Sipas: Gazeta Exspress
Një hulumtim i Institutut KIPRED për “Rolin e religjionit dhe identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit” sjell të dhëna shqetësuese për ndikimin e fesë tek shqiptarët e Kosovës. Sipas KIPRED 37 % e shqiptarëve të Kosovës vetën e konsiderojnë së pari myslimanë pastaj shqiptarë. Ndërkohë që 57 % i japin përparësi identitetit etnik.
Sipas KIPRED paslufta në Kosovë ka shkaktuar një proce të transformimit të pozitës së religjionit.
“Rigjallërimi i islamit në Kosovë në njërën anë u ndikua nga organizatat e Arabisë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik, dhe Turqia në anën tjetër. Gjersa, qëllimi primar i tyre ishte kontrollimi i jetës shpirtërore të popullatës, politizimi i islamit dhe inkurajimi i kundërshtimit të sekularizmit në Kosovë, qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës” thuhet në njoftimin e KIPRED.
Më Poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e KIPRED.
“Çfarë ndodhi me shqiptarët e Kosovës:
Roli i religjionit në identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit”
Ky punim është një hulumtim hyrës që ka për qëllim të analizoj ndikimin e islamit dhe krishterimit në identitetin etnik të shqiptarëve të Kosovës, të identifikojë ndërrimet e identitetit që janë shfaqur gjatë periudhës së shtet-ndërtimit, si dhe të vë në pah implikimet e tyre për të ardhmen e shoqërisë kosovare dhe vlerave të saj. Kuptimi i zhvillimit të natyrës sekulare të identitetit kombëtar shqiptar paraqet pikën fillestare të analizimit të ndikimit të religjionit në ndërrimin e identitetit etnik të shqiptarëve të Kosovës, të cilët, gjatë shekullit të kaluar, vazhdimisht kanë kultivuar sekularizmin dhe bashkëjetesën fetare si një instrument i nacionalizmit vetëmbrojtës.
Pas çlirimit dhe vendosjes së Administratës së Kombeve të Bashkuara, ngjashëm me vendet e tjera ish-komuniste, rigjallërimi i religjionit filloi edhe në Kosovë. Rrethanat e reja në mënyrë të pashmangshme kanë shkaktuar një proces të transformimit dhe ridefinimit të pozitës së religjionit.
Popullata e Kosovës e rrënuar nga lufta ju ekspozua organizata të ndryshme ndërkombëtare me bazë fetare dhe me agjenda radikale, të cilat u përhapën në vend pas luftës. Rigjallërimi i islamit në Kosovë në njërën anë u ndikua nga organizatat e Arabisë Saudite dhe shtetet e Gjirit Persik, dhe
Turqia në anën tjetër. Gjerësa, qëllimi primar i tyre ishte kontrollimi i jetës shpirtërore të popullatës,politizimi i islamit dhe inkurajimi i kundërshtimit të sekularizmit në Kosovë, qëllimi kryesor i shumicës së organizatave të Lindjes së Mesme ishte prezantimi dhe përforcimi i islamit radikal, i cili gjithashtu shkaktoi fërkime brenda Bashkësisë Islame të Kosovës.
Qëndrimi i institucioneve të Kosovës dhe elitës së saj politike ndaj islamit politik në përgjithësi, dhe radikalizimit të tij në Kosovë, në veçanti, ka qenë së paku i paqartë. Edhe pse të gjitha partitë kryesore politike në Kosovë janë sekulare, ato në përgjithësi kanë dështuar në adresimin e shenjave gjithnjë në rritje të radikalizmit në mesin e shqiptarëve myslimanë të Kosovës. Për më tepër, në vend se identiteti shtetëror i Kosovës dhe ai shqiptar të trajtoheshin si komplementare, debatet politike në Kosovë shpeshherë i kanë portretizuar ato si ekskluzive. Si pasojë, besnikëria e shqiptarëve të

