VAJI I SHQIPES
Vaji i atdheut ,
vaji i shqipes kurrë
s’ u ndal, thotë atdheu
ti me dorë mos më fal,
po flet fushë edhe mal ,
deputet ti mos më fal,
të kam rritur në robëri
, vuajtje dhe hall, mos
pandeh se në parlament
ti je bërë aq i madh, mos
më fal as fushë , as livadh,
mos më fal ,as një grusht dhe
atë thesar shumë të madh,
ty të rrita dhe të bëra
mendje ndritur të më
mbrosh në çdo kohë dhe skaj,
i dashur deputet
vota është e drejtë,
vota ështe e lirë,
por t’a mbrosh atdheun
edhe me një votë
kundër së keqës
është akti më i mirë,
ti mos voto faljen time ,
as me presione ,
as me kushtëzime,
as me joshje ,as përfitime,
nuk vlen as interesi yt
kur të jetë falur toka ime,
edhe ty të shuhen shpresa
ëndërra dhe gëzime,
nga vaji loti edhe dhimbja ime,
prandaj deputet
e shenjtë është toka yte
që është edhe toka ime,
deputet dhe deputete
mos u mbushni me mëkate
dhe tradhëti mëpastaj
që të gjithë do të ndëshkohen
për fajsi dhe tradhëti ,
një ditë kur mbi këtë atdhe
do të triumfoj drejtësi,
toka e shqipes po derdh vaj,
po rënkon në çdo skaj,
eh sa rëndë është
kur atdheu derdhën vaj,
edhe qiellin e mbulon
errësirë dhe stuhi
e rrufeshme në pa skaj,
pa dëgjoni ju bij dhe bija
unë jam atdheu dhe
lumturia e juaj e paskaj,
ti me dorë mos më fal
se do të mallkojnë
hiç pa ndalë ata gurë
fushë dhe mal, dheun tim
ti deputet mos e shit ,
as mos e fal, mos u bëj
për atdhe komb ti
me një dorë që është edhe
votë ti për mua aq fatal,
por me mos votim ti e mbron
tokën time , ujë ,fusha ara,
dhe mal, të përgjërohem
unë atdheu yt , biri im
tokën time ti mos e fal ,
historia kombi atdheu
do të njohin si trim i madh ,
me votë kundër mbrojë
atdhe fushë edhe mal,
do të bekoj edhe hëna
bashkë me yje edhe diell,
ti do bëhesh aq i madh,
mirënjohje dhe lavdi
do të shprehin fusha
male , gurë dhe livadh,
për atdhe bëhu gjithnjë
i dobishëm dhe jo fatal,
të mira dhe begati
ty tu shtofshin sikur
fusha dhe vargmal,
biri im thotë atdheu
faljen time që tani ti ndal,
një votë kundër shpëton
atdhe , ti për ne
komb edhe atdhe
do jesh një hero i madh ,
faljen time ti sot ndal,
trego veten je shqiponjë
je besnik dhe je
atdhetarë i madh,
me një dorë që eshtë
vota jote kundër mbroj
atdhe , fusha, ara edhe mal,
në zgjedhjet e ardhshme
ty do të votojnë komb atdhe ,
fusha ara edhe mal.
Autor : Ilmi Tahiri
Podujevë

