Skandali, sportistja shqiptare nuk parakalon në Olimpiadën e Rios, se nuk kishte kostum
Prologu i pjesëmarrjes olimpike të kombëtares shqiptare në Rio De Zhaneiro 2016-të do të mbahet mend gjatë. Jo për ndonjë mrekulli nga tanët, por për episodet nga më të çuditshmet të dëgjuara ndonjëherë.
Nëse një ditë më parë ishte peshëngritësi Briken Calja që shpërtheu me akuza në adresë të presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani dhe se do ta denonconte për shpifje dhe abuzime me fondet sipas tij, një tjetër precedent nga Fshati Olimpik i Rios u servir nga kuqezinjtë.
Por, kësaj here në kufijtë e një skandali. Edhe pse peshëngritësja Evagjeli Veli pati fatin e mirë të siguronte pjesëmarrjen në një Olimpiadë (historike për karrierën e saj sportive), pikërisht atëherë kur nuk duhej e ndjek fati i keq. Nuk do të ketë mundësi të parakalojë në ceremoninë e hapjes përkrah Luiza Gegës, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Sidni Hoxha dhe Briken Caljes.
Arsyeja? Banale. Jo për faj të saj nuk arriti të pajiset në kohë me kostumin zyrtar të ceremonisë. Skandali është denoncuar dje në linjë telefonike për gazetën “Panorama Sport”, vetëm pak orë para hapjes nga presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
“Peshëngritësja Veli nuk do të jetë pjesë e delegacionit në ceremoninë e hapjes, pasi nuk ka mundur të pajiset në kohë me kostumin zyrtar, kjo një detyrë e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me të ardhur ftesa nga Federata Botërore, kam mundësuar ardhjen e sportistes në kohë rekord në Tiranë nga Greqia. I plotësuam të gjitha procedurat dhe tashmë kishte mbetur vetëm kostumi zyrtar.
Me keqardhje e them që kjo nuk u mundësua kur duhej, për të qenë në ceremoninë e hapjes. Kush është përgjegjësi i kësaj? Ajo dihet. Përgjegjësi totale e Komitetit Olimpik”, u shpreh i indinjuar për incidentin e radhës, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza./panorama
Reagime …. Fatmir Bardhoci
Eshte thjesht nje skandal me shume nga ato qe ne Shqiperi degjojme perdite dhe tashme nuk na ben pershtypje asgje me.
Asnje nuk ngarkohet me pergjegjesi asnje nuk denohet.
Nese ky lajm eshte i vertete ashtu sic shkruhet, pergjegjesia kryesore bie mbi komitetin Olimpik shqiptar, por jo vetem, te gjithe jane fajtor: Ministria e Arsimit dhe sportit, KOKSh, presidenti i federates, kryesuesi i delegacionit, trajneri i sportistez dhe sigurisht, sportistja vete.
Ne ligjin per sportin, flitet vetem per ministrin, si mbreteresha e sporteve, njeriu qe me shkop magjik rregullon cdo gje dhe eshte pergjegjes per cdo gje.Atehere ta merrje edhe kete pergjegjesi moj kungulleshe qe duke kujtuar sjelljet arrogante tuajen me sportistet kampjone, e kuptoj edhe mjerimin tuaj intelektual, edhe arsyen e qenjes tuaj ne ate post.
KOKSh- nga eksperienca ime si president federate kam kuptuar qe ne deren tuaj duhet te vendoset nje tabele me mbishkrimin KOSH-Komiteti Organizator i Shitjeve.
Aty vetem per interesat e sportisteve nuk punohet.
Ne shkallet e KOShit tani gjen me shume hallexhinj dhe seksere qe presin te paguajne haraqin per nje dhome konvikti sesa sportiste qe besojne ne ndonje zgjidhje te problemeve te shumta te tyre.
Presidenti i Federates:
Tashme i njohur si post politik!
Perderisa eshte i tille, nuk i ve asnje faj.
E meritoni ate qe keni! Vete e keni pranuar, nese s’ ju pelqen hiqeni po jua mbajti.
Vetem ta dini qe, me kollaj rrezoni qeverine sesa te hiqni nje president federate, pjese e trinomit MAS- KOKSH- Federate, nje zingjir i hekurt korrupsioni deri ne qindarken e fundit te marre nga djersa e sportisteve te shtrydhur mire.
Trajneri-nuk flas per personin ne fjale por per kete post me shume peshe.
Une dikur isha trajner i ekipit kombetar, dhe nuk merrja asnje leke nga KOKSh apo ministria. Uniformat i bleja vete, edhe biletat i bleja vete, shume here edhe merrja borxh se skisha, vetem e vetem qe te mos turperoja vehten dhe kombin tim ne nje event nderkombetar.
E di qe nuk ishte detyra ime, por duhet te zgjidhja ose te shkoja ne nivel te barabarte ose te ulja b.. ne vendin tim dhe ta bojkotoja aktivitetin, jp me ne nje event kaq historik ku syte e gjithe botes ju shikojne ju.
Sportistja- e vleresoj maksimalisht djersen e saj, dhe nivelin e arritur per tu kualifikuar te jete pjese e ketij eventi, me te rendesishmin ne karrieren e nje sportisti.
Por nuk e justifikoj dot qe duke e ditur se cfare fuc…. b….e drejtojne sportin dhe shtetin tone, nuk gjete menyren per te blere ose ta merrje me qera, dhe nje kostum te perafert, rezerve. Ky eshte nje shans ne jete, ndoshta i vetmi.
Edhe nje here nuk eshte detyra jote por kur ke njerez kaq te keqinj ne krye qe te menaxhojne duhet ta kishe bere.
Ne kohen kur kombetarja u kthye nga Franca si te deshtuarit e nje kampionati evropian, dhe ju dha nje shume marramendese nga Qeveria jone e dashur, pa asnje lloj mbeshtetje ligjore, pa asnje motiv per arritjet e tyre, bera nje shkrim ku u kerkova sportisteve perfitues dhe vecanerisht atyre te virgjerve me mjekerr, qe ti kthejne leket e marra padrejtesisht nga buxheti i shtetit,(Haram), sepse jane leke te vjedhura dhe qe duhet tu jepen sportisteve per nevojat e tyre dhe per shperblimet ne rast se arrijne rezultate ne aktvitete zyrtare sic e parashikon ligji per sportin.
Asnje nga ju, sportiste, trajnere etj. Nuk reagoi.
Sot dhe mot do te vuani ju dhe brezat qe do te vijne per arsye te heshtjes suaj!