Zhvillohen ritet fetare te dt 6 Janar. Besimtaret beratas sfidojne temperaturat e ulta duke u hedhur ne ujrat e ftohta te lumit Osum . Nga :Dhimiter Rrera.

Berat. Zhvillohen ritet fetare te dt 6 Janar. Besimtaret beratas sfidojne temperaturat e ulta duke u hedhur ne ujrat e ftohta te lumit Osum ku zhvillohet ceremonia .

Rreshjet e borës kanë zbardhur sot qytetin e UNESCO-s, ku rreshjet e borës që kanë nisur në orët e para të mëngjesit dhe kanë vijuar disa orë duke mbuluar qytetin me mantelin e bardhe qe i shkon per bukuri kesaj dite te shenjte.

Nën rreshjet e borës është zhvilluar sot ceremonia e hedhjes së kryqit të shenjtë, qe perkujton ceremonine e pagezimit te Jezu Krishtit ne ujrat e lumit Jordan .

Ceremonia dhe ritet fetare te  ujit të bekuar për herë të parë pas shumë vitesh janë zhvilluar sot nën flokët e borës, që ka shoqëruar gjithë ceremoninë.

Rritet fetare të kësaj dite kanë nisur në Katedralen e Shën Dhimirtit, te drejtuara nga  At Pteraq Simsia,   më pas korri i kishës i ndjekur dhe nga shume besimtar , ka përshkuar pedonalen për të mbërritur pranë Urës së Goricës, ku është bërë dhe  hedhja e kryqit ne ujrat e lumit Osum qe pershkon qytetin mespermes.

Me gjithë temperaturat tepër të ulëta dhe rreshjet e borës qe kane rene gjat gjithe kohes se zhvillimit te ceremonis nuk i kane prapsur  qindra qytetarë pavarsisht besimit të tyre fetar te cilet kan qene te pranishem duke u  bërë pjesë e kësaj feste.

Një grup djemësh  të rinjë kanë sfiduar rreshjet e borës dhe të ftohtin duke u futur në ujrat e ftohta të lumit Osum për të kapur kryqin e shenjtë qe hidhet nga drejtuesit fetare .

Kesaj radhe i ngarkuar per zhvillimin e kesaj ceremonie ka qene At Kristaqi  i cili hodhi në ujë kryqin e shenjtë nga lartesia e ures se Gorices . Te rinjte besimtar te futur ne uje disa caste para mbritjes se  At Kristaqit ne qender te ures  kan pritur hedhjen e kryqit ne uje dhe me pas e kan kapur ate duke treguar sakrificen e tyre persa i perkete korektesise se besimit fetar qe ata i perkasin.Kesaj radhe kapja dhe nxjerja nga uji i kryqit i ka takuar  te riut  Renato Laska,banor i lagjes Gorice, i cili  më pas ka  marrë bekimin e kishës. Me pas ceremonia vazhdon me ritet e tjera ndersa pas bekimit te mare nga drejtuesit e kishes te rinjte qe sakrifikuan duke nxjer kryqin nga ujrat e ftohta te lumit kalojne ne cdo shtepi te besimtareve ku pergezohen per sakrificen e tyre dhe shperblehen sipas deshires te cdo besimtari.

Kjo ceremoni e fese se Krishtere  Orthodokse zhvillohet percdo vite ne dt 6 Janar . Beratasit e festojne prej shekujsh kete rit duke qene nje nder qytetet me me emer ne zhvillimin e kesaj ceremonie .

Ceremonia e hedhjes së Kryqitë të shenjtë në lum është dita e ujit të shenjtë për të gjithë besimtarët e krishterë, zanafilla e të cilës lidhet me pagëzimin e Jezuit nga Gjon Pagëzori në lumin Jordan.