NUK BËHESH DOT GJUETAR I MIRË ME PUSHKË TË VJETËR.. Nga Afrim Caka Gjakove

NUK BËHESH DOT GJUETAR I MIRË ME PUSHKË TË VJETËR

Shkelqesisë së tij!
Zotni President

Një dërprerje e çuditëshme e energjive kombëtare e nacionaliste pas luftës… Kush mund të imagjinonte nje shtet Dardanë të bazuar në idetë e një dinastie pronto të lodhur e të degjeneruar?
Dardani, or tungjatjeta, të kanë ngatërruar shumë.
Gjëmë e shkuar gjëmës.
S’do mend që Dardaninë e duamë të gjithë.

Në rrethanat e sotit pohuam se ju president i Dardanisë nuk i përmbushet si duhet detyrën e tuaj si “luftëtar dhe si politikan” gjatë dhe pas luftës në Dardani, mungesa e entuziazmit nacionalist dhe të bashkëpunëtorëve të tuaj shpjegohet me antagonizmin politik midis shqiptarëve e serbo-malazezëve, çështje që u panë shumë herë në ditët e sotit, mungesa pothuaj e plotë e trimërisë, nacionalizmit shqiptar në fushën e nderit në Bruksel nuk mund të përligjet në asnjë menyrë.
E kishte ndjellë me zgjedhjen fatale, të verbonte më në fund një popull të tërë. Tani më dukej se gjithë jetën s’kishte bërë gjë tjetër veçse i qe shmangur njëjësimit të Atëdheut… domethënë katastrofës kombëtare. Kush do të duhej, sipas mendimit tënd zotni President, kush do të duhej të ishte i pari përveç teje në këtë betejë dramatike që u zhvillua dhe që po zhvillohet që duhet të shkojë përpara në tokën shqiptare. Unë mendoj se këtë punë do të duhej ta bëje Ti Hashim. I pari. Dhe jo të ndodhte kjo që ndodhi.

Zor se mund të ketë një periudhë tjetër në historinë e Dardanisë, si ajo e kohës së sundimit sllavë, në të cilën historianët serb dhe disa politikanë e hoxhallarët shqiptarë të kenë nxirë dhe shtrembëruar kaq shumë historinë tonë. Politikanshkruesit falsifikatorë markësistë të mbështetur mbi arsyen e qëllimin e partisë-shtet, që organizonin luhatjet e shqiptarëve dhe të besimtarëve fetar, që cungonin forcën krijuese nacionaliste, madje të amputonin një kultur të huaj dhe konfliktin e ideve partiake, që ta sakatonin historinë, që t’i shkëpusnin copat të reja teritoresh për t’i përdredhur faktet historike, përgojuatë të gjithë ata që bënë historinë para jush, posaqërisht patriotët luftarë të shekullit të kaluar dhe patriotët intelektual Dush Kusarin, Enver Hadrin dhe vëllezërir Gërvalla e Zeka, të cilët sakrifikun çdo gjë edhe jetën për ta’ia blatuar mëmëdheut gjakun e tyre.
Ky trajtim i trashigimisë sonë mbaskomunizmit përmes logjikës formale e të mbyllur dhe rastësisë, ju synoni të copëzoni rolin e tyre që t’ia vishni vetes, apostullit të antishqiptarizmës së PDK-ës, heroit të gjymtyruar për *antonimi* dhe partisë-shtet si krijues të historisë sonë tw re moderne.

S’jam aspak i mendimit që të fshihen ose të justifikohet ngritja e një muri të gjatë dhe rrënimi i tij… ose të justifikohen mungesat e aftesive politike e kombëtare dhe shoqërore, si vetjake dhe partiake, qofshin ato edhe të tilla që të t’ju vijë turp si shqiptarë. Po në të njejtën kohë uzurpuesi ka për detyrë, aq më tepër kur një president që nuk është nacionalistë, për të vërë në dukje, në të gjithë shkëlqimin e tij si “intelektual dhe politikan guximtar” e jo përulës e servilë përpara sfidave, ngjarjet me rëndësi kombëtare e historike, që kanë pasur një tingëllimë të madhe në botë ngritja e një muri dhe rrënimi e tij???
O Përndi! Deri kur ne duhet të kapërdijmë këtë llojë Presidenti që bënë politikë me dy lloj fytyrash!

Para pak kohësh, u njoftua zyrtarisht shpallja e juaj, gjegjësisht Hashim Thaçit, President i Republikës së Dardanisë, si mbret i kësaj anë të shqiptarëve, unë si një gjakovar me banim në Gjakovë, ju drejtohem me një letër të zjarrtë kundër kësaj padrejtësie të re e këtij uzurpimi të postit të Presidentit që ka për ta rënduar akoma më shumë gjendjen e lemerishme të krijuar në Dardani nga ana e partisë suaj!
Shpallja e vetes mbretëri ne nuk na besaoi, pasi kishim kohë që e kishim parashikuar, sepse një gjë e till përputhet me planet e një “organizate pronto” në Dardani dhe me klauzalat e fshehta të Paktit të Isa Mustafës e disa sahanlëpirës të deputetëve.

Ajo që ne e shohim çdo ditë si një fyerje të madhe për gjakun e derdhur dhe për denjitetin kombëtar është pamaturia e “Hashim Thaçit, president”, që kërkonë me paskrupulli e dredhi të përligjë e të legalizojë faqen e zezë të demarkacionit me Malin e Zi (duke harruar të gjithë atë detë, qytete e fshatra të pafundë që i aneksoi me dhunë me ndihmen e Fuqive të Mëdha (Evropës kurvë) dhe të gjitha ato krime që malazezët i bënë në luftën e fundit…
Populli shqiptar nuk iu bë asnjë kumtim zyrtar për ndryshimin e formës së rezhimit dhe të politikës së jashtëme. Shtypi, është dhe nuk është i lirë, aq që e zënë fare në gojë gjendjen e disa mediave që e bëjnë punën e argatit. Për ta friksuar sa më tepër popullin shqiptar dhe deputetët, duka ia njohur ndjenjat armiqësore kundër tyre, dhe për ta terrorizuar opozitën, uzurpatori i presidencës stisi një seri rrahjesh e arrestimesh kundër protestuesve. Shume të pafajshëm u dënuan me burgim. Patriot të tjerë u arrestuan me akuzën për prishje rendi dhe qetësisë dhe janë nënshtruar proceseve gjyqësore.

Populli shqiptar, duke e parë se zgjedhja e presidentit ishte thjesht një komedi për të hedhur hi syve opinionit publik të mbrendshëm dhe të huaj. Të gjitha këto ngjarje tragjikomike u zhvilluan para syve të përfaqësuesve të huajë. Ndërsa shtypi i vendit shqiptar, nën urdhrat e autoritetit absulut, uzurpatorit të gjithëfuqishëm, i njohën botës se skeptikë e lakuriqe se Hashim Broja u shpall MBRET me miratim jo të njëzëshëm të deputetëve. Të shtrembërosh të vërtetën deri në këtë pikë për të mashtruar opinionin shqiptar nuk i shkon aspak për shtat një qeverie të një kombi të përgjumur.
Këtyre arsyeve të rendit moral u duhet shtuar edhe ato të rendit ekonomik e financiar të shkatrruar deri në kolaps, që e bëjnë gjendjen e popullit të padurueshme dhe do të shtyejnë shpejt a vonë të kryej “akte të deshpruara”. Trazirat e revoltat, herët a vonë, do të jenë pasojat e pashmangëshme të regjimit të sotshëm, por ato do të kërcnojnë edhe ekzistencën e popullit shumicë shqiptar në Dardardani e më gjerë në të gjitha trojet shqiptare.

Uzurpatori apo diktatori nuk bënë asgjë pa parë interesin e tij dhe të shokëve të tij për t’u bërë edhe mbret e një province andej nga Broja dhe kur të vie çasti do ta përdorë forcën e tij për të arritur edhe qellimet e tija në Dardani, dhe “diktatori”, krijes servile, nuk mund t’i refuzoi asgjë me turkut, shkjaut, malazezitë e maqedonit…
Nga të gjitha pasurit që ka pasur Gjakova dhe Dardania, vendit tonë i kanë mbetur tashmë vetëm hajdutët, populli dhe toka e djerrë. “Hajdutët” i kanë përqendruar të gjitha forcat e tyre në blerjen e toka pjellore duke i shndërruar atë në ndërtime pa leje, me synimin për ta kolonizuar vendin dhe për ta përpirë shqiptarin deri në palcë.
Prandaj i këkrojmë më ngulmë që të heqni dorë nga kjo politikë dy fytyrëshe dhe antikombëtare.