*Hebrejte vajtojne pran Murit të Lotëve në Jeruzalem (Tempulli i Davidit) ; Krishterimi dhe sidomos Bota-Ortodokse vajton Rënien e Kostandinopojës (1453), por une dhe shumë Shqiptarë të tjerë Gegë e vajtojmë dorëzimin e Kështjellës së Rozafës (1479) dhe aq më tepër pikëllohemi kur kjo plagë e vjetër 538 vjecare, rihapet nga shqipfolësit-turkofilët e fillim shek.XXI…
538-vite nga fundi dramatik i epokes me te lavdishme ne Historine e Kombit-Shqiptar”….
*ARBERIA , Zonja hijerende e Kontinentit-Europian,i nenshtrohet obskurantizmit oriental me datën 25 janar 1479 , kur ne Stamboll u nenshkrua Marreveshja e Paqes ndermjet Republikes Veneciane dhe Perandorise Osmane…..Mbretëresha e qyteteve Shqiptare, Shkodra dhe keshtjella e saj legjendare Rozafa,i dorezohen P.Osmane pas nje rrethimi totalisht te deshtuar perballe qendresës titanike te qytetareve Shkodrane…Ne baze te kesaj marreveshje , e cila u ratifikua ne Venecia me 25 prill 1479 , Shkodra,Lezha,Drishti,Danja dhe Zhabjaku , do ti kalonin Perandorisë Osmane e ndersa Durresi,Ulqini,Tivari,Butrinti dhe Ishulli i Lezhes, do te mbeteshin nen administimin e R.Veneciane….Kasapi i Arberise dhe krimineli Sulltan Mehmeti i II-të Fatih(1432-1481), ishte larguar nga Shkodra i mbuluar me turp qe me datën 7 shtator 1478,por ai kishte caktuar Ahmet Pashen/Ahmet Bej Evrenozin , qe ta vazhdonte rrethimin edhe gjatë stines së dimrit ku Shkodranët rezistuan në një mënyrë te pabesueshme deri kur Senati Venecian do tu nderpriste furnizimin me ushqime dhe armatime , duke ju imponuar dorëzimin e kështjellës se shenjtë të Rozafës me kushtin e vetem që garnizonit ti falej jeta nga ana e ushtrisë se hatashme , e cila komandohej nga barbari Ahmet Bej Evrenozi….Shkodra u zbraz plotesisht nga qytetaret e vjeter dhe banoret e saj autokton Arber te cileve ju garantua strehimi i sigurte ne Venecia , duke u mirepritur solemnisht nga Senati Venecian por ata qe vendosen te qendrojne u shperngulen perkohesisht prane Kishes Katolike te Shen.Rrokut(sot,Shiroka)ne brigjet e liqenit te Shkodres dhe kur tentuan qe ti afrohen qytetit te tyre te dashur,u masakruan pa meshire nga ushtaret osmane dhe familjet turke , te cilat tashme e kishin kolonizuar qytetin e shkermoqur nga luftimet e tmerrshme dhe ne keto kushte,Arberit qe i mbijetuan masakres, kerkuan strehim ne grykat e thella te Alpeve Shqiptare duke qendruar nen aureolen e Fiseve te pamposhtura, Shale dhe Shosh ,me origjine nga Rrafshi i Dukagjinit(1432)ku lufta e tyre e panderprere kunder osmaneve,vazhdoi me shume sukses edhe pas vdekjes se Liderit te tyre,Princi jone famemadh, LEKA i III-te DUKAGJINI(1410-1481)….Perlat arkitekturore te qytetit te cilat ishin objektet religjioze te Krishtera si Kishat Katolike”Zoja e Shkodres(Zoja e Keshillit te mire),Kisha e Shen.Nikollit,Kisha e Zojes se Paperlyer,Kisha e Shen.Kryqit,Kisha e Shen.Maria Magdalenes,Kisha e Shen.Premtes,Kisha e Shen.Aponalit,Kisha e te gjithe Shenjtenve,Kisha e Shen.Teodorit,Kisha e Shen.Ilise apo Kisha e tregtareve raguziane Shen.Vlashi(kjo u shnderrua ne hamam) se bashku me Kishat Ortodokse Arbnore si”Kisha e Shen.Llazarit dhe Kisha e Shen.Pjetrit”,fillimisht u bastisen,u dogjen dhe u kthyer ne germadha dhe me pas shumica prej tyre u shkulen nga themelet e ndersa e vetmi objekt religjioz i Krishtere qe i mbijetoi shkaterrimit total ishte”Katedralja e Shen.Shtjefnit”te cilen e percudnuan duke u adaptuar si Xhami osmane duke e pagezuar me ermrin e anti-Shqiptarit me te madh ne Histori Sulltan Mehmeti i II-Ftih,objekt qe akoma sot pershfaq reminishenca nga e kaluara jone me e erret ku disa nostalgjike qe nuk besojne as ne ZOT,kerkojne qe ti vene kazmen nje harmonie fetare shembullore, e cila ndoshta na ka mbetur si i vetmi virtyt me te cilin ndjehemi krenar perpara botes se qyteteruar!!!…


