Ajo është deputetja më e re në Parlamentin Maqedonas, por edhe më e guximshja deri tani. Pa iu dridhur qerpiku dhe pa frikë ajo ka folur për shqipen nëse është apo jo zyrtare duke thënë se do të flasë shqip dhe vetëm shqip.
Infopress shkruan se Kaltrina Azizi, deputetja e BDI-së nga Kumanova dje ka tronditur komisionin për sistem politik në kuvendin republikan në debatin që zhvillohej mbi Prokurorinë speciale. Ajo u është përgjigjur kolegëve të saj nga VMRO, të cilët kishin provokuar lidhur me përgjimet për të cilat kishin hedhur akuza edhe ndaj zyrtarëve në Kosovë e duke përmendur edhe gjuhën shqipe nëse është zyrtare apo jo.
“Unë këtu flas shqip, shqip dhe vetëm shqip”, tha ajo.

