Brazili nuk arrin ta thyej mbrojtjen meksikane

Mexiko-Brazil

Brazili nuk ka mundur që ta thyej mbrojtjen meksikane. Edhe përkundër sulmeve të pareshtura, meksikanët i rezistuan sulmit brazilian. Kush do të kalojë më tutje gjithçka mbetet e hapur në Grupin A.

Takimi perfundon pa gola….

Brazili nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Meksikës.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar ku dy kombëtaret patën raste për të shënuar mirëpo pa rezultat.

Megjithatë, ishte Brazili ai që e kishte posedimin e topit në këtë pjesë.

Pjesa e dytë ishte ndryshe.

Brazili e dominoi takimin. Kishte shumë raste shënimi mirëpo, as Neymar, as Jo dhe as Bernard nuk arritën që t’i konkretizojnë rastet e tyre.

Brazili me këtë barazim mbetet në vendin e parë por ka pikë të njëjta sa Meksika, pra katër.

Nëse Kroacia fiton në takimin e nesërm kundër Kamerunit atëherë kush do të kalojë në fazën tjetër do të vendoset në xhiron e tretë dhe të fundit të fazës grupore.