Plaku i moçëm çam u ngrit që me natë
Vuri kollaron e veshi kostumin e ri
“Do iki -i tha të shoqes-Do shkoj në Filat”
E shoqja e pa e shetësuar e plot habi.
” Ku do shkosh o plak..më thuaj ta di
E kush të lë ty të kalosh në kufi.?”
“A moj plakë..këtë herë asnjë dot s’më mban
Po na ka ardhë Çamëria ..aty në Tiranë..
Kanë prurë gurë ka Filati ,,prej vëndit tënë
Ata gurë që kanë shkelur babë edhe nënë
Mund t’i kenë marë ata gurë edhe prej shtëpisë
Do shkoj t’i ledhatoj gurët e Çamërisë.”
“Prit o burrë-tha plaka -po vi edhe unë
Nuk jam çame po Çamërinë e dua shumë.
Fëmijtë e mi kanë gjak çam
Pastaj…Çamërinë e kam e dhe unë vatan.”
“Hajde të të puth o plakë, gushën edhe sinë
E të shkojmë në Tiranë ,të puthim pak… ÇAMERINE !”