GJITHA VARIANTET E GABUARA te propozim-vijave te demarkacionit. Shkruan Gani Neziri.

Gani NeziriGJITHA VARIANTET E GABUARA
te propozimvijave te demarkacionit.

Gjitha variantet e vijes kufitare (demarkacionit) me Malin e Zi te theksuara trumbetueshem nga gjitha formacionet poli-etike jane te gabuara, madje, thellesisht te gabuara.
Matane kufirit, pra, ne Malin e Zi ka mbetur edhe nje gjysem Kosove e vjeter (Hoti, Plava e Gusia dhe rrethet e tyre) prandaj, kudo qe te vendoset kufiri eshte vije e gabuar!
Kujtoj se, detyre politike e udhehequr me ndjenja patriotike e OPO-ZITES do te duhej te kerkonte pjeset e mbetura matane kufirit-brenda ne Malin e Zi, ose te kerkonte respektimin e te drejtave shtetformuese te shqiptareve ne trojet e tyre ne Malin e Zi (keshtu si e kane serbet dhe malazezet ne Kosove, e jo te kerkoj vijen kufitare pak me poshte ose pak me lart. Kjo kerkese (sipas mendimit tim) eshte e pamenduar mire, e pa analizuar sa duhet e si duhet, pa ditur mjaftueshem pasojat e formes se leximit te politikes nderkombetare te kesaj kerkese “te bute”, e cila nenkupton pajtueshmerine e vullneteshme per mbetjen nen administrimin e Malit te Zi te territorit te vjeter kosovare. Pra, kjo kerkese LIGJESON “perfundimisht”-nderkombetarisht, mbetjen e Hotit, Plaves e Gusise, e tj, si territore malazeze. Keshtuqe, nga kendeveshtrimi im, “dakordohem” me cilendo nga vijat kufitare, “normalisht” me marreveshje poli-etike, ne menyre qe te vazhdojme tutje me rrugetimin drejt fuqizimit te kesaj cope kosove sa na ka mbetur dhe te behemi pjese e “barabarte” me shtete dhe popuj tjere europiane.
Qeshtja aktuale e kufirit, me kujton nje kenge te vjeter qe kendohej ne Shqiperine e “nje shokut tim” (Shokut ENVER), kur thonte mes tjerash edhe (citoj): Oj Shqipni o ta lumsha syrin, s’guxon kush me te prek kufirin”?!…. c’neverisje me kap o Zot ?! ….
Kufiri shqipetar ishte me i prekuri nga gjitha anet e pjeseve te saj. Ne te gjitha anet kufizohej me popullin e vet ! ! !
Epo, cili vend tjeter europian eshte prekur me shume se Shqipnija, moj Loke?!, do te pyeste ndonje Neneloke kosove?!

Pra, Ne cilindo variant, nje gjysem Kosove po na mbetet jasht shtetit ame, Kosoves, respektivisht, Shqiperise. Nderkohe qe, Opozita nuk do te duhej te vehej ne pozicionin afersisht te ngjashem me propozimet qeveritare. Keshtu si ka vepruar opozita aktuale me ngjalle dilemen se; ose nuk dine mire politiken e te drejtes nderkombetare, ose, dikush mund te koketoj kanaleve te erreta me qeverine malazeze nepermjet ndonje sherbimi te huaj !

Nuk e shohe larg menesh se, nje dite te afert do reagoj qeveria malazeze, duke thene: (normalisht, ne menyre diplomatike), per hire te nevojes historike per fqinjesi te mire me Kosoven, repektivisht, Shqiperine, dhe respektit per te tjeret shqipetare qe kemi brenda administrimit tone malazaz dhe vullnetit europian qe te ecim perpara, ne Qeveria e Malit te Zi dhe populli yne vehemi ne sherbim te paqes dhe mirekuptimit duke u pajtuar dhe njohur vijen kufitare qe vijezon Opozita kosovare ! ! !

Prandaj, propozoj te vazhdojme tutje, (ne modelin e Vacllav Havelit, Qeki -Sllovaki), madje, edhe nese vazhdojne (“mos thasht Zoti|”) te na grimcojne edhe pak ketu e pak atje, ne stilin e aforizmes-fabules, Breshka e Lepuri.
“Breshka i preu bishtin dhe i kafshoj veshet e Lepurit, dersa Orli u rrinte mbi koke”.
Lexues i nderuar, do te mund ndrroj mendje nga perceptimi im politik ne momentin e pare qe do te mesoj argumente me te besueshme se keto qe vura ne spikame per shtetform. Qenja kosovare eshte rrezikuar seriozisht nga korrupcioni dhe (si thuani ju shpeshehere-kapja e shtetit) dhe jo nga vija kufitare “pak me poshte apo pak me larte”.
Po perfundoj shkrimin tim duke perseritur dhe njehere; Kosova eshte demtuar me shume se sa thuani ju opozitare te nderuar, jo disa qindra hektare apo mijra hektar. Kosova eshte demtuar mijra dhe mijra kilometra katrore.
G.N.
………………………………………………………………………
ps.
(…nuk mbaje pergjegjesi per lexuesit qe nuk i shohin thonjezat)!