Alarmante mund të vlerësohet, madje dhe dramatike pë tre fëmijët në fshatin Bushnesh të Krujës. Prej tri ditësh të pangrënë, nëna e tyre e sëmurë në spital dhe sikur të mos mjaftonte kjo situatë tre vogëlushëve u mungon dhe energjia elektrike. Kjo duket e pabesueshme por ja që ndodh në vitin 2016 vetëm 40 km nga metropoli shqiptar, ku varfëria është e pakufijshme këtu ku dhe çdokujt do t’i dhembë shpirti teksa të shohësh këta vogëlushë të pangrënë. Si munden këta politikanë dhe qeveriotarë të qëndrojnë në zyrat e tyre luksoze. Këta dejtues të pushtetit që shijojnë kafen e nxehtë dhe tre vogëlushëve u mungon kafshata e gojës. Kjo ndodh në familjen e Agim Myrta në Bushnesh të Krujës ky 56 vjeçar i cili nuk gjen dot mëshirën të përballojë të ushqejë me kafshatën e bukës tre fëmijët. I gjori Agim ky hallexhi i këtij shekulli ku nuk janë mjaftuar t’i heqin dhe punën e krahut si punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve rurale me pretekstin kundërshtar politik. Nëse dhe kjo vota e Agimit do të ndikonte tek pushtetarët në qeverisjen e sotme, atëherë mungesa e bukës së fëmijëve të tij dikur mund t’ja zëjë frymën. Agim Myrta mund të shquhet njeriu më i pafat, po çfaj i mbetet tre fëmijëve që nuk ushqehem qoftë dhe me kafshatën e gojës. Dhe kjo banesë është e pëkohshme, pasi pronari mundet t’i largojë dhe akoma më keq pritet fati i familjes Myrta. E zonja e shtëpisë ndodhet e shtruar në spitalet e Tiranës, duke u kujdesur fqinjët, dhe të afërmit e saj, tre fëmijët presin të zbardhet dita ndonëse të pangrënë, në ditët e ftohta të janarit, dhe në mungesën e energjisë ashtu do të kryejnë mësimet me librat e dhuruar. Ndonëse dhe rrezikojnë nga shembja e banesës kjo nuk i trishton, por mungesa e bukës së gojës duket e trishtueshme. Kjo është situata rrënqethëse e familjes Myrta, ku varfëria është pak nga mungesa e të ushqyerit për fëmijët mbetet e rëndë dhe kjo barrë i mbetet dhe atyre që drejtojnë pushtetet.

