JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!![PJESA E PARE] Nga Sulejman Abazi

JO KËSHTU MORE BALLKANAS TË PAGDHËNDUR, JO!!
[PJESA E PARE]

Do ta filloj këtë analizë politike me një ngjarje të dhimbëshme që ka ndodhur kohë më parë në trojet shqiptare. Pse e zhdukën Ukshin Hotin?!
Tradhëtia dhe shitja e tij nga spiunët në shtetin kriminal të Serbisë, ka bërë që sot për të nuk gjendet asnjë shënjë, të paktën të ketë një varr, ku njerëzit qoftë dhe në aspektin human, të vendosin një tufë me lule.
Ai u bë shpresë për njerëzit e shtypur, zgjoi shpresën e organizimit kundër shtetit okupator, hodhi sytë nga shteti amë, duke dhënë shpresën e bashkimit.
Ai kuptoi se brenda shqiptarëve në trojet nën ish Jugosllavi, nuk kishte rrugë tjetër, veç rrugës së luftës së armatosur për të shkatërruar sistemin dhe prangat e robërisë. Ai me kurajo atdhetare denoncoi tradhëtinë dhe politikën antishqiptare në Serbi.
Ai bëri thirrje drejt luftës për Ribashkim Kombëtar dhe në mënyre filozofike shpjegoi rrugën drejt Lirisë. Ai ishte një nga prurjet më pozitive të kohës brenda gjenezës shqiptare dhe forcat e errëta të krimit politik shtetëror të Serbisë e zhdukën.
Antishqiptarët u tmerruan prej tij dhe kauzës që ai përfaqësonte. U tmerruan nga struktura që filloi të funksiononte, si një detashmënt i ardhshëm i udhëheqjes politike të luftës së armatosur. Prandaj e zhdukën këtë filozof shqiptar të kohës moderne, Ukshin Hotin. Zhdukja e Ukshin Hotit dhe shumë atdhetarëve të tjerë, janë produkt i tradhëtisë dhe pjesë e tradhëtisë kundër Kombit Shqiptar.
E fillova këtë analizë politike me Ukshin Hotin, jo rastësisht. Midis nesh sot ka një problem madhor, tepër madhor, që ka çuar në situata të papranueshme gjendjen në trojet shqiptare, e cila po imponon çdo ditë të ulim kokën poshtë, të ndihemi të përçarë, të injoruar, të nëpërkëmbur, të prapambetur në zhvillimin tonë kombëtar.
Çfarë po ngjet me shqiptarët, pse kemi rënë kaq poshtë, pse po harrojmë kaq shpejtë tragjeditë dhe kujt ia kemi besuar fatin dhe jetën tonë, kujt ja kemi besuar Shqipërinë? Kush mbijeton dhe kush fyhet e rënohet në politikën shqiptare?!
Edhe pse lëvizjet kombëtare në tre dekadat e fundit kaën sjellë prurje të karakterit historik, ende shumë dyshues në vetvete po kuptojmë se shpesh ndihemi të tradhëtuar dhe të braktisur.
Tradhëtia mbetet termi më i anatemuar, duke marrë terren çdo ditë në mënyrë agresive Brenda opinionit shqiptar. Këtë e dëgjojmë të amplifikohet në të gjithe hapësirën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Me ose pa dashje po i japim çertifikimin e një fenomeni tipik ballkanas brenda nesh, që po shkakton kaos social dhe politik, po ushqen përçarjen dhe thërrmimin kombëtar. Sa është e vërtetë kjo, të mos hidhemi në hamëndësime, por në analizën konkrete të fakteve dhe ngjarjeve, të cilat kanë protagonist njerëz të shtetit dhe të pushtetit, të cilët me vendimarrjen e tyre kanë shpenzuar shumë energjinë kombëtare pa efektivitet.
Shkurt, sot tradhëtia është e ulur këmbëkryq në instirucionet tona përfaqësuese, në mes të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit. Më hapur nuk ka se sit ë shprehet në dimensionin e veprimit dhe të denoncimit të saj.
Verbëria dhe naiviteti i shqiptarëve që e mbajnë në këmbë dhe gjallë akoma këtë kastë politike të paaftë në emër të shtetndërtimit, është pasojë e një propogande të shfrenuar dhe shumë dinake që vazhdon të bëhet nga njerëz shqipfolës, të mirëpaguar, të kapur me kohë, që e trashëgojnë antishqiptarizmin në mënyrë rezidente brenda familjeve dhe fiseve të tyre.
Nuk po ndikohemi nga “teori konspirative”, por mbështetemi në analizën e ngjarjeve dhe fakteve, të cilat e kanë çuar me dashje disa herë Shqipërinë në buzë të greminës. Këtë situatë nuk ka forcë dhe argument ta mohojë askush.
Zërat e përgjegjëshëm brenda kombit ka kohë që kanë filluar të japin alarmin, të denoncojnë krimin, korrupsionin politik dhe moral, shitjen e interesave kombëtare dhe të vënë gishtin në plagë, të thonë të vërtetën në rrugën e zhvillimit kombëtar.
Ka kohë që po jepët alarmi, por zëri i arësyes veç përballjes me bunkerizimin e sistemit mediatik, po befasohet me mosdëgjimin, verbërinë, varfërinë dhe mizerabilitetin e një jete qeni, përballë një klase politike agresive, dashakeqe, konfliktuale që e ka zhytur popullin në mjerim dhe qorrsokak.
Përgjegjësinë më të madhe në situatën e vështirë kombëtare e kanë intelektualët shqiptarë, ata të ashtuquajtur “njerëz të ditur”, që edhe pse mund të jenë të tillë, janë stepur si frikacakë, egoistë, idealistë primitive dhe po dëshmojnë se në Shqipëri inteligjencia ka falimentuar.
Ata duan të ndryshojnë dhe të dalin në krye, atje ku i kërkon antitradhëtia, por nuk po guxojnë. Edhe një akademik (R. Q.) që guxon të denoncojë, po e kryqëzojnë në mënyrën më të poshtër, pa menduar që dëmin nuk ia bëjnë akademikut, por interesave kombëtare.
Të ruash emrin tënd sot vetëm për ego intelektuale dhe të mos përfshihesh aktivisht me kurajo në valët e luftës së egër dhëmbë për dhëmbë me armiqtë e kombit, nuk është mençuri intelektuale, por burracakëri, falimentim, përçmim i vetvetes…………….
[Vazhdon]
Dr. Sulejman Abazi [NESHAJ]