Verteranët e UCK-së kanë mbërritur para selisë së BDI-së në Reçicë të Tetovës. Ata tanimë disa orë po presin takimin me Alli Ahmetin, ashtu sic kishin paralajmëruar tanimë disa ditë, por përfaqësuesit e zyrës qendrore të BDI-së *punëtorët e sigurimit të selisë), nuk po i lejojnë të hyjnë në zyrat e selisë. Përfaqësuesit e zyrës së Ali Ahmetit, sipas burimeve të gazetës “Lajm”, janë arsyetuar se askush nuk i ka njoftuar për takim me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
“Sapo arritëm, deshëm të hyjmë në zyrat e selisë së BDI-së me qëllim që të takohemi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, ashtu sci kishte paralajmëruar takim me ne, por fatkeqësisht rojet, sigurimi i selisë, nuk na lejoi të hyjmë. Ne do të presim edhe pak këtu e pastaj do të nisemi me kismet për në Zajaz tek Ali Ahmeti”, tha për gazetën “Lajm” Fejzulla Arifi udhëheqësi i veteranëve të UCK-së për Kumanovë e Likovë, duke shtuar se më vonë atyre do t’ju bashkangjiten edhe familjarët tjerë.
Veteranëve të Kumanovë e Likovës i janë bashkangjitur 30 veteranë të Tetovë, 10 nga Gostivari kurse, sipas njoftimeve të udhëheqësit Arifi, “ka parajamërime se disa dhjetra veteranë tjerë gjatë ditës do t’i bashkangjiten nga rajoni i Shkupit”