Shqipëria, ja formacioni me Portugalin

Kombetarja Sot luhet ndeshja e pare per ekipin tone kombetar per eleminatoret e Kampionatin Europian ‪#‎France2016‬. Dhe e luajme ndaj nje kundershtari shume te forte dhe per me teper ne transferte. Shpresojme shume ne keto eleminatore. Shpresojme te bejme realitet ENDRREN E MADHE te te gjithe SHQIPTAREVE, per te qene pjese e ekipeve me te mira ne nje kompeticion Kontinental ose ate Boteror. Dhe kemi vertetuar qe me zemer ne bejme gjera te medha! Dëshirën për t’u kthyer me pikë nga Portugalia trajneri i kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, duket se do ta pasqyrojë edhe në formacionin e parë që pritet të dalë sonte në fushë. Ideja e italianit është të thyejë që në mesfushë tentativat e portugezëve për të sulmuar dhe të rrezikojë me ndonjë kundërsulm të shpejtë. Për këtë, pritet që mesfusha të jetë e mbipopulluar dhe në sulm të kemi vetëm një sulmues.

Porta do t’i besohet si gjithmonë Etrit Berishës, portierit shqiptarmë në formë për momentin. Mbrojtja do të përbëhet nga 4 lojtarë: Hysaj, Mavraj, Cana dhe Agolli, ndërsa në mesfushë pritet të rikthehet pas shumë kohësh Kukeli, ndërsa do të bëjë debutimin me fanelën kuqezi Taulant Xhaka, vëllai i lojtaritshqiptar që luan me Zvicrën, Granit Xhaka.

Krahas tyre do të jetë Abrashi, ndërsa në krah pritet të kemi dy mesfushorë të shpejtë: Roshin dhe Lenjanin. Arma e vetme në sulm në formacion do të jetë Bekim Balaj.

Ndeshja luhet në Estadio Municipial të Aveiros në ora 20.45.