Zenepe Luka – promovon në Berat dhe Librazhd, botimi “Rrëfej shqiptaren – Lumnie Hoti Çota”. Nga: S.G

Promovimi librit “Rrëfej shqiptaren” që fillon jetën me ëndrra, vazhdon me tragjedi e përfundon me brenga e suksese.
Bashkia Berat – “Çertifikatë  Mirënjohjeje”, sozisë të Caludua Cardinale
Zenepe Luka – promovon në Berat dhe Librazhd, botimi “Rrëfej shqiptaren – Lumnie Hoti Çota”

BERAT – Vetëm 48 orë më parë në biblotekën “Vehxhi Buharaja” në qytetin e Beratit është promovuar libri “Rrëfej shqiptaren”-Lumnie Hoti Çota, me autore Zenepe Luka, botin i cili nga kjo ditë do të jetë në libraritë e qytetit në mesin e qindra botimeve të tjera. Ndryshe nga bibrat e promovuar më parë me autor të ndryshëm dhe me specifika e ngjarje të kënd-vështrimeve sipas historive e rriedhjeve të tyre në jetë. Autorja e mirrënjohur Luka sjell për lexuesin beratas e më gjerë, një libër që fillon me shpalosjen e një ëndrre, por që ndërthuret me një tragjedi të vaçant që sipas saj, shumica e femerave, kryesisht grave gjejën secila pjesën e jetës së tyre në një shoqëri që thuajse gjysëm shekulli ngeli në tranzicion, në një shoqëri të prirur nga qindra probleme që siellin vetëm varëfëri, vuajtje e mejrim dhe kjo vetëm nga tejzgjatja e viteve të shoqëris në tranzicion. E kur kjo vuaitje që duket se nuk i vjen fundi, kryelarët ngrihet presonazhi që në këtë rastë është Luminie Hoti Çota, një personazh i gjallë që vjen nga një familje Kosovare larguar prej andje për probleme patriotike, i përndjekur nga regjimi Sërb dhe vendoset në Shqipëri në qytetin e Beratit, duke menduar se i shpëtuan përndjekeje. Pikërisht këtu në qytetin e lindjes në beratin antik e madhështor, fillon jeta me ëndërra e 15 vjecares Lumnie Hoti që mendon për shkollën dhe për ndërtimin e një jete sa më të bukur, ashtu si dhe është vet qyteti i Berati i bukur, i moçëm, madhështor dhe më histori shekullore, qytet që ndër dekada janë përplasur kohë e regjimet të ndryshme që kanë bërë histori e epoka, ngjarje që shpesh herë rrjedhin edhe rrëmbyeshëm si ujërat e Osumit, furtuna që përplaseshin nga Tomorri e gjerë në Shpirag, aty kur luftrat e regjimet kanë siell më dhjetra pushtime, ku dhe kanë endur kulturat e tyre qindra e mijra vite duke lënë gjurëm deri në ditët e sotme. E ndërsa 15 vjecarja sillte në mendje e thurte ëndërrat e një të ardhme të lumtur, papritmas kjo ëndërr ndërpritet në mesin e  sërishtë babaj i Luminse përfundon në qelit e regjimit Komunist për agjitacion e propagandë (kishte kërkuar dhe propagandonte bashkimin e Shqipërisë me Kosovën), këtu fillojnë vuajtjet e mjerimi i Lumnies dhe një tjetër tragjedi për të atin e saj që duket se ngeli gjithë jëtën nën përndiekje. Në këto kushte veç braktisjes së shkollës 15 vjeçares të ëndrave i duhej të përballonte përsekutimin, përbuzjen e mënjanimin nga bashkëmoshatarët e nga thuajse gjith lagja. Por më së shumti i duhej të linte shkollën e të fillonte punën për të mbajtur familjen e sikur të mos mjaftonte kjo që vuante në punë për më shumë se 10 orë në ditë, babaj e saj e fejon me djalin e një bashkëvuajtësi nga qelit ku kryente ndënimin në Spac e në Ballsh, madje dhe  pa i thënë e më keq akoma djalin e ëndrave të saj që ende se kishtë menduar dhe që ja solli për pjesë i Ati as që e kishte njohur fare. Por llafi është llaf dhe si pa pritur një ditë të 9 shtatorit të 1982 Luminia martohet me djalin e që këtë të djelë i duhet të udhëtoj më makinë e me tren madje për të mbritur në shtëpin e burrit i duhet të kaloj edhe lumin Shkumbin. E stisur në fatin e saj 15 vjecarja me burrin e saj lindi 5 fëmijë, 4 djem dhe një vajzë që për fatin e keq dhe tragjik të saj, njëri prej djemëve i vdes 18 muajsh, dhimbje që ende lexohet qart në botim gjatë tregimit të përsonazhit. Por dhe kësaj dasme dhe fëmiëjve nuk u ndahen vuajtjet, mjerimi dhe përndjekjet, për agjitacion e propaganda bashkëshorit i saj futet në burg, kishe folur keq për fotot e diktatorit (Enverit). Familja e re që mbante mbi supe në vajzëri, përdiekjen e regjimi Sërb nga familja Hoti, tashëm i duhet të përballet e të duroj dhe përndjekjen e persekutimin e regjimit diktatorial tek familja Çota që ishte e martuar. Në këto kushte familjes Çota nuk u jepej punë ose dëgoheshin në punën më të vështira, vetëm në buqësi apo në ndërtim. E detyruar të punonte në buqësi e më pasë edhe në ndërtim dhe në furrat e gëlqeres vetëm e vetëm për të mbajtur familjen, 4 fëmijët dhe bashkëshortin që ndodhej në birucat e burgut komunist, Lumnija filloj të shiste edhe gjak, madje edhe dy herë në muaj gjë të cilën e detyron mbijetesa e për fëmijët dhe krej familjen. E sukur të mos mbajftonin puna në furrat e gëlqeres, duke mbajtur thas me çimento, bërë llaç apo mbajtur gur, Lumnies i duhet të kalonte dy herë në ditë në dimër e në verë ujërat e ftohta e të  rrëmbyeshëm të Shkumbinit që kalon në qytetin e Librazhdit. Duke parë këto vuajtje familja kalonte një jetë në mjerim e skamje e ndërsa rriteshin fëmiëjt më shumë shtoheshin kërkesa për të mbijetuar. Në këto kushte e gjenë familjen Çota në Librazhd  prishja e sistemit diktatorial të pas viteve 1990 që për këtë familje thuajse nuk solli ndonjë shpresë të madhe edhe pse pjestarët e familjes ishin të dënuar politikë.

Ishin trazirat e vitit të mbrapsht të  97-së ato që lëvizën e tronditën  shumë familje nga themelet dhe që morën rrugën e emigracionit, njëra prej tyre në këtë rast ishte dhe Luminie Çota që duke marë më vete bregën e vuajtjen dhe mjerimin, vuajtjes shpirtërore të ndarjes nga familja mori rrugën e emigrimit dhe një ditë të 27 korrikut të vitit 1997, në kulmin e krimeve që kryeheshin në atë vit në Shqipëri, niset drejt qytetit të Vlorës, pranë Skafit në detin Jon ku mes dhejtra burrave e djemve që lundonit për përtej detit, pas disa orëve në mesnatën e po asaj dite e gjen vehten në Itali. Me ndimën e një mikeshës së saj punësohet dhe punon deri dhe 12 orë me shpresën e vetme që një ditë do të bashkohej me familjen. Dhë vërtet sipas saj në libër erdhi dhe dita ku familja u bashkua në Itali dhe thuajse vuajtjet e mjerimet ikën njëherë e përgjithmon edhe pse fati i keq e dahu nga bashkëshorti, pas një sëmundje të rënd Lutfiu në moshën 47 vjeç ndahet nga jeta. Por këmbngulja e Luminies për ta mbajtur fort familjen dhe për të ecur në rrjedhën e jetës me fëmiëjt e saj i dha shpresa e një tjetër të ardhme.

Rruga e Artit
Në vitin 2000 punoja kamarjere në një nga lokalet në qytetin e Imperia në veri të Italisë , aty vjen një grup regjizorësh dhe artistësh që xhironin një film artistik, ishin Gjerman, në një moment njeri prej tyre më pyeti se nga isha dhe unë iu përgjegja, jam shqipëtare, pasi disa orësh ata më propozuuan që unë të luaja rolin e një nëne, filmi ishte “Julia dhe Romeo”, një djal Italjan, dashuron një vajzë gjemane dhe e sjell në italin e jugut, por familja e tij kryesish i ati nuk e suporton dotë këtë dhe unë si nëne më duhej të qëndroja pranë nusesë që nuk dinte italisht dhe të zbusja qëndrimet e bashkëshortit, t’a qetësoja. Pas disa puntatave u pranova si aktore dhe luajta rolin e nënës italjane dhe dola më sukses, ky ishte hapi i parë i rrugës drejt artit, një ëndërr e hershme imja. Një tjetër fat trokiti në drën time. Teksa ecja në rrugë në një ditë me shi, një zë gruaje më kërkoj një ndimë, nënçadrën time një grua u mbrojt nga shiu dhe kur e çova ku e kishte punën. Teksa po ndahesha më  tha se unë, ngjaja me artisten e madhe italjane Claudia Cardinales, kur u largova më tha .. mere këtë nr. cel. Dhe shtoj unë jam Miranda Giuffre dhe më ftoj të vija në Milano ku para një komisioni u çetifikova zyrtarisht si sozia e Claudia Cardinale dhe pse ati viti 2011 e deri më sot unë kam luajtur disa filma, kam marë pjesë në disa evente edhe si sozia e kësaj artiste të madhe, madje kam konkuruar edhe për miss në disa qytete të Italis, Spanjës si dhe në Monako etj . kam marrë pjesë në karnavalet e Venecias. Në vitin 2013 në festivalin e Sanremos mora çmim dhe u caktova pjesë e kalendarit botror të sozive, në viti 2015 mora çmimin “Gruaja e Karierës”, eventi “veshjet e epokës”. Këto dhe disa çmime të tjera edhe si sozie e artistes së madhe italjane dhe ajo që unë në çdo rast shprehesha se jam Shqipëtare bëri që të merja pjesë në shumë emisione televizive dhe shpesh here digjoja erdhi sozia e Claudia Cardinale dhe mës digjoja, është shqipëtare. Ajo artiste aq e madhe ishte shumë e thjesht në takimin që pata më të përherë të parë në Festivalin e Kantës në Francë më tha : Jam e prekur, në ndjenjën e miqësisë që një sozia ime që konkuron në të gjithë botën, është një grua shqipëtare. Në këtë rrugë vazhdoj të korr sukseset e punës që kam këmngulur kaq forët pët të arritur majat.

Zenepe Luka – Gazetarja e mirënjohur njëherësh edhe Presidentja Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi”, prej 15 vjetësh, gjatë fjalës së saj në promovimin e librit të saj “Rrëfej shqiptaren – Lumnie Hoti Çota”, prenzantoj në detaj për pjesëmarësit që u pritë me interes nga lexuesit dhe dashamirësit e librit në Berat e më gjerë. Po të njëjtin promovim bëri Luka edhe në qytetit e Librazhdit nga dhe është bijë autorja e botimit.
Takimi në Pesaro 30 vjet pasi kishim shkëmbyer buzëqeshje
Kishte mësuar rreth personit tim, kish saktësuar emrin dhe mbiemrin e mbi të gjitha, ishte bindur për ngjashmërinë fizike, se isha pikërisht ajo, që kërkonte. Pas kësaj, kërkon të bëhet mike në fb dhe duke më kërkuar falje, më pyet: Mos jeni Zenepe Çekrezi ? Dua t’ju takoj, dua të bisedoj. Më krijoni mundësinë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jetoj në Itali dhe jam e gatshme të vij në Shqipëri dhe të takohemi. Shpresoj ta mirëprisni kërkesën time. Po ju vë në vëmendje, se plot 30 vjet më parë, kam bërë një bisedë të shkurtër me ty, përpara godinës së Shtëpisë së
Kulturës në Librazhd, ku shprehe keqardhjen, kur më pe të mërzitur dhe më pas u largove duke më rënë shpatullave e falur buzëqeshjen, që nuk do ta harroj kurrë. Nuk të kam takuar më, se ashtu erdhi jeta ime, por megjithëse gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo ditë, unë dua të bisedoj patjetër me ty. M’u duk e çuditshme gjithçka tek kërkesa e kësaj gruaje të pazakontë. Më ngjalli kërshërinë, që rrallë e kisha provuar. E pazakontë edhe veshja, me të cilën u prezantua në disa foto, që më postoi. Të gjitha këto bashkë më detyruan të mendoj një takim sa më shpejt të ishte e mundur dhe rastësia bëri mrekullinë. Një javë pas komunikimit, do të organizohej promovimi i librit tim “Testamenti i Grave për gratë” në Pesaro, Itali, organizuar nga Federata e shoqatave shqiptare, me President Ndue Lazri, shoku im i kursit të gazetarisë, që kisha vite pa e takuar. Ishim një grup grash, që përfaqësonim Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi”, që unë drejtoj prej 15 vitesh. Ndër to,” Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa, poetja, skenaristja, Vllasova Musta, Mjeshtër i Madh, Vitore Sallaku, këngëtarja e talentuar pogradecare Luiza Rustemi Mara. Pjesë e këtij organizimi ishte edhe zonja e nderuar Vitore Stefa Leka, përfaqësuese e Fondacionit për Diasporën, banuese prej dekadash në Trieste. Ky ishte rasti, që mund të shpejtoja takimin me këtë grua, e cila m’u përgjigj sapo i shkrova. Do të lë çdo punë, mezi pres të të takoj, – më shkruante Lumja, që në Itali e njohi me emrin e artit, Çota Luna.

Dy rreshta për baban e Lunies, Estref Hoti nga Likoc i Skënderajt, Kosovë

Estref Hoti ka lindur më 1912 në Likoç të Skënderajt në Kosovë në një familje patriotike dhe liridashëse, patriotët e asaj kohe qëndonin me pushkë, pasi prej saj vinte dhe liria, më 1944 kur ende vendi ishte i pushtuar nga nazistët, Estref Hoti caktohet komandanti i brigadës  IV Sumuese të Kosovës deri në çlirimin e plot të saj. Pas përfundimit të luftës sëbashku me luftëtarët e tij, kërkoj bashkimin e Kosovës ne Shqipërin, gjë e cila bëri që të përndiqej nga Sërbët që shpëtoj vetëm duke lënë familjen dhe erdhi në shqipëri me një grusht dhe nga vendlindja e tij për ta mbajtur si brengën e tij për gjith jetën. Por kur u dukë se gjeti lirinë e qetësin qoftë edhe shpirtërore Estrefi duke përmendur sërisht kombitnë një shtet u burgos nga regjimi diktatorjal me 7 vjet burg për agjitacion e propagandë. Dënim që e vuajti në burgun e Spaçi e Ballsh. Por edhe pse kreu dënimin që në fakt të gjithë e dinin se përse u dënua sërsht në kafenen e vogël të tij në Berat, venin shumë intelektual e qytetar të qytetit dhe shumë prej tyre shpreheshin se ke ç’të mësosh nga Estref Kosovari, më shumë nga të gjitha patriotizmin dhe  Atdhe dashurinë. Brenga e Estrefit u shuma kur pas viteve 1990 shkoj në Kosovë  tek njerzit e tij, së bashku me grushtin e dheut që kishte marë dhe e mbante për më shumë se 40 vjet.

Lajmi në pak rreshta
Në sallën e konferencave të bibliotekës “Vexhi Buharaja” u organizua sot promovimi i librit “Rrëfej shqiptaren – Lumnie Hoti Çota”, me autore Zenepe Luka. Morën pjesë në këtë aktivitet Presidentja e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, Zenepe Luka; përfaqësuesja e diasporës për Fondacionin “Nermin Vlora Falaschi”, Vitore Stefa Leka; Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Vlorës, Vojsava Shkurti; ish – folësja e televizionit, Silvana Braçe; poetja Rajmonda Moisiu; këngëtarja, Irini Qirjaqi; punonjës të institucioneve vendore, admirues të librit, qytetarë berates dhe nga rrethinat e tij, etj. Në këtë libër me karakter biografik autorja ka përshkruar sprovat që ka kaluar në jetën e saj Lumnie Hoto Çota, vajza beratase, e cila u bë modeli i femrës së paepur që nuk mposhtet kollaj nga vështirësitë e jetës, derisa ia mbërrin të gjejë rrugën e saj, duke shpalosur vlerat më të mira identitare të femrës shqiptare. Falë përpjekjeve të saj Lumnie Çota ia del të bëhet e njohur në skena të artit Italian si modele dhe si aktore. Ajo madje, është certifikuar zyrtarisht si sozia e Claudia Cardinales. Nëpër faqe të librit lexuesi do të njihet edhe me opinionin e artistëve të modës, kinematografisë dhe artit në përgjithësi, të cilët e konsiderojnë Lumnien si aktoren magjepsëse, që të bënë për vete jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me bukurinë e fjalës. Përshëndeti takimin Nënkryetari i Bashkisë, z. Çlirim Brisku, i cili i dorëzoi znj. Lumnie Hoti Çotës “Certifikatë mirënjohjeje”, duke e vlerësuar figurën e saj jo vetëm si artiste, por si model inspirimi për të gjithë të rinjtë që duan të realizojnë një ëndërr. Përshëndetën gjithashtu anëtare të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”, të cilat e vlerësuan figurën e Lumine Hoti Çotës, si një personalitet të spikatur të botës femërore. Ndërsa Irini Qirjaqi, e ftuar e veçantë në këtë event, përmes zërit të saj i dha ngjyra edhe më të ngrohta këtij aktiviteti.

LIBRZHD –  Promovim mes lotve
Ndonse kanë kalur vetëm 5 ditë nga promovimi i librit të autores Zenepe Luka në një nga lokalet më të populluara në qytetin e Librazhdit, qytet dhe krahinë e njohur me historit e saja të veçanta. Në krah të majët të lokalit Biçaku, një urë pasarel tregon se bashkon dy brigjet e shkumbini dhe njëkohësisht edhe banorët e të dy brigjeve, pikërisht në anën për matan qytetit familja Çota kishte shtëpit ku dhe zbriti nuse Lumnia, personazhi i gjallë i botimit të Lukës “Rrëfej shqiptaren”- Lumnie Hoti Çota”. Po nga ky qytet, është dhe gazetarja Zenepe Luka që për fat në rinin e saj, nuk e kishte njohur Lumnie Hoti kur kishte zbritur nuse në familjen Çota. Ndaj këtu në këtë promovim nuk e patëm të lehët edhe ne gazetarët e medias e shkruar dhe ajo vizive për të ndjekur rrefenjat edhe jashtë librit. Kur me lot në sy Lumnie Hoti Çota tregonte se si kishte kaluar lumin në këmbë me fustanin e Nusëris, madje me atë fustan nusërie kishte udhëtuar me makinën e rastit nga Berati në Lushnje e më pas me tren nga Lushnja në Rrogozhinë në vijim nga Rrogozhina në Librazhd e për të mos u mbyllur këtu rrugëtimi i një nuseje me fustanin e bardhë në ditën e saj më të lumtur të jetës bëri të lagej deri mbi gjunjë duke ruajtur fustanin e nusëris që e kishte marë me njëqinjd e një të lutura tek një mikesha e saj. E ndërsa kalonte lumin shkumbin, mendja i shkonte tek…, pse kaq fatkeqe, kujtone se si e kishte rritur njerka që në fakt e dinte dhe donte si nënën e saj të vërtet. Shumë vonë e ka mësuar se nëna e saj biologjike Sanija e kishte lënë vetëm 6 javë në duarët e njerkës, pasi ligji shqipëtar e donte që vetëm me një grua ke të drejt të martohesh, por babai saj në Kosovë kishte lënë dy gra në Kosovë dhe njëra prej tyre Fetija me shumë peripeci mundi të gjente burrin në shqipëri dhe erdhi të jetonte më të, në këto kushte Sanija largohet për të lënë mes dhimbjes dhe brengave e një nëne vajzën e vogël 6 javëshe në duarët e njerkës që sipas Lumnies ishte nëna e saj e pa ndarë. Të tjera gra të mbledhura në këtë takim nga qyteti i Librazhdit që e njihnin Luminen prej vitesh dhe që i njihnin hallet e vuajtjet e saj teksa digjonin me vemendje fjalët e autores rreth këtij botimi nuk ngeleshin pa u përlotur ashtu si dhe vetë personazhi Lumnie Hoti Çota që tregimin e ktheu vërtet në lot. Mësuesja e gjemanishtes znj Zhaneta Benga Tola mes të tjerave tha: “Luna një grua vitale që dhimbjen dhe vuajtjen e saj e ktheu në forcë. Luna me sukseset e saj të vleresuara në Itali, Spanjë etj, na bën të ndihemi mirë, ne si bashkëqytetare por jo vetëm. Lumnieja është një grua me zemër të madhe dhe rasti i saj, vlerësohet nga të qenit shumë intelektuale si rasti i zonjave që e shoqëroinë.  E vlerësoj Lunën dhe autoren e librit Zenepe Luka për mënyrën e të shkruarit, duke sjellë një risi të re në shrimet e saj.

Nga Berati e Librazhdi Sulo Gozhina