SI E BASHKOVA SHQIPËRINË TIME . ©Maki M Canolli

SI E BASHKOVA SHQIPËRINË TIME

E morra një ditë besën e burrit
e vendosa në shtizën e flamurit!

I vura në maje të kullës së gurit
besa e ka vendin aty pranë flamurit!

Në ballë të oxhakut të zjarrit
e vura portretin e Adem Jasharit!

Sa herë të vjenë muaji i janarit
të na kujtohet lufta e Komandantit!

Gjurmova në thellësi të tokës
e gjeta folenë e shqiponjës!

Ishte e mbuluar me pluhur prej dheu
si testament nga Skënderbeu!

Me lotët e nënave shqiptare
i lava gurët përmbi varre.

Aty ku i kanë plagët nënat e mija
si rreze dielli shëndritë liria!

Me zemrën e gjithë shqiptarisë
i bashkova trojet e nënë Shqipërisë!

Bekimin ua dha e madhja nënë Tereza
që kurrë mos të ndahen sa të jetë jeta!

©Maki M Canolli