Terpan-di, njihet si nje nder më të njohurit kengëtare te lashte qe vargjet e Homerit i interpretonte pa ja humbur emrin poetit te madh.

Luan ShmilliTerpan-di, njihet si nje nder më të njohurit kengëtare te lashte qe vargjet e Homerit i interpretonte pa ja humbur emrin poetit te madh, babait te shkrimtareve të botes, dhe, pse jo, prej Terpan-dit ne kemi sot Homerin, pa ditur kush ishte Terpandi!…

Duke qene se, ne atë kohë klasike, 600-700 vjet para K.( Pisistrati dhe djemte e tij, qe njihen si hartuesit e pare te vepres së Homerit -“Censuruan dhe masakruan shume vlera dokumentare te tij,” thone shkencetaret, “gjer dhe vendlindjen e tij, qe nuk gjendet saktesisht”) Terpan-di me disa te tjerë këngëtarë të pakët në numur, kendonin neper “agora” te Athines dhe Atikes, Homerin, ai mbeti si percjellesi kryesor i Homerit tek Pisistrati qe e mblodhi e redaktoi dhe e çensuroi per arsye hellenike, por qe ka dhe meriten (cdo e keqe e ka nje te mirë) se e solli gjer tek ne Homerin!

Po, kush ishte Terpan- di? Historiografia botrore nuk na thote me shume se ishte bard, kengetar i shquar qe mbante mend vargjet e Homerit! Nga ishte, ku kish lindur, ishte afer a larg Dodones dimerkeqe? Dinte vertet ku mbreteron te Zeusi, kish pare me sy te tij rrufete e tij zjarrbuçitëse apo i merrte me mend?

Terpandi, si ne skenat e pabesueshme, nëse vertet do te ishte nga Terpani i sotem i Beratit, do ta kishte pare mijra here skenen mbi malin e perendive Tomir, Tëmir,Tomar, sot Tomorr, ku Zeusi mblidhte rete e “përmirte në shoshë” ( veprim qe e kundershtoi, i pari, filozofi baba i filozofeve, Sokrati, se “Nuk eshte Zeusi qe permjer ne shoshe, por shiu na bie ne koke e na lag si fenomen natyral i reve qe mblidhen ne qiell dhe kondesimit te ajrit)

Terpandi, nese vertet ka qene nga Terpani, (nga e ka marre emrin Terpani?) ka pare, si ne skene, balleperballe, gjithshka qe ka ndodhur mbi malin e shenjte, si kam pare dhe une e miku im i vjeter sebashku, dikur, duke mbledhur sherebel per kooperativen Terpan (aksion rinie) gjithshka qe ndodhte mbi Malin Tomorr!

S’di kush ma ma ngulit ne tru se kengetari i madh i vepres se Homerit, bardi i mirnjohur Terpan-d ishte pellazg dhe kishte vendlindje fashatin e sotem ne Berat, Terpan! Nuk kam asnje gjurme rreth ketij percaktimi qe une vendos, perveç emrit Terpan dhe kengetareve me ze qe ka kjo zone e mbrekullueshme e ku miku im i vjeter, Shkelqim Beshiri, eshte kengetar i shquar, i shume njohur i kenges popullore, me sakte nje “bard” i ri, i gjurmëve te Terpan-dit mitik qe këndonte Homerin(te kishim nje mikromuze te fshatit ku dhe si supozim te permendej ky fakt, mbase do ishte vlere historiko turistike; sepse gjer me sot, askush qytet a fshat ne Ballkan nuk e ka pretenduar Terpan-ndin,) e që, si shihet qarte, edhe Shkelqini i këndon po ,malit, aty ku bilbili ja thote me zerin e tij magjik, si askush zog tjeter! Te duket çudi, por kenga “o bilbil i malit” te argeton dhe te nxit te kujtosh se Shkelqim Beshiri eshte vazhdues primar i Terpan-dit te dikurshëm dhe kurre nuk mohon dot se ka lindur dhe eshte rritur atje ku mund te jete lindur dhe rritur Terpan-ndi gjigand interpretues i vepres se Homerit me ndryshimin se Terpan-di i dikurshem homerik shkoi e kendoi ne agorat e Athines, kurse Terpan-di i sotem, miku im qe kendonim bashke, dikur perballë Tomorrit, Shkelqim Beshiri, kendon studiove dhe skenave te Tiranes e me del papritur dhe me kenaw e nxit per keto, ne facebook!

Shkelqim Beshiri eshte i Terpanit, po kengetari i mirnjohur i vepres se Homerit, perse te mos shpallet i Terpanit? Nga ishte vertet Terpandi?

Gjervne nje zgjidgje te besueshme Terpandi eshte i Terpanit, ashtu si pasardhesi i tij i shquar, i diteve tona, Shkelqimi nga Terpani!

Argetohu me kengen e mikut tim, Shkelqim Beshiri nga Terpani! Eshte vlere!<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/YAxxEFDQsHw” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

Shkrim nga :Luan Shmilli