Vogëlushja nga Berati mer cmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të pikturës .

 
Berat :
megiVogëlushja Megi Alia vjen me trofeun e cmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të pikturës .Takimi është bërë në bashkinë Beratit ku dhe kreu i bashkisë Petrit Sinaj ka përshëndetur si dhe premtuar se  nuk do tju mungoj ndihma nga ana e këtij institucioni .
Konkursi  pikturës me grup moshat nga 9-15 vjecar është një event i përvitshëm  që zhvillohet  në Sllovaki .Shqipëria mer pjes me fëmijët më të talentuar nga i gjith vendi   ku nuk kanë munguar edhe cmimet .Fëmijët nga Shqipëria kanë lënë një shije mjaft të mirë dhe janë  vlerësuar për talentin e tyre .Kete vit  trofeun e cmimit të parë e mori vogëlushja nga Berati Megi Alia .Ajo u paraqit me një pikturë në vaj  “rrugica e mangalemit” ku sic pohon edhe profesori i saj
Jani Kumati :Jemi krenar që vendin e parë e mori vogëlushja nga Berati, ajo përfaqëson jo vetëm qytetin e saj por gjithë Shqipërinë .
 -Professor  Jani Kumati pohon se :  Nuk kishte si ndodhte ndryshe ky qytet i bukur është një frymëzim jo vetëm për piktorët e vegjël   por për të gjithë admiruesit e pikturës dhe të artit ..Paraqitja  e pikturës  “Rrugicat e Mangalemit “ nga Megi Alia u vlerësua me cmim të parë kjo na bën të ndihemi krenarë .
Pikturat  udhëtojnë nga Vendi ynë me postë dhe vlerësimi bëhet  nga një komision ndërkombëtarë , në atë konkurs pikturat udhëtojn me postë pasi nje pjese nga  piktorët nuk i kanë mundësit financiare për të shkuar atje ta prezantojnë drejtperdrejte punen e tyre.  Ndaj apeli i tyre është të ndihmohen pasi ata bëjn krenar jo vetëm veten, familjen e tyre, por gjith Shqipërinë.
Fakti që talentet e Shqipërisë fitojnë në vende të para tregon që ne kemi artista  të mirë, piktorë të talentuar  por që duhen ndihmuar dhe nxitur  e përkrahur nga institucionet përkatëse si ,ministria   dhe  pushteti vendor pasi gjithshka bëhet në mënyrë tepër vetjake .konk-pikt-slov
Ndërsa Megi e vogël shprehet mjaft e emocionuar se cmimi i parë për të është  ëndër e bërë realitet por që ajo ndihet e lumtur e krenare që përfaqësoi Shqipërinë e qytetin e Beratit .
Megi Alia ka nisur shum e vogël rrugën e pikturës.Fillimet e saj kanë qën thjesht zhkaravina mbi një flet, në moshën katër vjec më tej ka vijuar me lapsa e penela ku prej 6 vitesh është pjesë e “Art Kolor” me professor Jani Kumati. Kanë qënë të shumta cmimet që ajo ka marë por cmimi i parë në rang ndërkombëtarë e ka bërë të ndihet krenare dhe e lumtur .Megi ka shum ëndra e dëshira  ajo është vetëm 12 vjece dhe ka në duar një trofe por ajo ka edhe pasione te tjera  si karateja, letërsia , ndërsa nuk ka vendosur kush është e ardhmja e saj . Ndërsa ndihet e lumtur mes prindërve dhe miqësh që e rrethojnë Megi pohon se piktura është ëndra e realizuar dhe ndihet shum e lumtur që prindërit e saj i ka bërë krenarë. konk-ne-bashkiMarja e cmimit ka bërë që kreu i bashkisë të respektojë këta fëmijë të talentuar në vecanti Megi Aliu dhe 15 vjecaren Koka . Kryetari Bashkisë Berat Petrit Sinaj është shprehur në takimin e sotëm se krenohemi me këta fëmijë që na nderuan jo vetëm qytetin por gjith vendin .Ndaj kryetari Sinaj premtoi  se do të jet gjiithmon i gatshëm për ti ndihmuar këta fëmijë të talentuar që të paraqiten sa më denjësisht në konkurse të tilla .
Mimoza Haxhialiu.