TRADHTARI ADEM Memet ZAJMI, VRASËSI I HAXHI ZEKËS.. Nga: Afrim Caka Gjakove.

adem-tradhetariTRADHTARI ADEM Memet ZAJMI, VRASËSI I HAXHI ZEKËS

Ademi ishte një kuisling dhe kapiten i xhandermerisë turke në Pejë që, bashkë me Rako Simiçin dhe Pero Ristiçin nga Novosella e Pejës, shkuan në Beograd. Siç del nga burimet serbe, në Beograd Adem Zajmi, duket se kishte marrë atëherë si detyrë ta vriste Haxhi Zekën.
Me organizimin e vrasjes së Haxhi Zekës nga banda e Adem Zajmit, qarqet sunduese të Serbisë menduan të arrinin përnjehërë dy objektiva: 1 – zhdukjen fizike të Haxhi Zekës, ideatorit të Shqipërise të Bashkuar e të çliruar nga sundimi i huaj dhe 2 – të nxitnin luftën vëllavrasëse ndër shqiptarë, e cila do të fillonte midis Krasniqës së Haxhi Zekës dhe Shalës së Adem Zajmit…
****

Të mbrosh me gjak lirinë e pavarësinë e vendit tënd është patriotizëm i madh, virtyt i madh etj. Gjakova, Peja dhe Prizreni janë djepi dhe njërat ndër qendrat kryesore të nacionalizmit shqiptar. Vende ku e zhvilluan veprimtarinë e tyre atdhetare atëdhetarët më të mëdhenj të kombit. Sylejman Vokshi, Haxhi Zeka, Mic Sokoli, Ali Ibra et., etj. Qytete ku ka qnë gjithnjë arena luftrash të ashpëra midis shqiptarëve, turqëve, malazezëve e serbëve.

Në një numer materjalesh vihen në shenjë orvajtjet e shovinizmit serb për të asgjësuar veprimtarët shqiptarë.
Konsulli austriak në Prizren, raporton, shkruante për djalin e Mehmet Zajmit se tani Ademi është bërë i njohur si kuisling e spiun i valiut të Stambollit, ndërsa konsulli i Serbisë në Prishtinë, S. Simiçi, e cilëson Adem Zajmin me të vrarin “si zullumçarët më të këqinj”. Pikrisht për këtë nam që e përcillte Adem Zajmin, Riza begu kishte ndërhyrë që ai të bëhej kapiten xhandarmërie i një reparti operativ, që ishte përgjegjës për sigurinë në Pejë, pasi që porta e kishte amnestuar me ndërhyrjen e Serbisë.

Krali Aleksandër Obreniviq i Serbisë, nga viti 1896, qëkurse Haxhi Zeka u kthye nga internimi, nuk gjente qetësi. Disa herë kërkoi nga kryeministri serb të merrte masat e nevojshme për zhdukjen fizike të Haxhi Zekës. Përmes shërbimeve të posaçme, qysh më 1897, ata mblidhnin informacione për haxhi Zekën, sidomos për kundërshtarët e tij, që t’i përdornin si atentator. Oficeri i xhandarmerisë Bogosavljeviç nga Nishi i çonte shpesh dhurata Mehmet Zajmit të Pejës, e ftonte dhe i shkonte vizita të fshehta.
Pas diskutimesh midis kralit Aleksandër Obrenoviç e të dr. Mihajlo Vujiçit, ministër ifinancave dhe kryeministrër i Serbisë, u vendos që detyra e vrsësit të Haxhi Zekës t’i besohej Adem Mehmet Zajmit, kapiten i xhandermerisë osmane në Pejë, i cili nuk u zgjodh rastësisht. Fisi i Shalës, që të cilit i përkiste Ademi, ishte fis i madhe me shumë pjestarë. Madje babai i tij, Mehmeti, në burimet arkivore e diplomatike përmendet afër tri vjet para krimit. Në burimet austriake thuhet se ka të dhëna se Mehmet Zajmi është takuar me një oficer të xhandarmërisë – Bogosavljeviçin nga Nishi.
Mehmet Zajmi ishte në lidhje të ngushta me Riza begun dhe Salih pashën, gjë që e theksojnë edhe agjentët konsullorë të Austro – Hungarisë. Duke shkuar për ndjekjen e targambledhësve osmanë nga Isniqi, gjerenti i konsullatës së Austor – Hungarisë në Prizren Mutcami, qysh më 2 korrik 1900, ka shkruar për bisedimet e Riza begut e të MEHMET ZAJMIT me Salih pashën e për një marraveshje midis tyre. Por, siç del nga burimet tona, qeveria serbe kishte njeriun e saj të besuar, të cilit ia ngarkoi organizimin e vrasjes së Haxhi Zekës. Ky ishte Jovan Angjelkoviçi, që e ngarkoi Pero Ristiqin e Novosellës së Zajmit (te Klina e sotme), Rako Simiçin të ndihmonin vazhdimisht Adem Mehmet Zajmin. Dr. Mihajlo Vujiç i pagoi këtij paradhënie të madhe.

Sipas raportit të atasheut ushtarak të Austro – Hungarisë në Beograd, “në marsin e viti 1901 në Beograd arriti një deputacion (delegacion shqiptar), i përbërë nga 8 vetë (musliman e krishter), të cilëve u printe Adem Mehmet Zajmi nga Peja. Këta njerëz morën këtu para, ari dhe pushkë…”
Në prill të vitit 1901, në vizitën e dytë, Adem Zajmi me dy spiun shqiptar musliman tradhtar dhe dy të krishter serbë, kishte qenë në audencë te krali Aleksandri, i cili i fali stoli të shtrenjta dhe i dhuroi një revole. Veç kësaj delegacioni mori para edhe 15 pushkë dhe disa revolerë. Kur u kthyen në Pejë… tre shoqërues të delegacionit u dërguan në Stamboll!
Në të vërtetë ky nuk ishte ndonjë “delagacion shqiptar”, siç e kishte cilësuar qëllimisht Serbia, se Adem Zajmi ishte kapiten i xhandarmerisë osmane që, bashkë me Rako Simiqin dhe Pero Ristiçin nga Novosella e Pejës, shkoi në Beograd. Siç del nga burimet serbe, në Beograd Adem Zajmi, duket se kishte marrë atëherë si detyrë ta vriste Haxhi Zekën. Në këtë kurthë ishte i përzier drejtpërdrejtë por i fshehtë, edhe Jovan Angjelkoviçi, i cili me këtë rastë mori 60 napolona flori për këtë vrasje.

Nëpërmjet kësaj metode, e cila nga viti i 1878 e në vazhdim është bërë gjithnjë e më e theksuar, elementet armiq kanë zhvilluar veprimtari mjaftë tedencioze e shpifëse ndaj politikës së Haxhi Zekës dhe popullit shqiptarë. Për këtë qëllim gjetën veglën e tyre të verbër, kapitenin e xhandarmërisë osmane, Adem Zajmin. Spiun nga natyra, ky pranoi kërkesën serbe të bëhej vrasës me pagesë i nunit të tij. Nëna e Ademit, Esmaja, që e kishte lindur, dallonte shumë prej tijj. Ajo ishte një grua trime e burrërore. Me damarin dhe mendjehollësinë e malësorës. Me karakterin e papërkulshëm dhe krenarinë e veçantë që kish, ajo që në rininë e saj ishte mësuar të futej në kuvendin e burrave e të merrte fjalën. Zeka e donte dhe e nderonte, se shpirtin e kishte plot atdhedashuri. Që kur ishte vajze e re Sylejman Vokshi ishte habitur me zgjuarsinë e saj. Shpesh i kishte thënë në kuvende burrash:
“Të lumtë goja, moj bijë e Shaqë Currit!”.

Atë pasdite të zymtë, të 18 shkurtit 1902, ishte mërolur edhe vetë qielli. Nëna e Adem Zajmit, Esmaja, e bija Shaqir Currit dhe e motra e Bajram Currit, si zakonisht i kishte bërë një vizitë Haxhi Zekës, të cilën e nderonte shumë jo vetëm si prijës të fisit të saj të Krasniqës, por edhe si “Haxhi Babën” e atdheut. Nënë Esmaja s’dinte që i shoqi, Mehmet Zajmi, pas marraveshjes me të birin Ademin, kishin shkuar në Nosellë të Zajmit te Klina. Mehmeti kishte shkuar atje për të rekrutuar shqiptarë e serbë që t’i shkonin në ndihmë të birit kundër Haxhi Zekës, sepse ishte i bindur se Ademi do të shpëtonte i gjallë. Esmaj ishte motra e Bajram Currit, bashkpunëtorit më të afërm të Haxhiut. Kur ajo u çua të shkonte, Haxhi Zeka e luti të rrinte “për të bujtë”, por ajo nuk ndejti. Meqë edhe Haxhi Zeka do të dilte, e përcolli Esman deri buzë Karagaçit të Pejës, ku u përshëndetën.

Esmaja u nis të shkonte në Kullën e Zajmllarëve, pa ditur ditur se i biri i saj, Adem Zajmi, që, siç, u shpreh ajo më vonë, “kishte ngrënë parat e shkjaut”, bashkë me shumë gjakajdur të hurit e të litarit e dy milazimë (togerë), Ramë Sefën e Mollishtës (Molliqit) e Rexhep Latin e Mulajve të Isniqit, me Adem Hoxhën e Llukës së Epërme, Hamëz Gjekën, Ali Shalën, Hajdar Isniqin e zaptinë (xhandarin) Isa Pejanin, kishin ditë që po shtestonin plane bashkë më Jovan Angjellkoviçin e tash përgatitnin kurthe për vrasjen e Haxhi Zekën. Këta tradhtar gjakprishur, që pranuan paratë e Serbisë, u ndihmuan edhe nga AHMET ZAJMI, vëllai ADEMIT dhe në këtë ditë të 18 shkurtit 1902, së bashku, i zunë pritë Haxhi Zekës – Babait të Kombit, siç cilësohej me të drejtë, në një cep të rrugicës qorre të Magarecëve, te “Ura e Gurit, në të dalë të rrugës që vjen prej Gjakovës në Pejë.

Sipas gazetës “Glas Crnogorca”, e cila riprodhon një korrespodencë nga Peja , botuar në “Dnevnik” të Beogradit, Adem Zajmi, që kishte dalë të “të kërkonte belanë”, gjobiti atë ditë pesë myhtarë serbë me nga njëmijë grosh secilin. Kur mori vesh këtë Haxhi Zeka, shkoi te mytesarifi dhe e dënoi veprimin e Ademit, duke e cilësuar këtë si vagabontë e rrugaqë e duke kërkuar që menjëherë të shkonte në Shkodër, ku ishte emëruar me kohë në detyrë.
Atë pasdite të 18 shkurtit 1902, ndërsa Haxhi Zeka me ombrellë në dorë po vinte nga ndërtesa qeveritare drejt Urës së Gurit, Adem Zajmi, që kur e pa se ishte vetëm, u gëzua dhe doli nga pusia e ngritur. Ku, bashkë me dy togerët Ramë Sefën e Rexhep Latin dhe Adem Hoxhën i dolën përpara Haxhi Zekës së paarmatosur. ADEM ZAJMI, me revolën e shkopsitur e i krekosur që ishte grauar kapiten xhandarmerie, i doli para befasisht Haxhiut dhe me një buzëqeshje ironike, i tha:
“Mbasi ke lypë të më nisin për shkodër, ma jep një herë çat myhyr!” dhe nxori revolën. “Ik, more, se myhyrin s’ma ka lypë deri më sot as sulltani dhe nuk ia jap kujt për së gjalli”, ia kthei Haxhi Zeka duke ngritur në mbrojtje ombrellën.

Adem Zajmi shtiu gjashtë herë kundër Haxhiut me revolën në dorën e djathtë, ndërsa me të majtën ia ia grabiti nga jeleku orën e florinjtë, prodhim i Ëalter Ëatsh Company-s amerikane. Katër atentatorët e tjerë: HAMËZ GJEKA, ALI SHALA, ISA PEJANI e HAJDAR ISNIQI, që ndodheshin gjithashtu në pritë, qëndronin të shtrirë në tokë me armë gati. Kur truprojet e Haxhi Zekës, Ramë Feka i Radavcit (Jabllanicës), dhe shoqëruesit e tij, Kur Nushi, e panë së largu këtë skenë, vrapuan në mbrojtje të Haxhiut. Por tani ishte vonë. Tradhtari Adem Zajmi kishte zbrazur gjashtë plumba në gjoksin e Haxhi Zekës, që duke qenë ende i nxehte, po i mëshonte me ambrellë vrasësit,. Ademi arriti që me me dorën tjetër t’ia shkulte nga jeleku orën e florinjtë me qostek. Këtë orë Idriz Dula i Gjakovës e bleu më vonë nga ISUF ZAJMI për 16 lira turke florI, kujtim që e ruan edhe sot Nexhat Dula, djali i tij.

Trup roja e Haxhiut, Ramë Feka, shtiu dhe e plagosi Adem Zajmin, ndërsa Kurt Nushi e plagosi Isa Pejanin. Këta vranë edhe tre nga shoqëruesit e Ademit. Atëherë nga prita mbi Haxhi Zekën e Ramë Fetkën krisën pushkë tjera. I sigurt Haxhiu s’ka shpëtim, Ademi me atentatorët tjerë iku me vrapë në Kullën e tij., ku kishte marrë garanca se do ta mbrohej nga ushtria.

haxhi-zeka-shtatoreHaxhi Zeka i shtrirë, me dorën e ligshtuar te kutia e duhanit që preku njërin nga plumbat e vrasësve, ndërsa tjetri kishte rrëshqitur jashtë saj, duke dhënë frymën e fundit pyeti: A shpëtoi, bile Rama?”. Kur duqanxhijtë që e kishin shkuar t’i ndihmonin dhe e kishin future në dyqanin e Eshref Nushit, mohuan me kokë, fjalët e mbrapa që dëgjuan nga goja e Haxhi Zekës qenë: Pashë atë besë, të mos na ndani as në atë dynja!”. Ata plumba vrastarë bashkë me kutin e e argjentë të duhanit, si kujtim tepër të shtrenjtë, i ruante stërnipi shtrashigimtari (i Bademit), Xhevdet Shaqir Malush aga i Pejës, por u zhdukën me diegien e shtëpisë së tij nga serbët në luftën e 1999-ës. Populli i zemëruar t’i vihej pas vrasësit të strukur në kullën e tij. Meqë e dinte se Adem Zajmi s’do të shpëtonte hakmarrjes së popullit, mytesarifi Osman, që kishte gisht në këtë vrasje, dërgoi me nxitim njësit ushtarake të rrethonin Kullën e Zajmëve. Ushtria në fakt mori në mbrojtje vrasësin dhe shokët e tij.

Nga ana tjetër Esmaja, nëna e vrasësit dhe motra e Bajram Currit, sipas dëshmitarëve të ngjarjes, duke dënuar zemërplasur aktin e ndyer të të birit “që kishte vrarë Haxhi Babën e kombit të atdheut”, e mallkoi: “TË HUMBTË FARA DHE HARAM TË QOFTË GJIU IM, BIR!”.
Unë pyes: Përse Esmaja, nëna e tij nuk e vrau të birin Ademin dhe bashkëshortin e saj Mehmetin për tradhëti kombëtare?????