NGA: SHQIPËRIA E BASHKUAR.INFO
Lojtari më i ri i Interit, Xherdan Shaqiri, ka shfrytëzuar konferencën e parë për shtyp si zikaltër, për të treguar se ai ka lindur në shtetin e Kosovës. ”Jam i lumtur për tifozët shqiptarë të Interit. Unë kam lindur në Kosovë dhe Kosova është Shqipëri”, tha Xherdani në konferencën e sotme. Lojtari me pasaportë zvicerane pritet të debutojë në ndeshjen e fundjavës ndaj Empolit, e cila luhet të shtunën në orën 18:00. Xherdan Shaqiri po impresionin të gjithë në kampin zikaltër dhe sidomos kampionin e botës, Lukas Podolski, i cili ka thënë fjalët më të mira për ish-mesfushorin e Bayernit.