VEZA E COLOMBiT NË MiLANO….
Titulli në fakt nuk aspak lidhje me shprehjen e Kolombit kur zbuloi Amerikën më 1492,por me të tjerë personazhe që i takojmë pothuajse shpesh, e kur u flet për një rast të tillë,duan të të mbushin mëndjen se këtë mund ta bëj kushdo…edhe unë ,ti etj, etj,historira pa fund e justifikime pa vënd …Fjala është për hapjen e një shkolle të gjuhës Shqipe në Milano,një rast unikal në historinë e emigracionit tonë gjatë këtyre 26 viteve, ku përpjekjet në shumë provinca të Italisë, nuk kanë munguar e nuk reshtin asnjë herë nga shumë mësues e mësuese, të cilët janë gati që gjithçka të tyre tu a dedikojnë mësonjëtoreve tona ,dallëndysheve të gjuhës Shqipe në emigracion. –E kujt duhet ti a dedikojmë në këtë rast përgëzimet tona !?
Dikujt’,mund ti shkojë mëndja tek ndonjë biznesmen Shqiptar (sa mirë do të ishte) apo ndonjë shoqatë Shqiptare në Milano të cilët e kanë më të lehtë të organizojnë festa në fund nëntori e vit’të ri për tu dëfryer në zonat e banuara nga shqiptarë, e,e. Sigurisht edhe për të mbledhur pak para për kasat e tyre në vend të përpjekjeve për hapjen e këtyre shkollave ose qoftë edhe për të gjetur rastin në prani të shumë bashkatdhetarëve për diskutim në gjetjen e rrugëve që fëmijët tanë të arrijnë të mësojnë gjuhën e nënës.
Një privilegj që e kemi të gjithë si prindër e një detyrim moral për tu a trasmetuar fëmijëve tanë.Brezit më të ri ,në mënyre që; gjuha mos të vdesë e kombi Shqiptar të rrojë. – -Quhet ;Violeta Dyrmishi,mësuesja të cilën e kam takuar në një seminar dy ditor në Kroaci (Pula)me kolegë të saj nga Sllovenia,Kroacia e Italia e dhjetra mësues të tjerë si ;Erida Çela Perlala,Tana Laçi.Beqir Çikaqi,Serenella Musaraj etj .Seminar për të cilën kam shkruajtur më parë e që organizohej nga Minstria e Diasporës Kosovë ,në bashkëpunim me atë të arsimit në Shqipëri.
-Dhe kjo shkollë u hap me dt 26 nëntor 2016 në Institutin “Morosini Manara”Milano, nën përkujdesjen e drejtorit të këtij instituti zotit.S.Roncarati e pa ndashmërisht atë të mikes sonë ,presidentja e shoqatës “Cita del Mondo” dottssa.Dava Gjoka . Në “pagëzimin”e kësaj shkolle me emrin “Drita” mund të veçojmë kontributin e prindërve A.Hysi,D.Loka ,F,Mema ,R.Leka e së bashku me to, edhe e bija e mësueses Violeta ,zonjusha, Majjon Dervishi që ka zgjedhur të jetë një bashkëpunëtore e ngushtë në udhën e bukur të shkronjave atë të mësimdhënies. –Majjon, tepër e emocionuar na shtrëngon dorën përzemërsisht duke na falenderuar që ndodhemi këtu së bashku eshton se ;”Kjo është një ndihmë e kurajo për mamin tim e cila mbas shumë përpjekjesh, arriti më në fund ta realizojë ëndrrën e sajë në misionin tonë të mësimdhënies. Të pranishmit i përshëndeti edhe konsullja Sadije Xheko e cila ishte e shoqëruar nga specialistja zj.Leziana Beltoja,nga konsullata e jonë në Milano.
Nuk munguan në këtë festë, presidentja e shoq.”Sofra Shqiptare”në Lecco zj.Tana Laçi dhe presidenti i Organizatës internacionale Vullnetare “InterAction”në Brescia z.Ardit Aliaj për të përgëzuar e inkurajuar ëmë e bijë në ditën më të bukur të tyre për rolin shumë të rëndësishëm si misionare në mbrojtje të gjuhës Shqipe . “Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë “me këtë shprehje të Naimit po uroj ditën e parë të shkollës e cila tek çdo vogëlush lë pas emocionet dhe dëshirën për të mësuar e zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare .
Petrit Aliaj .
Milano(It,) 26/11/2016 .