Zvillohet “Maratona e Pavarsise” Ulqin -Shkoder 44 km

Midise reth 70 atleteve mer pjese dhe atleti beratas Gazmend Shehu duke u renditur i Pesti…
Sipas beratinews.com
Foto  Gazment Shehu Është atleti i vetëm beratas, i cili përfaqëson jo vetëm Beratin në evenimente kombëtare, por edhe Shqipërinë në ato ndërkombëtare.

Aktiviteti i fundit i Gazmend Shehut është pjesëmarrja në “Maratonën e Pavarësisë”, e cila zhvillohet për të tretin vit radhazi nga Uliqini në Shkodër, duke dashur të krijojë një traditë për ta ndjekur edhe brezat e ardhshëm.

Gjatë një interviste për beratinews.com Shehu thotë se “Maratona e 3-të e Pavarësisë është e financuar dhe e programuar nga dy shqiptaro-amerikan me origjinë nga Ulqini, Mustafa Berkani dhe Esat Aloshi, ku morën pjesë afërsisht 70 atletë nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Polonia etj”.

Në këtë garë Shehu ka zënë vendin e pestë me një kohë, sipas tij, mjaft të mirë për rekordin e tij personal.

Shehu thotë se “vendin e parë e ka fituar atleti malazes Dragolub Kuprivica, në vendin e dytë u rendit kampioni i Shqipërisë Ilir Këllezi, në vendin e tretë sërish një atlet malazez, në vendin e katërt një shqiptaro-maqedonas dhe në vendin e pestë u rendit unë me një kohë jashtëzakonisht të mirë (3 orë e 34 minuta)”.

Në këtë garë morën pjesë atletë nga Shqipëria si veterani Kajo Myftaraga, Suat Jegeni, si dhe Sotir Qirjaqi, i cili është një maratonist, tashmë, i afirmuar dhe që ka marrë pjesë në shumë maratona botërore.

Atleti Shehu e ka për herë të dytë që merr pjesë në këtë garë, ku vjet është renditur në vendin e katërt, por me një kohë më pak të mirë se kjo e sivjetshmja.

I pyetur nga beratinews.com për projektet e tij në të ardhmen e afërt, Shehu shprehet se “gjëja më e rëndësishme për këtë vit, pasi vitit po i afrohet fundi, është gjysmëmaratona e 3-të e Beratit, të cilën dua të realizoj brenda muajit dhjetor”.