Situate problematike nga reshjet ne Kurbin…Raportohet per nje viktime. Nga Ahmet Zani Kurbin .

laciReshjet e shumta te rena gjate dites se hene ne rethin e Kurbinit kane bere qe te dalin nga shtrati disa nga perenjte malor te zones ,cka me pase kan sjel permbytje dhe deme te ndryshme ne banesa e biznese . Menjiher eshte ngritur shtabi i emergjencave i cili po monitoron situaten nga afer .
Kryetari i bashkisë Kurbinit Artur Bardhi ka bërë apel strukturave drejtuese vendore të Qarkut Lezhë dhe qeveris , për t’u ardhur në ndihmë institucioneve  të njesisë vendore në Kurbin nga situata e krijuar nga reshjet e mëdha të shiut. Në pasditen e së hënës reshjet e dendura të shiut qe kane vazhduar per disa ore  kanë bere qe perroi qe pershkon mes permese qytetin e Lacit te dale nga shtrati dhe te permbyti nen uje nje pjese te qytetit. Sipas te dhenave nga zona e prekur prej reshjeve mesohet se prurje të mëdha kane  përmbytur qytetin e Laçit dhe disa fshatra përreth.lac-kryet
Menjëherë Artur Bardhi ka ngritur shabin e emergjencave, duke ndjekur këtë situatë prurjesh nga përrenjtë të cilat sollën një situatë problematike. Menjëherë janë evakuuar rreth 20 familje, ndërsa kanë monituruar situatën e vështirë të krijuar nga reshjet. Artur Bardhi do të njoftonte dhe banorët në përballimin e situatës së krijuar, ndonëse në mbrëmje u regjistrua një viktimë.
Prurjet e mëdha të përrojtë të Laçit kanë përfshirë nje 48 vjeçar duke humbur jetën. reshjet kanë dëmtuar disa biznese, ndërsa katet e para të disa banesave kanë patur praninë e ujrave si shkak i daljes së përrojtë, i cili kalon përmesa qytetit.
Menjiher pas mesimit te ngjarjes ne drejtim te zones ka mbritur edhe ,Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Edmond Panariti i cili pasi ka mesuar per demet dhe ka inspektuar zonat e përmbytura,  ka premtuar ndërhyerje të menjëhershme me mjete për pastrimin a kanaleve problematike. Artur Bardhi dhe shtabi i emergjencave ndodhen pranë zonave të pëmbytura duke monitoruar situatën e vështirë të krijuar nga përmbyetjet e pazakonta në Kurbin.