Zhvillimi i Turizmit të Aventurës, studentët amerikanë vizitojnë kanionet e Osumit.

Per portalin Iliriatv.com nga Berati :miri-diko
Zhvillimi i Turizmit të Aventurës, studentët amerikanë vizitojnë kanionet e Osumit.
Qendra Albania Aventure Resort (AAR), e cila ka nisur tashmë të ndërtohet në Skrapar si një projekt mes partneritetit publik dhe atij privat, synon të jetë lider në zhvillimin e Turizmit të Aventurës në vendin tonë, por dhe më gjerë. Projekti, i cili synon edukimin profesional në fushën e turizimit po mundësohet nëpërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Rafting. Për të parë nga afër punën për ngritjen e kësaj qendre, por dhe për të dhënë ndihmesën e tyre në promovimin e saj kanë qënë dje në Skrapar një grup studentësh amerikan sëbashku me dy petagogë. Për ti dhënë jetë funksionimit të kësaj qendre Albania Adventure Resort (AAR) është duke promovuar inisiativën më të re të quajtur “vullneturizëm”, ku nëpërmjet saj i bëhet thirrje të gjithë të apasionuarve pas sporteve të aventurës që të japin kontributin e tyre në promovimin dhe funksionimin e qendrës.
Një grup studentësh nga Universiteti i Politeknikut të Massachusetts janë të rinjtë e parë që bëhen vullnetarët e promovimit . Ata kanë qënë dje në Skrapar, ku kanë vizituar qendrën, dhe kanionet e Osumit. Duke promovuar vlerat e zonës dhe projektin ambicioz, ata bëhen sot ambasadorët më të rinjë të Shqipërisë në botë përsa i përketë turizmit të aventurës.
Profesor Robert Hersh, shprehet se zona është e mrekullueshme, kanionet janë fantastike dhe se të rinjtë amerikan do të japin kontributin e tyre për promovimin e kësaj qendre. student-a stud-amer
Peter R.Christopher, është një tjetër petagog që është bërë pjesë e kësaj nisme i nxitur dhe nga origjina e tij shqiptare. Ai shprehet se tashmë puna ka nisur të bëhet konkrete, pasi katër prej studentëve po japin idetë e tyre për funksionimin e kësaj qendre, e cila po ndërtohet në një zonë shumë të bukur dhe në një kanion të jashtëzakonshëm siç është ai i Skraparit. Tepër të impresionuar nga zona e Skraparit dhe kanioni shprehen dhe dy prej studentëve.  Vullneturizmi shihet si një kontribut në zhvillimin e sipërmarrjes turistike më inovative dhe miqësore me mjedisin në Ballkan, që integron zhvillimin e aktiviteteve rekreative në natyrë me përmbushjen e qëllimit social për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe fuqizimin e ekonomisë lokale të komunitetit. Albanian Adventure Resort është një qendër që po ndërtohet në një ish reparti ushtarak në Skrapar dhe synon të ktheyet në një qendër shumë funksionale për sportet e natyrës. Studentët e Massachusetts janë të parët të rinjë që po ndihmojnë në zhvillimin e parkut të aventurës, ku do të ndërthuren aktivitete të ndryshme përreth Kanioneve të Skraparit me synimin për t’i mbajtur turistët dhe vizitorët më gjatë në zonë.