AI NUK I JEPTE RENDESI NDJENJES TE TE QENIT PERANDOR, POR AKTIT TE VEPRIMIT, QE E BENTE SHUME TE VLEFSHEM PER USHTRINE E TIJ!

Po shprehemi përditë, por rrallëherë ka gjasa të mendojmë shqip, ashtu siç flasim në gjuhën e nënës tonë.
Një “lajthitje” jona, duke vërtetuar të vërtetën e hidhur ashtu hapur, pa droje, kur harrojmë përsde jemi këtu, çfarë duam të përcjellim dhe kujt i shërben koha dhe mundi ynë.
Nuk mjafton vetëm të qenit shqiptar. Shqiptar lind, por nuk bëhesh. Sedra e sëmurë dhe egoizmi, lakmia intelektuale shpesh na errësojnë sytë dhe harrojmë misionin, pëse jemi këtu së bashku.
Ky lloj diversiteti që gjallon vrullshëm midis nesh, ka vetëm një shpjegim. Kazan i madhe, që shkakton kaos dhe prish harmoninë, duke i hapur rrugë injorancës dhe fodullekut të zakonshëm shqiptar, i cili po na bind se është edhe gjenetik.
Harrojmë se gjithçka publikisht matet se sa vlerë reflekton në interesin kombëtar, shoqëror e politik, sa i shërben ardhmërisë së jetës tonë, vlerave qytetërimore që trashëgomë, traditës, mbrojtjes së simboleve kombëtare, për ti çuar më tej, e jo për ti përdhosur e shkelur mbi to.
Këtë të keqe të madhe rezulton ta kemi në “kokë”, shpesh në kokën tonë, por veçanërisht në kokën politike që na drejton.
Njerëzit e mirë atdhetarë, nuk guxuan të bëhen bashkë, të organizojnë energjitë pozitive kombëtare nën juridiksionin e dijeve të tyre shekncore, duke u bërë faktorë të rëndësishëm në edukimin atdhetar, në rritjen e ndjenjës së atdhedashurisë, duke e reflektuar këtë nga njerëzit e thjshtë, deri tek “kokat” e politikës shqiptare.
A është e mundur kjo?!
Edhe po edhe jo.
Ju sjellim shëmbullin e dy figurave qëndrore të kombit shqiptar, Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes, të vlerësuar si pasuri kombëtare në fushat e tyre të kontributit artistik dhe shekncor.
Njeri nga Veriu dhe tjetri nga Jugu i Shqipërisë.
Çuditërisht, të përfshirë në zënkën e tyre të madhe, ku edhe në rastin e festës së 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit kombëtar shqiptar, nuk pranuan t’i japin as dorën njeri – tjetrit.
Çfarë është kjo “armiqësi” midis shqiptarësh edhe kur bëhet fjalë për fugura të ndritura të Kombit, e cila frymëzon çdo ditë përçarjen brenda unitetit kombëtar nëpërmjet falangave mbështetëse të tyre?
A nuk do të ishte shëmbull i mirë bashkëveprimi i tyre në interes të çështjes shqiptare?
Nëse po, atëherë përse këta dy burra të mençur nuk janë bashkë në shërbim të kauzës së përbashkët kombëtare?
Kujt i shërbejnë “predikimet”, kur sot kemi nevojë për Strategjinë Kombëtare të veprimit?
A vlen kontributi vetjak, kur mbështetësit e tyre ngërthehen përditë më sharje e fyerje, me shkelqime e zbehje, duke dhënë shëmbullin më të keq dhe duke lënë hapësirë për “kokat” e politikës të imitojnë deri paturpësisht vesin e “sherrit” shqiptar?
Gjithçka që ata bëjnë sot veç e veç, është e pamjaftueshme, shpesh dhe e dëmëshme.
Mbi ta shpesh vërrshon mëshira ironike, kundërshtia, deri në përbuzje përçmuese.
Njerëzit që kritikojnë nuk janë shpirtngushtë, por dashamirës të tyre, janë atdhetarë që ju dhëmb shpirti kur shikojnë se sa të përçarë rezultojmë edhe pas një ndryshimi pozitiv në çështjen kombëtare.
Kjo nuk është e drejtë, kur flasim për të administruar mirë energjinë kombëtare.
Kushtëzime dhe ndarje të tilla që cënojnë rëndë unitetin kombëtar nuk kanë vlerë.
Ideologët e kulluar dhe të pazot, që tentojnë të trasformojnë idetë në veprim, janë konsumatorët më të mëdhenj të kohës tonë të çmuar.
Pse na e bëjnë këtë “dhuratë” në një kohë të vështirë?!
Ata në këtë kohë nuk vlejnë, nëse “argumentet filozofike” çojnë në rrugë të mundimëshme, duke larguar njerëzit nga horizonti i ideve raçionale alternative fitimprurëse në planin kombëtar.
Për këtë në përvojën kombëtare, tashmë jemi bindur nga çfarë kemi pësuar.
Nuk kemi pësuar pak, siç po vazhdojmë të pësojmë edhe sot nga mungesa e edukimit patriotik dhe të rritjes së vlerave të ndërgjegjes kombëtare, pasojë e politikanëve që nuk reflektojnë atdhedashuri në misionin e tyre.
Tentativa për të dalë në krye të opinionit qytetar, me ide “të peshuara mirë”, nën hijen e faktorit ndërkombëtar, përpjekjet e stërmundimëshme “të netëve të gjata pa gjumë”, leximit të mijëra faqeve, duke nxjerrë nga truri ide dhe teori të pazbatueshme, nuk vlejnë as për individin e as për Kombin.
Ja një shëmbul, tjetër!
Arësyeja, pse ushtarët e Napoleon Bonapartit tregonin fanatizëm në respekt të figurës së perandorit, ishte sepse ai, “ishte gjithmonë atje ku duhet të ishte”.
Ai nuk i jepte shumë rëndësi ndjenjës të të qenit perandor, por aktit të veprimit në interes të perandorisë dhe të Fancës, që e bënte atë shumë të vlefshëm për ushtrinë e tij.
Ky është një mësim në vlera historike.
Koha ç’vlerëson gjithçka që nuk i shërben përspektivës.
Koha vë në provë dhe balancë idetë racionale me “idetë gjeniale”, dhe jep pa kursyer notën e miratimit, në admirimin e ideve që çojnë në rrugët e zgjidhjes.
Kujt tia japim ne shqiptarët pa limit këtë admirim?
Kujt, kujt?!
Faleminderit.
Sulejman Abazi (NESHAJ)

Fotografia e Sulejman Abazi