BERAT – Për të katërtin vit radhazi qyteti i Beratit ka pritur një nga aktivitet e ralla që zhvillohet në shumësportësh sic është Gjysmë Maratona në një distancë prej 21 km që përshkruhet gjatë rrugës nacionale Berat-Ura Vajgurore dhe kthim, një aktivitet ky që ka për organizator maratonistin e njohur beratas Gazmend Shehu edhe si pjesmarës në këtë aktivitet të rëndësishëm. Në edicionin e katër pjesmarës janë plot 48 vrapues të moshave të ndryshëm, dy më të vegjlit në moshë kanë qënë dy futbollistë 18 vjecari Rustem Halitaj dhe 19 vjecar beratas i skuadrës së Skraparit Bianko Elezi, ndërsa më i moshuari që ka marë duartrokitjet e pjesmarëve në garë dhe shikuesve të shumtë beratas që kanë ndjekur këtë aktivitet përgjatë pedonales kryesore të qytetit, ishte 80 vjecari Nexhat Xhemalaj i cili ka shkaktuar edhe surprizën më të madhe duke jo vetëm përfunduar pa asnjë problem shëndetsor garën, por edhe është renditur i 29 në klasifikimin e përgjithshëm, dhe po të kihet parasysh se përpara tij ishin edhe katër vrapuese femra, atëherë 80 vjecari Xhemalaj në klasifikimin për gjininë e tij rreshtohet i 25-ti, midis vrapuesve me kohën 2 orë 24′ 7″. Starti i garës ka nisur në ora 11 në pedonalen e qytetit ku dhe do të kryhej finishi i saj, dhe në masa të shkëlqyera organizative të ndërmara si nga forcat e rendit dhe sektori i qarkullimit rrugor, ashtu edhe nga drejtoria e spitalit rajonal që kishte vendosur mjekë dhe autoambulancë për të shoqëruar nga fillimi deri në fund këtë aktivitet, si dhe nga Bashkia e Beratit që nëpërmjet kryebashkiakut Petrit Sinaj kishte zbritur e gjitha në teren për të ndjekur garën dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të Maratonës, ku nuk mungonin drejtuesit e zyrës së sporteve në këtë institucion dhe ata të klubit shumësportësh Tomori. Ndërsa nga 48 pjesmarës duhet thënë se 24 vrapues ishin nga Shqipëria, 18 nga Kosova dhe 3 nga Maqedonia, por të binte në sy një vrapuese maratoniste nga vëndi amerikanojugor i Kilit, Klaudia Garido 47 vjece e cila e përfundoi garën me kohën 2 orë 5′ 37″, dhe kjo nuk ishte e vetmja femër pasi pjesmarëse ishin 13 të tilla gjithësej pjesa dëmruese e tyre nga Kosova
Gara përgjithësisht u karakterizua mjaft e bukur dhe me rivalitet të fortë, ku atmosfera e bukur sportive e shoqëruar me këngë kryesisht me motive popullore dhe me karakter nacionalist shqiptar, por që nuk kanë munguar as muzika dhe këngë nga të gjitha trevat e nacionaliteteve të tjera të vrapuesve që morën pjesë, të cilët në ndonjë rast janë shoqëruar gjatë garës përvecse nga gjyqtaria edhe nga dashamirës të vrapimeve të gjata beratas që ecnin me bicikletë dhe motivonin garuesit, që gjithësesi kanë vrapuar në kushtet e një moti të nxehtë ku temperaturat shkonin deri në 31 gradë. Por që në përfundim të garës në finish ata që janë renditur njëri pas tjetrit në tre vëndet e para kanë qënë sipas radhës si më poshtë, ku ai që ka prerë shiritin ishte atleti i njohur korcar dhe fituesi në fuqi i këtij aktiviteti 27 vjecari Ilir Këllezi me kohën 1orë 35′ 39″ i cili u shpall kampion për të katërtin vit radhazi, i ndjekur në vëndin e dytë nga Emil Gracevski nga Fushë Kosova me kohën 1 orë 39′ 59″ dhe në vëndin e tretë nga Igor Jakimovski nga Maqedonia me kohën 1 orë 42′ 24″ ndërsa për femra në tre vëndet e para janë renditur në vëndin e parë dhe kampione Manushaqe Nura me kohën 1 orë 49′ 25′ e ndjekur në vëndin e dytë nga Qëndresa Kamadani po nga Kosova me kohën 1 orë 54′ 03″ dhe në vëndin e tretë Nebahate Naqasterna nga Kosova me kohën 2 orë 1′ e 57″ por që gjatë garës ka rënë në sy edhe entuziasmi që është përshkruar si nga mbëritja në finish e maratonistit dhe organizatorit të këtij aktiviteti beratasit Gazmend Shehu në vëndin e 11 të, sikurëse edhe maratonisti i njohur shqiptar Sotir Qirjako i cili ka zhvilluar garën e tij rekord të 108 ka prerë finishin në vëndin e 24, por në duar mbante një flamur kombëtar dhe meritoi duartrokitje, pa lënë pa përmëndur se vetëm njëra nga garueset femra pati probleme me frymarjen nga moti i nxehtë por ju dha ndihma e menjëhershme nga ekipi mjeksor, ndërsa numri i garuesve nga qyteti organizator Berati ishte më i lartë se në tre edicionet e mëparshme. Në përfundim në ceremoninë e organizuar për fituesit e tre vëndeve të para në të dyja gjinitë, ka qënë kryebashkiaku i Beratit Petrit Sinaj ai që ka ndarë medaljet dhe certifikatat me Kupat fituese së bashku me zyrtarë të tjerë të sportit beratas, ndërsa nuk kanë munguar certifikata dhe medalje për vrapuesit më të vjetër dhe më të rinj në moshë por edhe janë dhënë zarfa me nga një shpërblim financjar ku këtë aktivitet e kanë sponsorizuar një ish sportist dhe atlet beratas Alfred Ziu dhe firma e njohur ” Katerina Firence ” e përfaqësuar nga Kliton Prendi, ashtu sikur në një nga Restorantet e njohur të qytetit për të gjithë pjesmarësit është shtruar edhe një drekë që ka kaluar në një atmosferë të bukur festive. Për të ardhur keq që në këtë aktivitet kanë munguar përfaqësues të FSHA ku sipas të gjithë pjesmarësve në garë duhet thënë se e kanë komentuar me shumë keqardhje këtë mungesë, ndërsa ajo që nuk dihet me shumë siguri është fakti nëse ka patur apo jo një ftesë për drejtuesit e atletikës shqiptare, pasi sipas disa specialistëve të njohur është i pabesueshëm fakti që në rast ftese skishte asnjë arsye pse të mungonin përfaqësuesit e atletikës shqiptare, edhe pse i pyetur për këtë rast nga gazeta organizatori Shehu nuk ka dhënë shumë shpjegime, duke nënkuptuar mungesën e ftesës!
Flasin fituesit Ilir Këllezi – Jam vërtetë shumë i lumtur dhe i kënaqur që kam fituar për të katërtën herë Gjysmë Maratonën e Beratit, një garë kjo që unë marë pjesë me shumë kënaqësi dhe më vjen mirë se të vraposh dhe të fitosh në një ambient kaq të bukur dhe në një atmosferë kaq miqësore si kjo në qytetin e bukur të Beratit, është vërtetë një kënaqësi e jashtëzakonshme dhe për mua jo vetëm që është suksesi im i katër në po kaq pjesmarje ku këtë edicion gara ka qënë më e bukur dhe me më shumë rivalitet, ndërsa unë vij pas një tjetër suksesi që kam aritur 10 ditë më parë në Shkup ku në mes 3500 pjesmarësve jam renditur i pari dhe kështu që medalja e fituar në Berat plotëson ambicjet e mia dhe evidenton formën e shkëlqyer që po kaloj, dhe këtë sukses dua ta ndaj me dy faktor që kanë një ndikim të madh në punën e përbashkët dhe suksesin gjithashtu si trajneri im Juxhin Cili dhe shefen e klubit shumësportësh Skënderbeu Tatjana Marash për mbështetjen që më jep, dhe së fundi premtoj se do të jem gjithnjë pjesmarës në Berat në këtë qytet të mrekullueshëm.
Manushaqe Nura – Jam pjesmarëse për të parën herë në këtë aktivitet dhe sinqerisht që jam dyfish e gëzuar si për vëndin e parë që kam aritur ashtu edhe se jam mrekulluar nga qyteti i Beratit gjatë qëndrimit dy ditor këtu, dhe dua të falenderoj organizatorin dhe kolegun tim Gazmend Shehun për ftesën që më bëri dhe të gjithë qytetarët mikpritës që kemi takuar dhe mbështetësit në garë që ka qënë realisht me rivalitet dhe unë them se kam paraqitur një forëm të lartë ku kisha pretendime edhe pse vëndi i parë ka qënë i merituar për mua. Besoj se midis shumë vajzave pjesmarëse nga Kosova ku dhe u rivalizua për vëndin e parë, do të më pëlqente shumë që në vitin e ardhshëm të ketë sa ëm shumë vajza nga Shqipëria që do të bënin akoma më të fortë rivalitetin për vëndin e parë.
Gazment Shehu – Organizator – Vërtetë që jemi në edicionin e katër, por nga viti në vit Gjysëm Maratona e Beratit po bëhet një garë e njohur dhe pjesmarja po vjen gjithnjë e më e lartë dhe cilësia po kështu po i jep shumë vlera këtij aktiviteti, të cilin unë kam një objektiv madhor në të ardhmen që të shtojmë sa më shumë pjesmarjen dhe ta masivizojmë atë edhe me më shumë vënde të botës sic ishte edhe rasti i garueses nga Kili, por për këtë na nevojitet një mbështetje financjare më e madhe edhe pse logjistikasna mungon, dhe këtu gjej rastin të falenderoj Bashkinë e Beratit dhe titullarin e saj Petrit Sinaj dhe gjithë faktorët e tjerë të sportit, por edhe policinë dhe spitalin rajonal, si dhe në mënyrë të vecantë gjithë atletët pjesmarës që pranuan ftesën tonë dhe në fund dy fituesit e merituar si Ilir Këllezin dhe Manushaqe Nura.
Petrit Sinaj – Kryebashkiaku Beratit mori pjesë në cermonin e hapjes të Gjysëm Maraton e Beratit e cila u zhvillua në mesditën e ditës së djelë 21 km, Berat – Ura Vajgurore e kthim. Kreu i bahskisë Sinja i ka kushtuar një rëndësi të vaçant aktiviteteve sportive si të futbollit në fushën e blerët edhe atyre të shumë sportit, ndërsa për të dytin vitë radhasi Sinja ka marë pjesë dhe ka ndjekur gjithë aktivitetin që u zhviluar në Gjysëm Maratonën e Beratit. Mës të tjerash Sinja citoj se bashkia që unë drejtoj do të vazhdoj të mbështesin të gjitha llojët e sportive duke filluar nga futbolli dhe shumë sported. Ndërsa si dhe e shihni sot jam shumë i kënaqur dhe po ndjek me kënaqësi Gjysëm Maratonën e Beratit që ky i sivjetmi është i katërti edicion që zhvillohet dhe nga viti në vitë sportistët e tij janë duke u shtuar në numer. Ne do të vazhdojmë të mbështesim sportin në përgjithësi dhe Maratonën në veçanti me sloganin: “Vrapim për jetën”, ku u bëhet apel gjithë banorëve të qytetit dhe të rrethinave të tij që ata të ecin, të vrapojnë çdo ditë për një shëndet më të mirë. Aktivitete të tilla i japin jetë qytetit sidomos kur një sport i till zhvillohet në një teren të hapur si dhe jemi sot në qëndër të qytetit në pedonalen kryesore, por dhe përshkimi i distancës ku u zhvilluar aktiviteti ishte i pranishëm edhe për banor të Urës Vajgurore dhe të fshatrave për gjatë rrugës 12 km. Me këtë rast dua të fladeroj maratonistët të Kosovës, Maqëdonisë si dhe maratonisten nga Kili, maratonistët Shqipëtar dhe organizatorin e këtij edicioni të kartërt Gazment Shehu. Në vilim të fjalës s ëtij kreu i bashkisë Sinaj falenderoi dy sponsorët Alfred Ziu dhe Kriton Prendi për suportin e dhënë në këtë event, duke dhënë premio të larta për fituesit. Vitin tjetër në edicionin e 5-të, maratonisë bashkia se do të mbështesë këtë edicion si dhe ftoj që në maratonë të ketë një pjesmarje edhe më të madhe si dhe premtoj një premio mbi 50 mijë lekë të reja për vendet e para, me këtë dua të them se ne si bashki do të vazhdojem të mbështesim të gjitha llojët e sporteve dhe kryesishtë e në vencanti këtë sport përfundoj fjalën e tij Sinaj.
Nga Berati sulo gozhina