Zhvillon punimet koferenca e Monarkisteve Mirdite..

DEMOKRATET RIGJEJNE VETEN TEK MONARKISTET,
ISH KREU I PD GJON NDOJ ZGJIDHET KRYETAR I PLL MIRDITE.

ILIRIA TV

Me datën 15. 11. 2014 rreth orës 10:30 Partia ”Levizja e Legalitetit” Mirditë zhvilloi Konferencën e Saj të VI në qytetin Rrëshenit.
Organizuesi kryesor ishin zFoto delegatet

Foto Gjon10806900_337109006472448_1671297266_n Mark N Deda dhe z. Xhovalin Kacorri që u caktua nga PLL që të merrej me zhvillimet e kësaj Konference, por fatkeqësisht gjeti pengesa të shumta nga Administrata Shtetërore.
Gjithëcka ishte premtuar që zhvillimet e Partisë ”Lëvizja e Legalitetit” për Degën Mirditë do organizoheshin në Pallatin e Kulturës Rrëshen, në momentin e fundit ju erdhi një përgjigje refuzuese, kështu që Monarkistët Mirditorë gjetën mbështetje nga pronari i Lokalit ”Internacional” për të zhvilluar punimet e Konferencës.
Të ardhur nga Tirana ishin Kryetari i PLL z. Sulejman Gjana me disa përfaqësues të tjere të kësaj Partie që u pritën shkëlqyeshëm ngë Monarkistët Mirditorë.
Në momentin që ishte Himni i Flamurit u ndërpre Elektriciteti, dhe për të risjellur në normalitet situatën, Monarkistët Mirditorë vendosën Gjenerator, pas Himnit të Flamurit kurë po mbaheshin fjalimet e rastit ndërpriten nga disa përsona që hyrën në ambjentet e Lokalit që po zhvillohej mbledhja me qëllim për të sabotuar zhvillimet e Konferencës.
Pas shumë debateve dhe me qetësi Monarkistët Mirditorë arritën të shmangnin incidentet e organizuara nga vetë Shteti për të prishur këtë Konferencë.
Fjalën e Mori z. Sulejman Gjana Kryetar i PLL i cili shprehu angazhimin e tij për forcimin e PLL në Mirditë dhe vlerësimin e figurave të Mirditës që për më shumë se 70 vjet janë lënë në harresë.
Pastaj dhe z. Sadedin Balla në fjalën e tij i cili falenderoi Mirditorët që me gjithë përndjekjen sitematike që kaluan, mbajtën idealin e tyre Monarkist, duke sfiduar një regjim më të egër që ka njohur Europa Lindore.
Fjalën e rastit e mori ish Kryetari i PLL Mirditë z. Gjet Përndoi i cili mbetet si një pishtar i kësaj Partie në Mirditë që e mbajti gjallë që nga fillimet e vitit 1990 dhe shprehu një krenari që po shikonte në radhët e kësaj Partie prurje nga radhët e PD-së, gjithashtu përmendi dhe mungesën e ish Kryetrat të FR PLL Mirditë z. Leon Molla që ishte i pari Kryetar i Forumit Rinor i zgjedhur në vitin 2003 deri në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë Forumi ishte pa një Kryetar të Ri të Forumit Rinor për Degën Mirditë.
Shprehu mendimin që pas zgjedhjes së Kryetarit të Ri të PLL Dega Mirditë të fillonin menjëherë punimet për zgjedhjen e Kryetarit të FR PLL Mirditë pasardhës i z. Leon Molla që të bashkonte rininë Mirditore në PLL.
Me gjithë provokimet dhe presionet që përsona të Shtetit ushtrontin jashtë ambjenteve që zhvillohej Konferenca e PLL Mirditë arritën të përfundojnë Konferencën me zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Komitetit Drejtues të PLL Degës Mirditë.
Kryetar i PLL zgjidhet Gjon Ndoj ish Kryetar i PD për Mirditën dy mandate radhazi, grevist i Studentëve të ’90-tës si dhe i sukseshshëm në kohën që drejtonte Partinë Demokratike në Mirditë.
Poashtu u zgjodhën Anëtarët e Komitetit Drejtues të PLL si Gjet Përndoj, Xhovalin Kacorri, Petrit Jushi, Tom Biba, Luigj Malshi, Anton Cupi, Preng Lala, Glorian Ndreu etj.
Monarkistët Mirditorë megjithëse ishin nën presionet psikologjike nga ana e Shtetit Shqiptarë përfunduan punimet me sukses duke sjellur pranë vetes figura të reja dhe të rëndësishme të Mirditës që do i japin fytyrë të re Partisë ”Lëvizja e Legalitetit” Mirditë.
Foto Lokali