Më i çmuari emër -.Nënë
e shenjtë , lule pranvere
popullove botën,me krijesën njeri
me virtytet me të çmuara begatove,.
Sharmi yt dhuratë nga Hyu
sot je e lirë në profesion
studion e drejton me krenari
bashkë me burri hapëron.
Në luftë bashkë dhe në beteja
nuk u gjunjëzove kurrë
trimave ju fale guximin
në fushëbeteje u flijove..
Ti magjepse mbarë botën
me fjalë të embëla bekimi
nga lindja me ninulla dhuron
frymon me më të bukurin mision edukimi.
Shpirti yt një thesar me vlerë
si bleta puëtore nuk ndalon
nga zemra të uroj -8 Marsin
bota pa ty nuk do të rron.
Si pishtare , në rrugën e dritës
sukseset me të larta vargon
çdo pasardhës me ty krenohet
Nënë – emri yt i çmuar , që zemra ma don.
Ramé Smajlaj, Gjermani, 8 Mars.2017