Qeveria shqiptare po shkel haptazi kushtetuten !!!

Gabimin  më të madh historik që është duke bërë Shteti Shqiptar, është mos pajisja me pasaporte shqiptare të shqiptarve ne ballkan si Maqedoni, Kosove, Mali të Zi, Presheve etj. Kujt i sherben ky veprim ?!

Duke mos bërë këtë Qeveria shqiptare po shkel kushtetuten e vëndit dhe po diskriminon shqiptarët ne Ballkan!

Të gjitha vendet tjera fqinje  në ballkan kan nga dy palë pasaporta.

Bullgaria ka pajisur me pasaporte sllavo-maqedonasit, Greqia qipriotet dhe cdo minoritet të saj, Serbia serbet e Bosnjes dhe Kosovës, Kroacia kroatet e Kosoves dhe të Bosnjës, Ruamania poashtu.

VETEM SHQIPERIA si gjithmon e fundit ,apo dikujt nuk i intereson kjo e drejte qe i takon cdo shqiptari ne baze te kushtetutes ne fuqi … Cfar dhe kush fshihet pas ketij veprimi anti komb ?!!!! Përse   nuk po  i pajis me pasaporte shqiptare, shqiptarët në Kosove, Maqedoni dhe Mal të Zi apo Presheves ?!

Kushtetuta Shqiptare e percakton si detyrim dhenien e pasaportave për gjith njerëzit me etni shqiptare ku do që jan ata, Pse nuk reagojn mediat për këtë, pse nuk i pyet njeri qeverine dhe parlamentin shqiptare? Pse SHQIPERIA nuk  po  i pajis shqiptaret me pasaporte?

A ka dikush t’i shkruaj Kryeministrit Edi Rama për këtë punë??  Koha nuk pret shqiptaret duhet ta realizojne kete te drejte legjitime per vellezrit e vete ,perndryshe do te zvogelohen deri ne asimilim dhe historia do te mallkoje te gjith ata qe kane nje mundesi te tille dhe e zvarisin apo se zduan ta bejne … Si axhiqamilistat e koheve moderne…