SULMI NDAJ AMBASADËS SË SHBA-së DHE BE-së, MARRËZI ANTISHQIPTARE! Nga: S A

Kodoshët politikë i janë vërsulur faktorit ndërkombëtar nga frika e dëshitimeve, si ithtarë të rrugëve agresive e shkatërruese ndaj shtetit dhe pronës publike.
Ju kërkoni me cdo kusht dhe me të gjithe mjetet pushtetin, sepse kështu besoj u kanë urdhëruar.
Ju nuk keni kthim prapa në rrugën tuaj antishqiptare.
Asnjeherë nuk pranuat të dalin përgjegjësitë e një politike antikombëtare, grabitëse, shkatërruese që ndoqet në 30 vite të sistemit në demokraci.
Ju i përdhosët vlerat e demokracisë, duke mbetur rob të ndikimeve të së kaluarës tuaj të errët.
Ju jeni përfshirë pa dallim në frikën e krizës së ndëshkimit para drejtësisë, e cila u ka prishur gjumin jo vetëm juve, por dhe ustallarëve tuaj.
Ju sot po sulmoni deklaratat e Ambasadës së SHBA-ve të dhe BE-së, pa menduar se populli shqiptar nuk është me ju në këtë qëndrim antishqiptar dhe antikombëtar.
Frika prej drejtesise po ju tmerron, duke ju “trimëruar” kundër atyre që sot i gjenden Shqipërisë në krah, kundër atyre që cliruan Kosovën, që po mbrojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kundër atyre që po na japin garancinë më të madhe në fushën e Sigurisë Kombëtare.
Ju doni një Shqipëri të destabilizuar, në të njetën kohë kur Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë më shumë se sa kurrë për mbështetje në rrugën e paqes dhe të stabilitetit.
Të flasësh në emër të Ambasadës së SHBA-ve dhe të BE-së është e drejta e atyre që sot përfaqësojnë, dhe ata nuk mund ta hedhin hapin sipas valles tuaj të vdekjes dhe të ferrit.
Mjaftë tentuat ta digjni dhe ta shkatërroni vendin.
Kushdo në politikë ka të drejtë të luftojë me mjetet demokratike, për ta bindur opinionin me kauza të besueshme dhe të drejta.
Ju që sot jeni hedhur kundër qëndrimeve të Trupit Diplomatik kryesor të akredituar në Shqipëri, ju që akuzoni në verbëri duke pretenduar se përfaqësoni interesat e këtij populli dhe të Shqipërisë, ju keni falimentuar.
Koha juaj mbaroi.
Lehjet e “qenve të plakur”, që duan të helmojnë ndërgjegjen qytetare, nuk dëgjohen më.
Ne sot më shumë se asnjëherë tjetër, kemi nevojë të reflektojmë ndjenjat dhe sjelljen e qytetarisë për gjithcka që është në dobi të shtetit, shoqërisë dhe të kombit tonë.
Shqiperia nuk është vetëm juaj, por është edhe imja, ajo është e të gjithëve.
Ndaluni në marrëzinë tuaj personale dhe kolektive.
Sulejman Abazi NESHAJ
Tiranë, 20 shkurt 2019.