Hollanda do të jetë ekipi i katërt që plotëson gjysëmfinalet e Kupës së Botës. Në një ndeshje spektakolare dhe të jashtëzakonshme, hollandezët e drejtuar nga Van Gal kanë arritur të fitojnë me penallti duke u kualifikuar mes 4 më të mirave të Botës.
Kosta Rika luajti gjatë 120 minutave me idenë për të shkruar te penalltitë dhe ia doli, por nuk mundi të triumfojë. Ndeshja ishte e mbushur plot me aksione nga të dyja ekipet por goli mungoi deri në fund. Holanda nuk ka arritur dot që të gjej golin, edhe pse i’u afrua shumë me Snejder në minutën e 82, ku goditja e tij u ndal nga shtylla.
Në kohën shtesë, gjithashtu Hollanda luajti përprara, ndërsa Kosta Rika iu fal portierit Navas i cili ishte i pakalueshëm. Ndeshja shkon në penallti, por vetëm 1 minutë para se të mbyllej shtesa, Van Gal aktizivon portierin e dytë, Tim Krul, duke i besuar atij penalltitë. Kosta Rika ishte ekipi që gaboi më shumë ndërsa hollandezët ishin të saktë. Tani Hollanda do të ndeshet në gjysëmfinale me Argjentinën në një tjetër duel interesant.