ROMELA BEGAJ KAMPIONE BOTE NË SHKËPUTJE, E SHTATA NË DYGARËSH

Foto epeshengritses kampien Romela Begaj shpallet kampione e botës në stilin e shkëputjes në peshën 63 kg. 28-vjecarja ngriti 113 kg dhe falë peshës trupore më të vogël se sportistja nga Kazakistani, Karina Goricheva e cila ngriti po 113 kg dhe dështimit të ish-kampiones së botës Tima Turieva arriti të marrë medaljen e artë në Almati të Kazakistanit, e para për të në një kampionat botëror.

Në stilin e shtytjes ajo dështoi në provën e parë me 127 kg, por arriti ta ngrejë në provën e dytë, ndërkohë që në të tretën ngriti 132 kg. Romela Begaj, e cila në Kazakistan garoi për herë të parë në peshën 63 kg, arriti të renditet e shtata në dygarësh me 245 kg.

Kjo është medalja e tretë e artë që Shqipëria merr në Botërorin e Kazakistanit. Një ditë më parë, Daniel Godelli u shpall kampion bote në dygarësh dhe në stilin e shkëputjes në peshën 77 kg. 22-vjecari ngriti 171 kg në stilin e shkëputjes, mori medalje argjendi në stilin e shtytjes me 198 kg dhe medalje ari në dygarësh me 369 kg.

4 medalje të marra në Almati, mes të cilave 3 ari, janë rezultati më i mirë që kanë arritur deri tani peshëngritësit shqiptarë në një Kampionat Botëror.