O nëna ime Kosovë
sa me fat për ty u linda ,
për fitore dhe kampione,
më pagëzoi Zoti mua Majlinda,
unë jam Kosova , unë jam
shqiponja jote kampionja Majlinda,
për gëzime suksese dhe fitore
nëna ime për ty unë u linda,
historinë e shkrova bashkë
me fatin kur u linda,
Urime Kosovë edhe atdhe
fitoren dhe medaljen e artë
nga bija jote kampione
botërore e arta Majlinda,
unë jam bijë e bekuar
për ty që kur u linda,
unë jam fatlumja jote,
unë jam e arta Majlinda,
suksese , lartësi dhe fitore
edhe nga të tjerë sikur
unë e lumtura Majlinda.
Majlind trime ne zemër
edhe shpirt ty të valon
talenti dhe trimëria ,
ti je heroina e gjallë që të njohu
bota të njohu atdheu dhe liria,
me trimërinë tënde u lartësua
flamuri, u lartësua liria,
atë që se bëri dot politika ,
e bëri Majlinda , e bëria heroina ,
madhështia, medalja jote
është edhe e imja, e buzëqeshur
pa skaj t’a thotë pavarësia,
i lumtur atdheu , e lumtur liria,
ditëlindjen më të lumtur e arta
e atdheut do ta festoj pavarësia.
Autor : Ilmi Tahiri Podujevë