Daniel Godelli kampion bote! Si askush më parë në sportin Shqiptar, mbi majën më të lartë të Botës, duke sfiduar me të mëdhenjtë për të qenë më i madh mes tyre.
Në Almaty të Kazakistanit, djaloshi nga qyteti i vogël i Peqinit, arriti të fitojë titullin botëror në dygarësh, në stilin e shkëputjes dhe argjend në të shtytjes, ku arin e humbi vetëm se provoi rekordin botëror me 211 kilogram. Nuk ia doli, por kjo pak rëndësi ka pasi titulli botëror është i tiji dhe i shqiptarëve.
Grinta dhe forca e peshëngritësit shqiptar la pa fjalë edhe komentatorët e gjigandit EuroSport, të cilët nuk i kursyen lavdet për të me fjalët: “Fantastik”, “Brilant” etj. /albeu.com/
Daniel Godelli në majën e peshëngritjes botërore. Peshëngritësi kuqezi shpallet kampion bote në kampionatin i cili po zhvillohet në Almati të Kazakistanit, duke triumfuar jo vetëm në stilin e shkëputjes por edhe në dy garësh.
Një performancë e mrekullueshme e Godellit, i cili pasi siguroi medaljen e artë një shkëputje duke ngitur 171 kg, u tregua i mahnitshëm edhe në shtytje ku arriti të ngrinte 198 kg duke siguruar titullin e kampionit të botës 369 kg të ngritura në të dyja garat.
Madje pasi siguroi titullin sportisti ynë provoi edhe të thyente rekordin botëror kur vendosi në shtangë 211 kg por pa arritur. Një rekord që në stërvitje 22 vjeçari kishte mbërritur ta thyente, por që sigurisht kalon në plan të dytë pas këtij triumfi historic.
Në këtë mënyrë Daniel Godelli e valvit edhe një herë lart flamurin shqiptar duke qënë më i miri në planet në sportin e peshëngritjes.
I dyti u rendit kinezi Guoshin, ndërsa Erkand Qerimaj pas vendit të 5-të në shkëputje nuk arriti të klasifikohej në shtytje pasi dështoi në të 3-ja provat. Peshëngritësi kuqezi largohet kësisoj me 3 medalje nga botërori i Almatit, dy ari dhe një argjendi në shtytje.
Gjithsesi kryesorja është se Shqipëria për herë të parë në histori ka një kampion bote në dy garësh, jo vetëm në peshëngritje por në të gjitha sportet. Një fitore madhështore që meriton të bëjë jehonë kudo. Godelli sot është heroi i të gjithë shqiptarëve.