VEPRIMET DHE PASOJAT E POLITIKANËVE TANË..!
Çfarë e bënë këtë politik të pazakonte dhe kaq të dhunshme për kombin.
Për të pasur një ide se si trajtohet populli shqiptar nën regjimin e sotëm shqiptar mjafton të sjellim këtu qëndrimet e mbajtura me serbinë, Malin e zi dhe Maqedoninë. Asgjë s’mund të mbetet e panjohur, ashgjëja s’i lejohet të mbetet e panjohur dhe misterioze.. Rrënjët dhe e gjithë subtanca e dallavereve, gjithçka në gjithçka duhet të bëhet e kuptuar për popullin…
Kësisoj i pati duart e lira për të kthyer rishtash në pushtet ish bashkëpunëtorët e vet, bashkëfajtor në të gjitha krimet shëmtuara të korrupsionit të kryera në Dardani qysh kur erdhën në fuqi kjo klasë politike. Shumë shqiptarë që mbahen si persona të matur e kanë mbyllur gojën dhe flasin vetëm për të “arriturat e mëdha në ekonomi dhe në marraveshjetë me serbinë”. Kudo heshtje varri, e gjithë kjo sepse ka shqiptarë të liq, të paditur e të pamoral, që janë gati të raportojnë fjalët e çdo shefi e madje t’i firmosin ato si t’ju pëlqejnë atyre shefave.
Sot vendi ynë i është nënshtruar më shumë se kurrë zgjedhës së tiranit. Kjo kthesë e befasishme e politikës së Brojës e Prapashticës është sheshazi një sfidë që i bëhet kombit të tyre, i kërcnuar në pavarësinë e tij. Është pikërisht kjo sfidë zanafilla e pushtimit të pushtetit së fundit dhe e pasojave që do ta ndjekin këto politika të mbrapështa. Të më falet, si një gjakovar i vjetër që nuk mund të shmangi këtë turp nga “frika” për të thënë fjalën timë për mjeshtërinë e pushtatarëve e të bërit interpretime antikombëtare, por ajo sjellje e tyre “normë e natyrës së analfabetëve”, për të cilën këta na flisnin me krenari për shtrembërimin e fakteve, sikur çdo gjë fillon dhe mbaron më ta..!
Tendenca e kësaj klase shqiptare në politikën e jashtme është ajo e mjeshtërisë e… “Çlirimitnacional”. Ç’është mjeshtëria e Çlirimitnacional me zajednicë brenda? Kjo është një pyetje së cilës t’i japim një përgjigje menjëherë, a priori. Është një pyetje së cilës më parë t’i përgjigjemi, lyp disa analiza e shpjegime rrethë themelimit Kuvendit Mbarëkombëtar.
Në rrethanat gjeopolitike kur shqiptarët janë të ndarë në pesë shtete dhe të shpëndarë nëpër botë, si rrallë ndonjë popull tjetër, themelimi i Kuvendit Mbarëkombëtar është një domosdoshmëri dhe akt i parë i institucionalizimit të vullnetit kombëtar. Kuvendi Mbarëkombëtar do të ishte një institucion i përqendrimit të të gjitha forcave mendore, morale, politike dhe shoqërore të botës shqiptare për bashkërendimin dhe bashvëprimin kombëtar.
Kuvendi Mbarëkombëtar do të intitucionalizohej mbi parimin e përfaqësimit përkatës të strukturave shtetërore, partiake, institucionale, rajonale e të diasporës, ndërsa organe drejtuese do të kishte Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.
Kuvendi Mbarëkombëtar do të ishte institucion i vetëdijës më të lartë kombëtare e historike, që do të miratonte edhe programet kombëtare dhe do të sendëtonte format e integrimit shpirtëror, kulturor, moral, politik e ekonomik deri në njësimin e plotë kombëtar.
Kuvendi mbarëkombëtar do të ishte edhe institucioni më i lartë moral i pajtimit dhe të bashkimit kombëtar, i mirëkuptimit dhe i marrëveshjes kombëtare për çështjet me interes mbarëkombëtar, sepse pa u marrë vesh sot me vetveten nuk mund të merremi vesh as me botën. Kështu Kuvendi Mbarëkombëtar do të forconte përbashkësinë tonë kombëtare dhe pozionin tonë ndërkombëtar.
Duhet mbeshtetur iniciativat politike dhe angazhimet diplomatike të intelektualëve për një konferencë ndërkombëtare për çështjen shqiptare. Shqipëria etnike është një realitet historik, që s’mund ta mohojë askush, sepse ka njësinë etnike, historike, gjeografike e kulturore.