ikjes së osmanëve, testamenti turk po kryhej më në fund: gjuha shqipe, ushtria e Kosovës me shkije e turq e maxhup, e kthyer në gjendjen e një idiome tribush afrikane, duhet të rrënohej, duhet të çnjërroset.
Ajo po bie për fatin tonë, donim apo nuk donim kambana turke bie për përbindshatë “shqiptarë” Naim Tërnavën, Shefqet Krasniqin, Enes Gogën, Fuad Ramiqin, hoxhë Mazllamin, Sadullah Bajramin, Fuad Ramiqin, Drilon Bytyçin, Gëzim Këlmendin, Rexhep Memishin, Irfan Salihun etj., ky kancer nuk do të ketë asnjë emërtim tjetër përveç shumë çoroditjeve shqiptare. Një tjetër kambanë shurdhuese, duke përfshirë edhe ato të kishave serbe, e cila kishin mbyllur çdo shteg mëshire ndaj shqiptarëve. Profecia e zymtë të tyre se kjo fryme të sëmuar e përbindëshave shqiptare, kjo politikë e tyre e verbër dhe e pa kokë çonë Dardaninë veç në katastrof drejt ndëshkimit. Ne i shikojmë vuajtjet, por nuk i shohim shkaqet e këtyre tradhtive. Shkaku është mbuluar me verbërimin e syve tanë. Ne i vështrojmë zullumçarët, por meqenëse edhe hoxhallarët mund të jenë shkaku i korrupsionit e i tradhtive, ne u’a kthejmë shpinën…
O shqiptarë të mjerë! Mbajeni në mendje se jo vetëm tani shqiptarët jetojnë në pasiguri e krime. Ne kemi vuajtur gjithmonë përshkak të mëkatit fillestar. Ky radikalizëm antikombëtar ka një burim. Të gjithë këta besojnë tek testamentet e lëna përgjysëm dhe për shkak të gjyshërve të tyre, të cilët e kanë kryer këtë tradhti. Madje edhe drejtësia njerëzore nuk mund ta gjykojë djalin e kriminelit vetëm sepse ai është djali i kriminelit. Shqiptarët normalë nuk mirren me politikë e fe, ata merren me punë të dobishme . Psikopatët fetar nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç radikalizmit dhe tradhtisë. Ky llojë njerëzish do të përhapën gjithnjë e më gjerësisht, sepse tani lufta vëllavrasëse është e mundur. Mirpo politikanët dhe hoxhallarët pa tru nuk kanë alternativa tjera. Kjo vjen, me sa duket, ngaqë, si rrëfimi historik, si ai mitik, vuajnë mos kryerja e detyrave ndaj atëdheut. E veçanta e moskryerjes së detyrave është se ajo, vetëm është e pandreqshme, por nuk mund të jetë veçse e tillë. Me fjalë të tjera, ndreçja, moskryerja në këtë rast do të bien ndesh me arsyen e të qenit atdhetar.
Shqiptarët duhen të jetë pjesë e historisë dhe sa më të forta janë lidhjet e tyre me historinë aq më shumë ruhet qenia e jonë kombëtare dhe e kundërta, sa më shumë që shqiptarët largohen nga historia aq më shumë tjetërsohet qenia e jonë kombëtare, shndërrohet në hije, shndërrohet në një krijesë me indentitet të humbur…