LUFTËTARËT E LIRISË. Nga Afrim Caka Gjakove.

LUFTËTARËT E LIRISË

Të metat e luftëtarit pozitiv duhet të jenë të atilla që të mos ulin vlerën kryesore pozitive të luftëtarit.
Luftëtarët e lirisë nuk ndahen në pozitivë dhe negativë, ata janë edhe kompleks. Tema e luftës. Është temë aktuale. Në qoftëse se ne nuk e konsiderojmë kështu, atëherë ne do të frenonim trimërinë e tyre në letërsi, ndaj të cilëve u jemi borxhlinj. Letërsia gjithmonë e ka zbukuruar shqiptarin, sepse i ka kënduar heroizmit dhe trimërisë tyre.

Dua të je mi sinqertë: kisha kënaqësi por njëkohësisht detyrim ndaj luftarëve të lirisë, që vizituan “Shoqatën e ish të burgosurve politik 143 + 2 të Gjakovës”. Pra, nisur nga ky takim, është vënë edhe tituli i këtij shkrimi. Më pak fjalë, titulli është vënë në varësi të përmbajtjes së tyre dhe jo për lokalizëm, ose me ndonjë kuptim tjetër që mund të mirret dhe që është bër shpesh arsye për sulme, ofendime etj. Pasi në këtë shkrim figurojnë emrat tri figurave madhore luftarësh e atdhetarësh, si dhe çfarë përmbajnë në vetvete, në të vërtetë, këta luftëtar të lirisë?
Në parantezë, desha t’ju sqaroj se: jo vetëm shkrimi që i dërgohet lëxuesit, më konkretisht tek përmbajtja e tyre, pasi që luftarët e lirisë është edhe esenca e gjithçkaje që po flasim. Pra, çfarë përmbanë shkrimi dhe çfarë lidhje kanë ata personalisht me atdheun?
* * * *
Ka qenë piksynimi im në këtë shkrim të gjejë një interpretim të mendimit që nuk përplaset me logjikën, e konsideruar si një e dhënë primare e shpjegueshme, por respektoj nevojën e dhënë primare të saj kombëtare si diçka në thelb aktive dhe konstruktive për historinë tonë.
Unë kërkojë nga historia shqiptare dhe pikërisht nga koha e kaluar, por edhe nga koha e tashme, si rrjedhim një histori që parathuhet për “Luftarët e Lirisë”. Një vëzhgim tjetër i imi, përseri, më detyron t’i japë rëndësi të madhe veçmas këtyre burrave, mes veçorive të zingjirit patologjik të ngjarjeve në Dardani dhe gjendjes së vetëdijes sonë kombëtare në përgjithësi.
Ndjenjatë e juaja janë të afërta me vetëdijën kombëtare. Unë e kam pritur të pamundurën nga ju, unë ju them: “Jeni luftarë të lirisë”. Këte ju e bëtë. Tani për tani ju bëtë vetëm një gjë – kaluat nga ndjenjat, deri tek sakrifica sublime. Atëherë për ju ishte shumë e lehtë të kaloni nga ndjenjat tek sakrifica sublime… Ju lumte!
Të mos pranojmë pozitën e viktimës dhe të kritikojmë hapur ata element që nga pozita e tyre, mund të themi armiqësore, kërkojnë të hedhin në pasivitet këta luftëtar.

Çfarë duhet të mësojmë nga këta luftëtar, nocionin e vetëdijes kombëtare? Faleminderit Nexhmedin Mustafa, Ali Jonuzi dhe Sheremet Halili që na bëtë të ndihemi krenar me Ju. Natyrisht, ashtu ishit dhe kështu mbetën njerëz të mëdhenj e të thjeshtë. Ndjenjë krenarie të ngjallet sapo i zë në gojë këta heronj. Nga përvoja historike; çdo armik gjen fundin kur ka hyrë në këtë tokë. Dihet që këta luftëtar të lirisë nuk bien kurrë në gjunjë. Këta burra të Malësisë, ishin luftarë të shquar të Lëvizjes kombëtare, të cilët me pushkën majëkrahut luftën kundër pushtuesve sllav për një Dardani e Shqipëri Etnike:
“Burra, erdhi koha të lidhim besën, të rrokim armët e lirisë e ta bëjmë dekën si me le!”.
Në Drenicë po ndjehej era e luftës. Po Nexhmedini, Aliu dhe Sheremeti e ruanin gjakftohtësinë, që të kishin edhe vetëkontrollin, po bënin përgatitje serioze për t’i dalur zot atdheut. Është si një çështje që u shfaq si një sfinks përpara popullit shqiptar. Kështu vazhdon ngjarja, por pa mëdyshje tani. U nisen të gjithë në luftë. Ashtu i ishin të porositur nga bac Shaban Polluzha, Adem Jashari dhe trimi me namë Tahir Meha, triumf moral mbi armiqtë, të cilët dikur i kanë mundur me armë. Por lufta i ka kushtuar shtrenjtë popullit tonë. Ajo ka lënë plagë kudo, edhe në këtë liri pas njëzet vjetësh.
Dhe në qoftëse se deri më tani luftëtarët e vjetër nuk u lëkunden mbi bazamentet e saja dhe sot i shohim një pjesë e madhe e qeveritarëve injorantë u lëkunden ose kanë frikë, kjo ndodh sepse ajo humbet gjithmonë e më tepër të cilëve populli nuk u bësonë deri më tani dhe kur shqiptarët do i humbasinë ato fare, detyrimisht trojet e tyre. Madje, këtu kemi të bëjmë edhe me një mendje jo normale, me njerëz jo normal duke bërë hapa politikë që nuk është dashur t’i bëjnë.

Trimëria dhe burrëria shqiptare nuk janë gjëra të reja. Ato kanë qenë me famë nëpër shekuj, jo vetëm në çerdhen e shqipeve, por edhe përtej kufijve të atdheut, sidomos në Shalën e Bajgorës etj. E pra këto trimëri u konfirmuan edhe një herë me madheshtinë e tyre më 1999, në luftën heroike, të cilët, e shpëtuan atdheun nga sundimi sllav dhe iu bashkua gjirit të atdheut.
Në Dardani, robëritë kanë qenë veçanarisht të gjata. Kjo kohëzgjatje ishte, me ç’dukej, kufiri kur robëria, më shumë se jetës, niste t’i ngjante mesjetës, kur agonia e Dardanisë po vazhdonte prej javësh, muajsh e vitesh, tingëlloi në veshët e popullit tonë si ora e fundit e jetës kombëtare.

te pushtetarët atëherë kur kërkohej forcimi i energjive të venitura kombëtare, nuk u treguan në lartësinë e duhur të misionit të tyre. Në një kushtëzim të tillë, të luftoje me te, ishte sikur, nga gjithë testamentet, të kryeje atë më të pamundurin. Për fat të keq, cenimi do të ndodhte shumë kohë më pas me vajet serbe. Të tjera lufta ishin bërë e vazhdonin ende nëpër pllajat e Drenicës. Një pjesë ishin mbuluar si me mjegull, ku shpesh nuk përcaktohej as gjëja më e dallueshme në një luftë, fitorja apo humbja. Fitorja gjithsesi!

Në një periudhë tragjike kur atdheu ynë ishte shtrirë në sallën e operacionit dhe mbi trupin e tij bëheshin kombinacione e pazarllëqe për të kënaqur çakejtë sllavë të Maqedonisë, Sebisë dhe të Malit të Zi që kërkonin të shqyenin copa nga trualli ynë kombëtar, degjeneroi në një treg oriental skellevërish ku trojet shkëmbeheshin si kope bagëtish. Luftëtarët e Lirisë nga Shala e Bajgores kishin arsye që ta gjykonin të siguruar fatin e atdheut nga çdo rrezik i brendshëm dhe i jashtëm që prekte indipendencën dhe tërësinë tokësore të tij.
Për këtë arsye patriotët si Nexhmedini, Aliu dhe Sheremeti që të tre nga regjioni i Shalës së Bajgorës, që morën pjesë në menyrë vullnetare në lëvizjen kombëtare. Ky është vendi i heronjve Shaban Polluzhës, por edhe fotresa natyrore për kordhëtarët e lirisë, bash si Drenica për Azem e Shote Galicen, Tahir Mehën, që u vranë e u pren për liri e flamur. Prandaj le të shërbejnë si rreze drite në shërbim të së vërtetës.

E përqendruan kujdesin e tyre, jo aq në relatat e shtetit Dardanë me botën e jashtëme sesa çështja e brendëshme e tyre, për të siguruar çlirimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit me hapa të shpejta. Nexhmedini, Aliu dhe Sheremeti duke mos harruar se detyra e tyre kryesore ishte mbajtja gjallë e Dardanisë, barrë e cila tani e tutje ra mbi ta, të cilët nuk ishin vetëm bashkluftarë të Adem Jasharit por mbi të gjitha edhe luftëtar për një Shqipëri Etnike.