Kosovare e Kolonjare
Dorazi me erdhi letra
shkruar nga Hasan Prishtina,
ne Junik behet Kuvendi
me therrite qe te vinja.
Kolonje,o moj Kolonje,
c’fjale Kosoves t’i kthejme?
Djemte per kete i rrita,
me te pritur ore s’gjejne.
Pesedhjet djem si drere
me ndoqen pas kete here,
na therriti Shqiperia
atje ku degjoi manxere
Mu fanit Gjergj Kastrioti
dhe Abdyl Frasherioti,
m’u duk sikur shqipetaret
ishin ngritur si qemoti
Junik kuvend historie
qe more shume vendime:
kryengritja do te niste,
ne te gjithe Shqiperine
Fjala rrodhi porsi plumbi,
gjuha nxirrte vetetima,
zemera na u ndez flake,
ne kuvend me burra trima.
Dhe se toku djemte tane
kosovare e kolonjare,
kombetare nga cdo ane,
kjo lufte do veje mbare
Sali Butka
Jakove maj 1912