Xhani De Biazi shpall listën paraprake për në Francë..DH RR

de-biasi-150x150Ashtu si ishte parashikuar sot gjatë mesditës tekniku italian i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka shpallur listën paraprake për në Francë. Kjo listë paraprake përban 27 futbollist por që më pas do të shkurtohet në 23 emra që do të shënojnë historinë e tyre, si heronjtë e parë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në një event të tillë.

Lista nuk ka shumë surpriza por sërish në shtyp ka hapur polemika për emra të caktuar futbollistësh. Kryesisht janë preferuar ata futbollistët që kanë kontribuar në këtë kualifikim historik dhe De Biazi i shikon si pjesë të grupit por edhe risi, si ato të Veselit apo Rashicës.

Sërish nuk ka ftesë për Alban Mehën pavarsisht sezonit të mir të bërë në Turqi  por as për dyshen shkodrane Salihi – Sukaj që këtë sezon kanë ‘’ndezur’’ Superioren. Pavarsisht dëshirës së tij nuk ka ftesë as për ‘’australianin’’ Besart Berisha dhe nga kampionati shqiptar janë preferuar vetëm portierët Hoxha dhe Shehi, si alternativa të Petrit Berishës.

Pavarsisht emrave të diskutuar në media sërish tekniku italian nuk ka dashur të komentoj zgjedhjet e tij dhe as të jap shpjegime. Ndërkohë që skuadra do të grumbullohet fillimisht në Austri për tu zhvendosur më pas në Francë. Ky grup futbollistësh do të jenë nën vëzhgimin e De Bizit edhe gjatë dy ndeshjeve miqësore në prag të Euro 2016, Ukrainës dhe Katarit.

Ja dhe lista e lojtarëve të grumbulluar për përgatitoren e Austrisë:

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi

Mbrojtës: Cana, Mavraj, Agolli, Hysaj, Lila, Ajeti, Gjimshiti, Veseli, Rrahmani, Aliji

Mesfushorë: Abrashi, Memushaj, Kukeli, Kaçe, Lenjani, Xhaka, Roshi, Shala, Basha

Sulmues: Cikalleshi, Sadiku, Balaj, Gashi, Rashica