VETMI
Bora në male,
Si vello mbuluar,
Thëllim dhe i ftohti,
Te gjyshi kanë shkuar.
Thëngjithat u shuan,
Në male shkrepëtinte,
Era dhe furtuna,
Shtojësh më shumë vinte.
Këmbët po dridheshin,
Fëmijët në kurbet,
Gjyshi i vetëm,
Dridhesh si purtek.
I vetem pa fuqi,
Në mosh të pleqerisë,
Pa grua pa femijë,
Dhe larg ngrohtësisë.
U nis përpjet malit,
Shpirti i gulçonte,
Mendonte fëmijët,
Loti i pikonte.
Gjente copa druje,
Ashtu duke gulçuar,
Mbi shpatulla i ngarkoj ,
U kthye shumë i gëzuar.
E ndezi oxhakun,
Rinte dhe mendonte,
I vetëm pa familje,
Një fjalë me kë të ndërronte.
Te njeriu kish rënë babëzia,
Asnjë nuk e ndihmonte,
Atje te vatra e tija
Qante dhe lëngonte.
Si thëngjillat e zjarit,
Që kthejshin në hi,
Ashtu dhe shpirti gjyshit,
Tretësh si qeri.
Veron Hoxhaj 2/10/2016